Kroni i Mbretit
Kroni i Mbretit i njohur gjithashtu edhe si Mbreti i Krojeve përkatësisht Kroni Mbret është një monument i trashëgimisë natyrore me karakter hidrologjik i cili ndodhet në fshatin Korroticë të Epërme të Komunës së Drenasit në Drenicë, skaj Rrugës Magjistrale Prishtinë - Pejë.[1]
Legjenda
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhur me Kroin Mbret ekzistojnë shumë legjenda dhe gojëdhëna. Sipas njërës prej legjendave ky krua quhet Kroni Mbret në kuptimin Mbreti i Krojeve për shkak të ujit të mjaftueshëm që buron prej tij si dhe vjetërsisë shekullore. Sipas një legjende tjetër thuhet se një herë dhe një kohë një mbret ishte ndalur për të pushuar në vendin që tashmë quhet “Kroi i Mbretit”, ndërkohë kali i tij kishte goditur gurin me këmbë, në të cilin ishte ulur mbreti, dhe nga aty kishte filluar të rrjedhë ujë. Pastaj aty kanë pirë edhe ushtria e mbretit edhe të gjithë të tjerët, dhe nga ajo kohë i ka mbetur emri “Kroi i Mbretit”. Një legjendë e ngjashme thot se “Ka ardhur mbreti këndej me ushtri, dhe kali i tij e ka has gurin, ndërsa mbreti me shpatën e tij e ka goditur gurin nga i cili më pas ka rrjedhë uji. [2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Osmani, Jusuf (2008) Vendbanimet e Kosovës - Drenica. Prishtinë, fq. 235 - 236
- ^ https://postakosoves.com/posta-e-kosoves-lansoi-pullat-postare-kroi-i-gorozhupit-kroi-i-siqeves-dhe-kroi-i-mbretit/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2022. Marrë më 16 mars 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Commons: Kroni Mbret – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- Posta e Kosovës, lansoi pullat postare “Kroi i Gorozhupit, Kroi i Siqevës dhe Kroi i Mbretit”