Jump to content

Kristian Rangjeloviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kristian Ranđelović)

Kristian Ranđelović (llindur në 1973) është një aktivist serb për të drejtat LGBTI+ në rajonin e Ballkanit. Ai njihet si psikiatër për komunitetin LGBTI+ si dhe ka zhvilluar dhe iniciuar grupin e parë të suportit për komunitetit trans. Puna dhe aktivizmi i tij fokusohet më së shumti në të drejtat e personave trans dhe interseks. AI është një prej themeluesve të organiaztës lokale "XY Spectrum", që trajton çështje të komunitetit interseks dhe trans.[1]

Jeta e hershme dhe aktivizmi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kristian lindi në Beograd në 1973 dhe ka jetuar e punuar atje që prej lindjes. Ai nisi të angazhohet pranë organizatës "Gayten-LGBT"/ Center for LGBT Human Rights në 2006. Gjatë kësaj periudhe ai ka kontribuar në hartimin dhe zhvillimin e grupeve të ndryshme të suportit psikologjik.[2]

Ai ka kontribuar në krijimin e website-it të parë dedikuar komunitetit trans në Ballkan, me emrin "Trans Serbia". Nga 2010 deri në 2012 Kristian ka qenë anëtar bordi pranë organizatës ILGA-Europe dhe gjatë pranë Transgender Europe gjatë viteve 2010-2016. Të njëjtin pozicion ka mbajtur dhe pranë organizatës OII Europe, gjatë viteve 2015-2017.[3]

Përpara se të përfshihej në aktivizëm, Kristian u bë i njohur në opinionin publik serb pas pjesëmarrjes së tij në një debat televiziv për çështje të transgjinorëve në fillim të viteve 90'.

  1. ^ "Kristian Randjelovic is Championing Trans and Intersex Rights in Serbia". OutRight Action International. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2018. Marrë më 23 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Advancing LGBTI rights and equality in Western Balkans and Turkey". ERA – LGBTI Equal Rights Association for Western Balkans and Turkey. Marrë më 23 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  3. ^ "Kristian Ranđelović". astraeafoundation. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 23 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)