Ksenofon Nushi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ksenofon Nushi (* Korfuz, Greqi, 10 shkurt 1925 - † Tiranë, 7 Mars 2000) ka qënë partizan, ushtarak dhe diplomat shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ksenofoni ose Çenua, siç thirrej ndryshe nga familja dhe shokët e tij, ka lindur në 10 Shkurt 1925 në Korfuz të Greqisë, si fëmija i katërt i familjes Nushi nga Vunoi. Vitet e para të jetës së tij Ksenofoni i kaloi në Vuno. Në moshën pesë vjec babai i tij, Sokrati, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në kurbet, e morri me vete në Décines, në afërsi të Lyonit në Francë, ku Ksenofoni do të bashkohej edhe me dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Kozma dhe Gogo Nushi, të cilët kishin vite që jetonin dhe punonin me babanë e tyre atje. Pas një viti familjes do ti bashkohej dhe e jëma, Athinaja, një grua patriote dhe me karakter tepër të fortë.
Pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste, në gjysmën e dytë të viti 1940, familja Nushi la Francën dhe u kthye në Atdhe për të marrë pjesë aktive në qendresën e popullit Shqiptar kundër pushtuesit të huaj.
Nëna e tij Athinaja ishte, krahas Heroinës së Popullit Mine Peza[lidhje e vdekur], në rradhët e para të demostratës së nënave dhe grave shqiptare kundër fashistëve italianë (17.09.1942), që donin të internonin djemtë e vajzat e popullit në ishujt e Italisë. Ishte ajo, që e mbajti në shpinë Minen e qëlluar për vdekje nga karabineret.
Vëllai i madh Kozmai, Hero i Popullit, anëtar i Partisë Komuniste Franceze, Sekretare i Qarkorit të PKSH për Durrësin, u arrestua nga ballistët dhe iu dorezua Gestapos Gjermane, e cila e internoi në 1943 në Kampin famëkeq të shfarosjes në masë, Mauthausen, ku dhe u vra në 23.01.1945.
Vëllai tjetër, Gogua, anëtar i Partisë Komuniste Franceze, ishte Sekretari i Qarkorit për Tiranën dhe drejtues i njësiteve guerrile në kryeqytet.
Çenua aktivizohet, që në muajt e parë të formimit të saj, ne Rininë Komuniste si dhe merr pjesë në një nga njësitet guerile të Tiranës. Më pas ai mer pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në 22 Maj 1943 Ksenofoni do të dalë partizan duke u rreshtuar fillimisht në Çetën e Pezës, e cila drejtohej nga Heroi i Popullit Myslym Peza. Ndërsa më pas do të jetë në përbërje të Brigadës së tretë Sulmuese, që në ditën e parë të organizimit të saj. Në zjarrin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, më 22 Shtator 1943 Ksenofon Nushi pranohet anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH). Në formacionet e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, Ksenofoni do të caktohet me detyra të ndryshme, duke arritur deri në komisar batalioni. Ksenofoni do të bejë pjeseë edhe në formacionet partizane shqiptare që do te luftonin në Kosovë e Sanxhak të Jugosllavisë.
Gjatë viteve të para të pas Çlirimit do të bëjë pjesë në formacionet e Divizionit të Mbrojtjes të Popullit, duke patur graden e kapitenit të dytë. Ne shtator të vitit 1949 Ksenofoni shkon për të studjuar në Bashkimin Sovjetik. Nga viti 1952 e deri në vitin 1958 ai do të punojë në Drejtorinë e Zbulimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Ksenofon Nushi është padyshim një nga ambasadorët më jetëgjatë të diplomacisë shqiptare. Ai ka sherbyer si diplomat i rangut te larte në shumë përfaqesi diplomatike të Shqipërisë në botë.
- Në 6 Maj 1958 do të filloje karrierën diplomatike, duke u ngarkuar me detyrën e këshilltarit në ambasadën e Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjyptit, post të cilin e mbajti për më shumë se 5 vjet.
- Në nëntor 1965 do të ngarkohet me detyrën e këshilltarit pranë ambasadës së RPSH në Republiken e Francës.
- Nga 1967 deri në 1972 do të kryejë detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm e fuqiplotë të RPSH në Republiken e Italisë.
- Në pranverën e vitit 1972 do të emërohet zëvendësminister i Ministrisë së Punëve të Jashteme.
- Nga shtatori i 1982 deri në Korrikun e 1988 kryen detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm e fuqiplotë të RPSSH në Republikën e Greqisë, të cilës iu kushtua me devotshmëri duke përmirësuar ndjeshëm marredheniet midis dy vendeve dhe duke arritur abrogimin e ligjit të luftës me Republiken e Greqisë (në fuqi qysh nga Lufta e Dytë Botërore).
- Në periudhën Nentor 1988 - Gusht 1990 kryen detyrën e fundit zyrtare, atë të ambasadorit të të jashtëzakonshëm e fuqiplotë të RPSSH në Republiken e Francës, për tu kthyer më pas në atdhe dhe dalë në pension.
Për merita të veçanta është vlerësuar me shumë dekorata dhe tituj nderi, të luftës e të shërbimit diplomatik.
Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ksenofoni Nushi ishte i martuar me Lumnije Çipin.