Jump to content

Kristall

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kristall
Emri i lindjesKristina Kochegarova
Njohur edhe siKristall
Lindi19 prill 2000 (24 vjeçe)
Prejardhja Kiev, Ukrainë
ZhanretPop
ProfesioniKëngëtare, personalitet

Kristina Kochegarova e njohur si Kristall (20 prill, 2000 në Kiev) është këngëtare nga Ukraina.

Kristall, apo Kristina është e lindur më 20 prill në kryeqytetin e Ukrainës, Kievi. Emri "Kristall" rrjedh nga "Chrystal" (Kristal) dhe emri "Kristina". Kariera e Kristall filloi në moshën 5 vjeçe, ku mori pjesë në efstivalin "Kumiry & Kumirchiki" në Ukrainë. 2 vite më vonë ajo u bë "Fytyra e McDolaldid Ukrainas".

Gjatë karierës së saj 6 vjeçare Kristall ka marrë çmime të ndryshme në Ukrainë dhe botë. Ka marrë pjesë në festivale internacionale kulturore nëpër Evropë. Viteve të fundit ajo fitoi çmime të shumta në festivale si "Beauty Star Ukraine 2009 Festival", "Zirkovyi Schlayah) me çmimin "High Note" pastaj çmimi më i rëndësishëm ishte ai "Pride of the Nation" ("Krenaria e kombit") për shkak të performancës së saj të mrekullueshme në koncertin kombëtarë për nder të një dite Ukrainase. Ka qenë në faqjet e para të revistave të show-bizit Ukrainas për arritjet e saj dhe revistat e ndryshme për fëmijë. Vlen të theksohet revista "Teenager", revista më e lexuar nga adoleshentët Ukrainas.

Junior Eurovision

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në verë të vitit 2011 Kristall punoi një këngë, ku e dorëzoi në festivalin përzgjedhës të Ukrainës për Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, apo Junior Eurovision Song Contest. Kënga e saj u quajt "Evropa". Në raundin e parë të përzgjedhjes Kristall mori të gjitha pikët maksimale të jurisë, ndërsa në finale ajo u kurorëzua "Fituese".

Kristall do përfaqësoj Ukrainën në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë 2011, ku këtë vit mbahet në JervanArmenisë. Titulli i këngës mbeti i njejt "Evropa".

Video klipi është punuar në gusht të vitit 2011. Aty morën pjesë më shumë se 20 fëmijë nga Ukraina. Është xhiruar në disa pjesë të Kievit.