Lady Gaga
Lady Gaga | |
---|---|
![]() | |
Të dhëna | |
Emri i lindjes | Stefani Joanne Angelina Germanotta |
Gjithashtu të njohur si | Queen of pop |
U lind | 28 Mars 1986 (mosha 32) |
Prejardhja | ![]() |
Zhanret | Electropop dance-pop |
Puna | Këngëtare, kompozitore, aktore, kantautore |
Vitet aktive | 2001—prezente |
Shtëpitë diskografike | DefJam Cherrytree KonLive Interscope |
Bashkëpunimet | Lady Starlight Tony Bennett |
Faqja zyrtare | https://www.ladygaga.com |
Stefani Joanne Angelina Germanotta (e lindur më 28 Mars, 1986), e njohur në fushën profesionale si Lady Gaga, është një këngëtare, kompozitore dhe aktore amerikane. Ajo performonte fillimisht në teatër, luante në shfaqet e shkollës së saj, dhe studionte në CAP21 përmes Tisch School of the Arts të NYU, para se ta linte shkollën për të ndjekur karrierën muzikore. Pas largimit nga një grup rock dhe prishjes së një kontrate me Def Jam Recordings, Gaga punoi si një kantautore për Sony dhe ATV Music Publishing. Prej andej, artisti diskografik Akon vuri re aftësitë e saj zanore dhe e ndihmoi të nënshkruante një marrëveshje të përbashkët me Interscope Records dhe me KonLive Distribution.
Albumi i saj debutues The Fame (2008) ishte një sukses kritik dhe komercial që prodhoi hite si "Just Dance" dhe "Poker Face". EP-ja pasardhëse, The Fame Monster (2009) pati pritshmëri të ngjashme dhe këngët e veçuara "Bad Romance", "Telephone", dhe "Alejandro" u kthyen në suksese. Albumi i saj i dytë Born This Way u publikua në 2011 dhe arriti majat e klasifikimeve në më shumë se 20 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku shiti pothuajse një milion kopje në javën e parë. Kënga e veçuar nga ky album, "Born This Way" arriti gjithashtu majat e klasifikimeve. Albumi i tretë Artpop doli në 2013 bashkë me këngën e veçuar "Applause" dhe u arritën pozicione të larta në klasifikime. Në 2014, Gaga nxori albumin jazz në bashkëpunim me Tony Benett me titullin Cheek to Cheek, i cili u bë albumi i saj i tretë i njëpasnjëshëm që arrin numrin një në SHBA. Në 2016 ajo fiton një Golden Globe Award për rolin ne American Horror Story: Hotel. Gaga arriti të jetë e vetmja femër e viteve 2010 në SHBA që të ketë katër albume në majat e klasifikimeve, kur albumi i saj i pestë Joanne (2016) arriti numrin një.
Me shitje ndërkombëtare të albumeve prej 27 milion kopje dhe këngësh të veçuara prej 146 milion kopje, sa i përket janarit të vitit 2016, Gaga konsiderohet si një nga artistët me më shumë shitje. Arritjet e saj përfshijnë dymbëdhjetë Guinness World Records, tre Brit Awards dhe gjashtë Grammy Awards. Ajo njihet për punën e saj filantropike dhe është një aktiviste sociale, duke përfshirë këtu mbrojtjen e të drejtave të LGBT-së dhe të organizatës së saj jo-fitimprurëse, Fondacioni Born This Way, i cili fokusohet në fuqizimin e rinisë dhe luftën kundër bullizmit.
Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Studio albume[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- The Fame (2008)
- Born This Way (2011)
- Artpop (2013)
- Cheek to Cheek (2014)
- Joanne (2016)
EP[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- The Cherrytree Sessions (2009)
- Hitmixes (2009)
- The Fame Monster (2009)
- A Very Gaga Holiday (2011)
Albume të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- The Remix (2010)
- The Singles (2010)
- Born This Way: The Remix (2011)
Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- The Zen of Bennett (2012)
- Katy Perry: Part of Me (2012)
- Machette Kills (2013)
- Muppets Most Wanted (2014)
- Sin City: A Dame to Kill For (2014)
- Jeremy Scott: The People's Designer (2015)