Kostandin Kotte
Kostandin Kotte | |
|---|---|
| Ministër sekretar shteti i Ekonomisë Kombëtare | |
| Në detyrë 12 janar 1942 – 4 janar 1943 | |
| Paraprirë nga | Fuat Dibra |
| Pasuar nga | Ndoc Naraçi |
| Të dhëna personale | |
| Lindi | 27 janar 1895 |
| Vdiq | 1945 Tiranë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë |
| Profesioni | nëpunës, diplomat, inxhinier |
Kostandin Kotte (Leusë, 27 janar 1895 - Tiranë, 13 prill 1945) ka qenë diplomat shqiptar dhe ministër i shtetit shqiptar. U dënua me vdekje nga Gjyqi Special me ardhjen në pushtet të komunistëve.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 27 janar 1895 në Leusë të kazasë së Përmetit. Ndoqi kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë[1] dhe më 1914-1917 studioi në Itali në degën e inxhinierisë. Më 1921-1922 ishte sekretar i dytë dhe atashe i legatës sonë në Romë. Më 1922-1924 shërbeu sekretar i legjislativit shqiptar.
Përkrahu qeverinë Noli që doli nga Lëvizja e qershorit dhe pas Triumfit të Legalitetit më 24 dhjetor 1924, u largua nga Shqipëria dhe emigroi. Autoritetet jugosllave nuk ia lejuan vendosjen në Dalmaci, dhe deri më 1939 qe emigrant politik antizogist në Itali e Zvicër,[2] ku në Gjenevë kaloi pjesën më të madhe të mërgimit, dhe ku qe redaktor i të përkohshmes Liria Kombëtare.[1]
Në qershor të vitit 1939-1942 punoi drejtor i propagandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtypit, Propagandës dhe Turizmit. Më 1942 u emërua u emërua ministër sekretar shteti i Ekonomisë Kombëtare duke zëvendësuar Fuat Dibrën, dhe më pas vijoi si funksionar i Ministrisë së Kulturës Popullore. Më 4 janar 1943 hapi gazetën jetëshkurtër Roja Kombëtare.
U arrestua nga komunistët në fund të vitit 1944. Më 13 prill u dënua me vdekje si "kolaboracionist" nga Gjyqi Special dhe u pushkatua.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. fq. 254. ISBN 9781780764313.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 164. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)