Kulla Wardenclyffe
Kulla Wardenclyffe (1901-1917) e njohur ndryshe edhe si Kulla e Teslas, ishte një ndërtesë që ishte ngritur në Shoreham, Long Island, New York dhe ishte dizajnuar nga Nikolla Tesla. Ishte e lartë 57 metra dhe me një kulëm të rrumbullakët me diametër 21 metra. Ndër qëllimet për të cilat do të shfrytëzohej ishin transmetimi pa tela i imazheve, muzikës, lajmeve, sipas Teslas mund të përdorej për kontrollimin e motit dhe për shkëlqimin e qiellit mbi oqean duke përdorur elektricitet të frekuencave të larta, por kulla do të shërbente edhe si provë e transmetimit të energjisë elektrike pa tela[1][2].
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wardenclyffe Tower, e njohur gjithashtu edhe si Kulla Tesla, ishte një stacion eksperimental i hershëm i transmetimit pa kabuj i projektuar dhe ndërtuar nga Nikola Tesla në Shoreham, New York në 1901–1902. Tesla synonte të transmetonte mesazhe, telefoni dhe madje kopje imazhesh gjatë Atlantikut për në Angli dhe anijeve në det bazuar në teoritë e tij të përdorimit të Tokës për të dërguar sinjalet. Vendimi i tij për shkallëzimin e objektit dhe shtimin e ideve të tij për transmetimin e energjisë pa tel për të garuar më mirë me sistemin telegrafik i bazuar në radio të Guglielmo Marconi-t, u prit me refuzimin për të financuar ndryshimet nga investitori kryesor i projektit, financuesi JP Morgan.Investime shtesë nuk mund të gjendeshin, dhe projekti u braktis në 1906-ën, për tu mos bërë asnjëherë funksional.
Emërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla ishte emëruar sipas James S. Warden, i cili ishte pronar i 1400 ari tokë në Shoreham, Long Island rreth gjashtëdhjetë milje larg nga Manhattan. Këtu ai kishte filluar ndërtimin edhe të një komuniteti turistik të njohur si Wardenclyffe-On-Sound. Ai i ofroj Teslas rreth 200 ari (81 hektar) tokë për ndërtimin e kullës së tij dhe gjithëashtu ndërtesës së laboratorit. Parashikohej se implementimi i sistemit të Teslas do të dërgonte deri në themelimin e strehimoreve që do të ishin shtëpi të 2000 punëtorëve që do punonin në stacionin e transmetimit[2][3].
Konstruktimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tesla filloi planet për ndërtimin e Kullës Wardenclyffe qysh në 1898 dhe në 1901 filluan ndërtimet afër Long Island Sound. Stanford White kontriboi në dizajnimin e kullës së çuditëshme dhe arkitekturës që nevojitej për ndërtimin e gjithë ndërtesave. Puna aktuale u bë nga W.D. Crow që ishte koleg i Stanford White. Tesla kërkonte ndërtimin e kullës në përputhje me planet e tij për vendosjen e pajisjeve elektrike dhe transmetimin e energjisë. Pasi dizajnimi i kullës u përfundua u parqit edhe një problem, askush nuk dëshironte të ndërmerrte veprimin e ndërtimit të kësaj kulle. Derisa u paraqit një person i ndërlidhur me Norcross Bros. që ishin një firmë mjaft e madhe kontraktuese në atë kohë, që më në fund filluan ndërtimin e kullës, edhe pse shprehën frikën e tyre rreth qëndrueshmërisë së kullës.Por fatëmirësisht kulla qëndroi e palëvizur edhe për shumë vite në vijim[2]. Kulla e parë u përfundua në vitin 1903 dhe ishte mbi 18 kate e lartë me të edhe një ndërtesë e ulët me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë që do të shërbente për laboratorin dhe për pajisje tjera.[4].
Shembja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla u rrënua nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila për shkaqe ushtarake vendosi që është e nevojshme të rrënohet kjo pikë e dukëshme referimi gjatë Luftës së Parë Botërore. U përdoren sasi mjaft të mëdha dinamiti pasi që kulla qëndronte e lidhur fort me tokën[2].
Sistemi Global Pa Tela
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemi Global Pa Tela ishte një ide e propozuar nga Nikola Tesla për një sistem global të transmetimit të energjisë elektrike pa tela për qëllime transmetimi, telekomunikimi pa tela dhe shumë qëllime tjera. Tesla e parashtroi këtë ide qysh në vitet 1900 në një artikull të quajtur "The Problem of Increasing Human Energy"[5], megjithëse planifikimi i saj kishte filluar qysh në vitin 1898. I gjithë ky sistem do të mbështetej në idenë e transmetimit të energjisë elektrike nëpër shtresën e jonosferes dhe tokë. Sipas kalkulimeve që kishte bërë Tesla toka kishte përçueshmëri të lartë të elektricitetit, dhe me këto kalkulime Tesla e dinte se në cilat pika në Tokë do të përçohej ky elektricitet.[2].
Patenta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Means for Generating Electric Currents," US patent 514,168, shkurt 6, 1894
- "Electrical Transformer," US patent 593,138, nëntor 2, 1897
- "Art of Transmitting Electrical Energy Through the Natural Mediums," US patent 787,412, prill 18, 1905
- "Apparatus for Transmitting Electrical Energy," janar 18, 1902, US patent 1,119,732, dhjetor 1, 1914
Linqe të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Tesla Tower". Tesla Memorial Society of New York.
- ^ a b c d e "Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla" a book by John Joseph O'Neill.
- ^ "A MUSEUM AT WARDENCLYFFE The Creation of a Monument to Nikola Tesla". Tesla Wardenclyffe Project, Inc.
- ^ A Battle to Preserve a Visionary’s Bold Failure.
- ^ "The Problem of Increasing Human Energy".