Kompleksi i Mahallës së Marashit
Kompleksi I Mahallës së Marashit | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XVIII - XIX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 502/68 |
Nr. i referencës | 2910 |
Kompleksi I Mahallës së Marashit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 502/68.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompleksi përmendor "Marash" shtrihet në pjesën lindore të qytetit të lashtë, aty ku përfundon Kompleksi memorial i Grykës së Lumbardhit të Prizrenit. Ky, duke kontaktuar me Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe me Kalanë e Prizrenit, prezenton kontinuitetin hapësinor të vlerave komplekse të Prizrenit të lashtë.
Marashi35 prezenton një simbiozë të këndshme të krijimtarisë njerë zore dhe të florës e faunës ekzistuese. Marashi prek vertikalet me ekzem plarët e plepave (populus pyramidalis), në të cilët jetojnë dhe kan drrazojnë zogjtë shtegtarë, këngëtarë e grabitqarë, blirët erëkëndshëm (tylia) dhe rrapi i moshuar katërqindepesdhjetvjeçar (platanus), i cili është i vetmi ekzemplar në këtë pjesë të Ballkanit (il. 79).
Arkitektura burimore folklorike dhe ajo monumentale, e krijuar për ritualet shpirtërore, ishin vlera të kulturës materiale që u konfirmuan edhe me aktvendimin nr.502/68 të Entit MPK-Prizren, me të cilin ky kompleks u shpall përmendore kulturore e mbrojtur nga shteti, ndërsa rrapi i vjetër u shpall objekt i rrallë natyror nga Enti Republikan për Mbrojtjen e Natyrës të Serbisë qysh në vitin 1960. Ky kompleks është vlerësuar edhe nga ekspertiza e UNESCO-s, në raportin teknik PP/1975 76/3.411.6 faqe 14.
Në gjirin e vet, jo shumë kohë më parë, krenari e kompleksit ishin mulliri i familjes Shehzade në pjesën lindore, mulliri më i vjetër i qytetit "Shotman” në mes (il. 78), Tyrbeja me Teqen e tarikatit Saadi, kafe çajtorja, xhamia e Maksud pashës të shek.XVIII, gjashtë krojet "Topokli” (il. 122, faqe 406), burimi i madh që rridhte nga rrënjët e rrapit plak dhe shtëpitë folklorike me një rrugicë me rregullim specifik hapësinor të qytetit të lashtë.
Përjetimin vizuel mjaft impresiv në Marash e shkaktonte funksionimi i çarkut të madh mbi Lumbardh, i cili sillej me forcën e ujit, për t'i vënë në lëvizje veglat e leshpunuesve të familjes së haxhi Ramiz Zhëllta (il. 59/ grafikë). Ura e ngushtë prej druri, që u shkatërrua nga ujërat e lumit në vitin 1938, lidhte bregun e djathtë të Lumbardhit me kompleksin dhe nisej në afërsi të kafe-çajtores. Para Luftës II Botërore u vendos fundamenti prej guri i urës së tanishme "Çaxhir", ndërsa dyshemeja ishte për një kohë të gjatë prej druri. Në vitin 1968, pas vendosjes së shinave të hekurt mbi bazamentin e mëparshëm, dyshemeja u betonua dhe u ngrehën rrethojat e urës.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Shukriu, Muhamed (2001) Prizreni i lashtë: Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale. Shtypshkronja Kosova, Prizren, fq. 219 - 229
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- komuna e Prizrenit (Faqe zyrtare) Arkivuar 30 qershor 2023 tek Wayback Machine
- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine