Lëvizja për braktisjen e fesë islame
Lëvizja për braktisjen e fesë islame (ndryshe si; Lëvizja e Deçanit, pasi dalja e tyre publike u bë në Deçan më 21 Tetor 2023)[1][2] është një organizatë dhe lëvizje e krijuar nga një grup vullnetarësh kosovarë.[1][3] Krerët e kësaj lëvizje i bënë publike qëndrimet e tyre në prani të mediave.[2] Qëllimet e saj, sipas themeluesve, janë braktisja e fesë Islame dhe kthimi në fenë e të parëve[4] (Krishtërim)[4] përmes konvertimit fetar,[4] por edhe thirrja e besimtarëve të fesë Islame për ta braktisur këtë fe, me arsyen e mbrojtjes së interesave kombëtare në Kosovë dhe trojet shqiptare nga islami politik[5] dhe arabifikimi.[5] Ata gjithashtu thonë se klerikët e fesë Islame në Kosovë kanë ndikuar në nxitjen e pjesëmarrjes së shqiptarëve në konflikte të armatosura në Siri dhe më gjerë në botën arabe, dhe se territoret shqiptare janë bërë një sferë ndikimi për vendet arabe të cilat i akuzojnë që po tentojnë ta paraqesin Kosovën si vend islamik para Bashkimit Evropian dhe botës perëndimore.[6][3]
Themeluesit e kësaj lëvizje shpesh herë janë pjesë e debateve fetare televizive në Kosovë, por edhe në Shqipëri, ku kanë nxitur një debat të madh në lidhje me fenë.[7][8][9]
Konteksti shoqëror dhe ideologjik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lëvizja për braktisjen e fesë islame është shfaqur në një periudhë kur identiteti kombëtar shqiptar në Kosovë po debatohet gjithnjë e më shumë në raport me përkatësinë fetare. Kjo ndodh në sfondin e tensioneve të herëpashershme ndërmjet laicizmit dhe rrymave konservatore islame në shoqëri, si dhe perceptimeve për rolin e fesë në çështjet shtetërore, arsimore dhe kulturore. Sipas disa analistëve, lëvizja është reflektim i një shqetësimi për ndikimet e huaja në identitetin kombëtar shqiptar, veçanërisht përmes islamit politik dhe financimeve nga vendet arabe.[10]
Hetimet nga prokuroritë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 26 tetor, 2023, zëdhënësi i prokurorisë së Pejës tha se kjo lëvizje është nën hetime tashmë dhe nëse ka elemente të veprave penale do të merren masa.[11] Më 21 qershor 2024, rasti 'Lëvizja Braktisja vullnetare e fesë islame' ka kaluar në Prokurorinë Speciale.[6]
Reagimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkësia Islame e Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përfaqësues dhe klerikë të BIK-ut e kanë kundërshtuar hapur këtë lëvizje.[9][12][13] Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka cilësuar veprimet e Lëvizjes si "veprime në shërbim të armikut të Kosovës", duke i konsideruar ato si mbetje të sistemit komunist dhe si kërcënim për unitetin kombëtar.[14] Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan ishte shprehur "se s’ka qëllime të mira, po sulmohet Islami".[15]
Opinioni kosovarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri", dega në Deçan, kishte cilësuar nismën si të dëmshme dhe si nxitëse urrejtje, duke theksuar se feja është një e drejtë personale dhe nuk duhet të përdoret për të ndarë shqiptarët.[16]
Figura publike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Polemika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b RTV Fontana (2023-10-21), Në Deçan u formua Këshilli inicues për formimin e Lëvizjës Braktisja vullnetare e Fesë Islame, marrë më 2024-09-26
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Kanal10 (2023-10-23), "Lëvizje anti-islame e nxitur nga ....?" - Si nisi iniciativa në Deçan për braktisjen e fesë islame?, marrë më 2024-09-26
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ a b Ramadani, Flaka (2023-10-23). "Flasin themeluesit e lëvizjes për braktisjen e fesë islame: Duam të jemi vetëm shqiptarë - Dukagjini". Marrë më 2024-09-26.
- ^ a b c “U ktheva në fenë e të parëve”, deçanasit konvertohen në katolik, marrë më 2024-09-26
- ^ a b I, Y.; GazetaBlic (2024-09-18). "Gashi nga Lëvizja e Deçanit- Organizimi jonë erdhi si reagim ndaj islamit politik në Kosovë pasi u prek flamuri kombëtar!". GazetaBlic (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-09-26.
- ^ a b Buzhala, Jetlira (2024-06-21). "Ekskluzive - 'Lëvizja Braktisja vullnetare e fesë islame' - Rasti do të kalojë në Prokurorinë Speciale". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2024-09-26.
- ^ Top Channel Albania (2024-09-20), "BRAKTISNI ISLAMIN" shpërthen në sherr Ikballe Huduti! SKANDALI: Do shkoni në burg...-Shqipëria Live, marrë më 2024-09-26
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Top Channel Albania (2023-10-23), Braktisin besimin, burrat e Deçanit: Xhamitë përdhosën flamurin - Shqipëria Live 23.10.2023, marrë më 2024-09-26
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b RTV Dukagjini (2024-07-10), “Islamofob”/Klinaku polemizon me Arbër Gashin e Lëvizjes për Braktisjen e Islamit: Çmenduri me pa..., marrë më 2024-09-26
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Krasniqi, Milazim (2024-09-05). "Fushata famëkeqe kundër Islamit në Kosovë: kryqëzatë kundër identitetit shqiptar". Observer.al (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-05-08.
- ^ Dukagjini, Portali (2023-10-26). "Lëvizja për braktisjen e fesë islame në Deçan, Nikçi jep detajet e hetimeve të këtyre personave - Dukagjini". Marrë më 2024-09-26.
- ^ Express, Gazeta (2024-06-24). "Jashari i Lëvizjes për Braktisjen e Islamit dhe Musliu përballen në Frontal, hoxha s'e përshëndet". Gazeta Express. Marrë më 2024-09-26.
- ^ Audionur Shkurt (2023-10-31), Deçan - Lëvizja për braktisjen e Fesë Islame! - Hoxhë Fatmir Zaimi, marrë më 2024-09-26
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Lëvizja për braktisjen e fesë islame" në Deçan, Muftiu Tërnava: Veprime në shërbim të armikut të Kosovës". Gazeta Projekti (në anglishte amerikane). 2023-10-25. Marrë më 2025-05-08.
- ^ "Lëvizja për braktisjen e fesë islame në Deçan, reagon BIK: S'ka qëllime të mira, po sulmohet Islami". Tetova Sot. 2023-10-22. Marrë më 2025-05-08.
- ^ https://kallxo.com/lajm/bashkim-ramosaj-lavderon-bashkesine-islame-ne-decan-per-maturi-pas-formimit-te-levizjes-braktisja-vullnetare-e-fese-islame/.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!)