Jump to content

Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (shk. KMSHZ; gjermanisht: Dachverband der Albanisch-Islamischen Gemeinschaften in der Schweiz, DAIGS) është organizata amë e myslimanëve shqiptarëZvicër. KMSHZ u themelua më 20 shtator 2020 me bashkimin e dy organizatave myslimane shqiptare Unioni i Bashkësive Islame Shqiptarë në Zvicër (UBISHZ) dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ).[1]

Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ; Union albanischer Imame in der Schweiz, UAIS) u themelua në vitin 2012 nga rreth 30 imamë shqiptarë në Zvicër.[2] Në dhjetor të vitit 2017, UISHZ u transformua në Unionin e Bashkësive Islame Shqiptarë në Zvicër (UBISHZ; Dachverband der Albanisch-Islamischen Gemeinschaften in der Schweiz, DAIGS).[3] Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ; Albanisch Islamischen Dachverband der Schweiz, AIVS) u themelua në vitin 2005.[4] Më 20 shtator 2020, UBISHZ dhe BISHZ u bashkuan duke krijuar Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ).[1]

  1. ^ a b "Institucioni Islam që do përfaqësoj shqiptarët musliman në Zvicër, do të njihet me emrin Komuniteti Musliman Shqiptarë në Zvicër (KMSHZ) -". 2020-09-22. Marrë më 2023-08-01.
  2. ^ "Themelohet Unioni i Imamëve Shqiptarë". Albinfo. Marrë më 2023-08-01.
  3. ^ "UISHZ transformohet në Union të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër – DAIGS". Marrë më 2023-08-01.
  4. ^ Farman, Darius; Merz, Fabien (2017). "Das Engagement Muslimischer Organisationen in der Schweiz gegen gewaltbereiten Extremismus". Bulletin 2017 zur schweizerischen Sicherheitspolitik (në gjermanisht): 33–57. doi:10.3929/ethz-b-000210426. ISSN 1024-0608.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]