Krishtlindja në Gjermaninë naziste
Festimi i Krishtlindjeve në Gjermaninë naziste përfshinte përpjekje të regjimit për të sjellë festën fetare të krishterë në përputhje me ideologjinë naziste. Origjina hebreje e Jezusit dhe përkujtimi i lindjes së tij si Mesia hebre ishte shqetësuese për disa anëtarë të Partisë Naziste dhe besimet e tyre raciste. Midis 1933 dhe 1945, disa zyrtarë qeveritarë u përpoqën t'i hiqnin këto aspekte të Krishtlindjeve nga festimet civile dhe të përqendroheshin në aspektet kulturore parakristiane të festivalit. Megjithatë, festimet kishtare dhe private mbetën në natyrë të krishterë.
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krishterimi kishte qenë prej kohësh besimi kryesor i popujve gjermanikë, që daton në punën misionare të Kolumbanusit dhe Shën Bonifejsit në shekujt 6-8.[1] Nazistët sunduan Gjermaninë nga viti 1933 deri në 1945. Nazizmi donte të transformonte ndërgjegjen subjektive të popullit gjerman – qëndrimet, vlerat dhe mentalitetet e tyre – në një “komunitet kombëtar” të vetëm dhe koheziv.[2] Sipas gazetarit amerikan Shirer, "nën udhëheqjen e Rosenbergut, Bormanit dhe Himlerit - të mbështetur nga Hitleri - regjimi nazist synonte të shkatërronte krishterimin në Gjermani, nëse do të mundej, dhe ta zëvendësonte me paganizmin e vjetër të perëndive të hershme fisnore gjermanike dhe me paganizmin e ri të ekstremistëve nazistë”.[3]
- ^ Encyclopædia Britannica Online - Germany : Religion; web 23 May 2013
- ^ Ian Kershaw; The Nazi Dictatorship: Problems and Perspectives of Interpretation; 4th Edn; Oxford University Press; New York; 2000; pp. 173–74
- ^ William L. Shirer; The Rise and Fall of the Third Reich; Secker & Warburg; London; 1960; p. 240