KosovaJob
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Burime jo neutrale. Promovim komercial.) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
KosovaJob është platforma kryesore e punësimit që u themelua në vitin 2012 nga Arion Rizaj me vizionin për të ofruar shërbime sa më të mira për punëkërkuesit dhe kompanitë. KosovaJob ofron shërbime të ndryshme sa i përket publikimit të konkurseve, si dhe ofron shërbime të rekrutimit me metodat më të avancuara. KosovaJob ka përcjell trendet e vazhdueshme të zhvillimit, duke futur nën ombrellën e saj edhe platforma të tjera të punësimit si OfertaPune, Lyp Punë, PunaIme, Rroga dhe platforma edukuese AkademiPune. KosovaJob ka bashkëpunim me më shumë se 3700 kompani dhe aty publikohen rreth 6000 shpallje në vit[1]. Me një mesatare prej 500 mijë vizitorësh në muaj të përllogaritur nga Google Analytics, KosovaJob është bërë adresa kryesore për të kërkuar punë. [1][2]
KosovaJob organizon edhe samitin më të madh të Burimeve Njerëzore, “PowerToHR” që çdo vit mbledhë folësit më të spikatur të fushës së BNj në botë, si dhe shquhet për pjesëmarrës të shumtë kryesisht nga Kosova dhe rajoni. [2]
Historiku
KosovaJob në fillimet e veta është formuar si një iniciativë nga Arion Rizaj, pasi që në kohën e themelimit pjesa më e madhe e konkurseve të punës publikoheshin në gazeta të shtypura. Me vetëm dy punonjës (përfshirë dhe themeluesin e saj), vitet e para KosovaJob ka ofruar shërbime falas si formë e vetëdijesimit për kompanitë që platformat “online” mund të jenë të dobishme për këtë industri.
KosovaJob filloi të njihet në treg nga emisioni “Kemi Punë për Ju” që transmetohej në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK) në ‘prime time’,[3] ku ofrohej një vend pune për një person i cili duhej të vendosej nga juria që përzgjidhte top 10 kandidatët më të mirë. KosovaJob ka realizuar dy sezona, një me Merdian Express dhe tjetrën me Kolegjin ‘Universum’.
Produktet dhe projektet e reja
Në vitin 2016 filloi rrugëtimi transformues i KosovaJob duke investuar më shumë në shërbime dhe kapacitete njerëzore, pasi që filluan sinjalet e interesimit ana e punëkërkuesve dhe prej bizneseve.
Në vitin 2019, KosovaJob e ka blerë konkurruesin kryesor OfertaPune[3], e cila ishte e disponueshme që nga viti 2015. KosovaJob deri atëherë ishte e njohur më shumë për profilin e pozitave të nivelit më të lart dhe OfertaPune ishte e rëndësishme për të pasur shumëllojshmëri të pozitave për të gjithë punëkërkuesit.
Në vitin 2019, KosovaJob ka lansuar platformën edukuese AkademiPune[4], si përgjegjësi ndaj punëkërkuesve në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës, po ashtu dhe për punëdhënësit që të arrijnë të krijojnë një mjedis të përshtatshëm dhe efikas për të dy palët. Në AkademiPune po ashtu publikohen në baza ditore artikuj dhe kuize edukuese.
KosovaJob në vitin 2019 është certifikuar me standardin për cilësi ISO 9001 nga organizata e mirënjohur botërore Bureau Veritas me filiale në Paris. ISO 9001 është një standard ndërkombëtar që përcakton çfarë është e nevojshme për të garantuar cilësi të produkteve apo shërbimeve në mënyrë që klientët të ndahen të kënaqur, duke lënë hapësirë edhe për përmirësime të mëtejshme.
Në vitin 2020 është lansuar Rroga [4][5]– një platformë e veçantë dhe e sigurt, e projektuar për të ndihmuar përdoruesit në gjetjen e informacionit të pagës mesatare për pozitat e punës në tregun e Kosovës. Rroga ka rreth 70 mijë paga të konfirmuara.
Në vitin 2021 Lyp Punë dhe PunaIme u bën pjesë e KosovaJob duke zgjeruar edhe më shumë numrin e konkurseve.
Rrugëtimi transformues i KosovaJob
Në vitin 2023, KosovaJob lansoi platformën SIMBA (Sistemi i Menaxhimit Bazë të Aplikuesve)[6] që u mundëson punëkërkuesve të krijojnë profile profesionale brenda platformës, të krijojnë CV digjitale, të marrin përditësime për konkurset e reja, si dhe opsionin “Let Employer Find Me”, që ju mundëson të bëhen më të dukshëm të punëdhënësit. Kjo gjithashtu ndikon në filtrim më të shpejtë dhe më të thjeshtë të kandidatëve nga vetë bizneset që kanë hapur konkurse pune, si dhe u lehtëson bizneseve që të kenë bazën me të dhënat e të gjithë kandidatëve. Deri tani janë krijuar rreth 17 mijë profile.
Një kapitull i ri me AI
Në vitin 2024, KosovaJob lansoi produktin KosovaJob x AI[7] për ta përshpejtuar edhe më shumë këtë proces që punëkërkuesit të ndjekin kompanitë që u interesojnë si dhe punëdhënësit të kenë një filtrim shumë më të shpejt të kandidatëve më të përshtatshëm. Kjo ju mundëson punëkërkuesve të krijojnë një lloj rrjetëzimi social “online”, ku mund të shohin çdo shpallje të punës që publikohet nga kompanitë që i ndjekë. Po ashtu u kursen kohën kompanive pasi që nga një numër i madh i shpalljeve, AI mund të përmbledhë top pozitat që përshtatën më së miri me përshkrimin e punës së asaj kompani.
Samiti i Burimeve Njerëzore, tradicional nga KosovaJob
Në vitin 2023, KosovaJob më 22 shkurt ka organizuar samitin e parë të Burimeve Njerëzore, “PowerToHR” ku kanë qenë të pranishëm 356 pjesëmarrës, kryesisht të fushës së Burimeve Njerëzore. Në këtë samit të ftuar si folës kryesorë kanë qenë Serdzan Şimşek Arnautović – menaxher i rekrutimit në META dhe Anne Morrison me përvojë të gjatë në BBC Academy, si dhe Hava Maloku nga LinkedIn. “PowerToHR” është organizuar po ashtu edhe në vitin 2024, ku si folës kryesorë kanë qenë Katrine Collier – autore librash për rekrutimin, Maud Durand nga Facebook/Meta dhe Oana Iordachescu nga Booking. Në këtë edicion, i cili është mbajtur më 22 shkurt 2024 kanë qenë të pranishëm 374 pjesëmarrës.[8]
KosovaJob në vitin 2023 po ashtu ka organizuar edhe Panairin e Praktikës, i cili ka mbledhur një numër të madh të pjesëmarrësve[9] të rinj me rreth 50 kompani që kanë takuar këta të rinj me mundësinë e bashkëpunimit për vende të reja pune.
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit][5]https://kosovajob.com/kosovajob-dhe-ofertapune-dukshem-i-prijne-tregut-te-publikimit-te-konkurseve[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "KosovaJob dhe OfertaPune dukshëm i prijnë tregut të publikimit të konkurseve". Kosovajob.com. Marrë më 2024-08-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Instituti, GAP (Shkurt 2024). ""Diskriminimi me bazë gjinore në shpalljet e vendeve të lira të punës"" (PDF). Instituti GAP. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 gusht 2024. Marrë më 29 Gusht 2024.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!) - ^ "oferta pune, kosova job, portal pune, Vende Pune". Oferta Pune | Oferta Pune. Marrë më 2024-08-29.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mëso Gjithçka Për Punë – KosovaJob – Akademi Pune". Kosovajob.com. Marrë më 2024-08-29.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Si ta gjeni rrogën mesatare për pozitën tuaj të punës!". Rroga.com. Marrë më 2024-08-29.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "KosovaJob sjellë platformen SIMBA e cila thjeshtëson rekrutimin për bizneset". Kosovajob.com. Marrë më 2024-08-29.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Integrimi i AI në KosovaJob, platforma e punësimit sjell një kapitull të ri për punësimin". ekonomiaonline.com. Marrë më 2024-08-29.
- ^ KosovaPress (2024-02-22), KosovaJob organizon samitin për fuqizimin e rolit të burimeve njerëzore, marrë më 2024-08-29
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Panairi i Praktikës" e vulosi suksesin me 800+ pjesëmarrës". Kosovajob.com. Marrë më 2024-08-29.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)