Jump to content

Lakrishta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lakrishte)
Lakrishta - Prishtinë

Lakrishta është një lagje dhe bashkësi lokale e Prishtinës[1] që ndodhet në mes të Rrethit të Lakrishtës në perëndim dhe Stadiumit Fadil Vokri në lindje duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 57 ha. Lakrishta gjendet në zonën qendrore të qytetit. Në përbërje të saj  gjenden shumica e institucioneve qeveritare të  përqendruara në ndërtesën e ish – Rilindjes, në këtë bashkësi lokale bën pjesë edhe Lagja Pejton.[2] [3] [4]

Lakrishta, një nga lagjet më të njohura të Prishtinës, ka një histori të gjatë në zhvillimin urban të kryeqytetit kosovar. Duke qenë në një pikë strategjike pranë Stacionit të Trenit, Stacionit të Autobusëve dhe arterieve kryesore të qytetit, kjo zonë ka kaluar nëpër transformime të mëdha ndër vite, duke reflektuar ndryshimet socio-ekonomike të rajonit.

Në të kaluarën, Lakrishta përbëhej kryesisht nga zona bujqësore pastaj industriale dhe blloqe banesash të thjeshta, të ndërtuara për punëtorët gjatë periudhës jugosllave. Ajo ishte një qendër e jetës së përditshme për shumë familje që mbanin një lidhje të ngushta me industrinë bujqësore dhe ekonominë e atëhershme të Prishtinës. Megjithatë, pas Luftës Çlirimtare të Kosovës (1997 - 1999), pamja e Lakrishtës filloi të ndryshonte me ritme të shpejta. Zona u bë një shembull i transformimit urban, duke mirëpritur ndërtesa shumëkatëshe dhe komplekse moderne që e ndryshuan pamjen e saj të dikurshme.

Sot, Lakrishta përfaqëson një përzierje të së kaluarës dhe së ardhmes. Megjithatë, rritja e vrullshme ka sjellë edhe sfida, si menaxhimi i trafikut, mungesa e hapësirave të gjelbra dhe nevoja për përmirësimin e infrastrukturës publike. Pavarësisht këtyre sfidave, Lakrishta mbetet një simbol i transformimit të Prishtinës, duke i dhënë formë një kryeqyteti që gjithnjë synon të gërshetojë trashëgiminë e tij historike me nevojat e një metropoli modern.

  1. ^ https://kk.rks-gov.net/prishtina/getattachment/Municipality/Departments/Urbanizem,Ndertim-dhe-Mbr-Mjedisit/Urbanizmi/PZHU/PZHU-_Prishtina.pdf.aspx[lidhje e vdekur]
  2. ^ Grup autorësh (2012), Plani Zhvillimor Urban i Prishtinës 2012-2022 (PDF), Prishtinë: Komuna e Prishtinës, marrë më 18 prill 2022
  3. ^ https://kk.rks-gov.net/prishtine/wp-content/uploads/sites/45/2018/02/PZHU-_Prishtina.pdf
  4. ^ Municipality of Prishtina, 2004, “Strategic urban development plan of Prishtina – Prishtina 2020 +”, Prishtina

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]