Lashtësia klasike
Antikiteti klasik (i njohur gjithashtu edhe si epoka klasike ose periudha klasike) është periudha e historisë kulturore midis shekullit VIII p.e.s. dhe shekullit VI p.e.s. me qendër në Detin Mesdhe, dhe që përfshin civilizimet ndërlidhëse të Greqisë antike, Romës antike dhe Ilirisë. Antikiteti paraqet periudhën në të cilën shoqëritë greke dhe romake lulëzuan dhe patën ndikim të madh në pjesën më të madhe të Evropës, Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore.
Përmbedhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mënyrë konvencionale, si kohë e fillimit merret vepra poetike e Epikës Greke shkruar nga Homeri (shekulli VIII-VII p.e.s.), dhe vazhdon përmes shfaqjes së Krishterimit dhe rënies së Perandorisë Romake Perëndimore (shek. V p.e.s.). Kjo periudhë përfundon me rënien e kulturës klasike gjatë antikitetit të vonë (250–750), një periudhë që mbivendoset me mesjetën e hershme (600–1000). Një shtrirje kaq e gjerë e historisë dhe territorit përfshin shumë kultura dhe periudha të ndryshme. Antikiteti klasik mund t'i referohet gjithashtu një vizioni të idealizuar midis njerëzve të mëvonshëm të asaj që, sipas fjalëve të Edgar Allan Poe, cilësohet si "lavdia që kishte Greqia dhe madhështia që kishte Roma". [1]
Kultura e grekëve të lashtë, së bashku me disa ndikime nga Lindja e Afërt e lashtë, ishte baza e artit, filozofisë, shoqërisë dhe arsimit, deri në periudhën perandorake romake. Romakët ruajtën, imituan dhe përhapën këtë kulturë në Evropë, derisa ata vetë ishin në gjendje të konkurrojnë me të, dhe bota klasike filloi të flasë Latinisht, si dhe Greqisht. [2] Kjo bazë kulturore greko-romake ka qenë jashtëzakonisht ndikuese në gjuhën, politikën, ligjin, sistemet arsimore, filozofinë, shkencën, luftën, poezinë, historiografinë, etikën, retorikën, artin dhe arkitekturën e botës moderne. Mbijetesa e fragmenteve të kulturës klasike çoi në një fillim të ringjalljes në shekullin XIV, i cili më vonë u bë i njohur si Rilindja, dhe ringjallje të ndryshme neoklasike ndodhën edhe në shekujt XVIII dhe XIX. [3][4][5][6]
Periodizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhur me periodizimin e antikitetit klasik ekzistojnë dallime dhe mospajtime të konsiderueshme mes studiuesve dhe historianëve. Megjithatë njëri nga periodizimet e ndan antikitetin klasik në tri etapa (nënperiudha) kryesore:
- Periudha e Greqisë së lashtë (prej shek. VIII deri në kohën e Aleksandrit të Madh)
- Periudha heleniste (pas kohës së Aleksandrit të Madh)
- Periudha romake (ekzistojnë mospajtime lidhur me kohën e mbarimit të periudhës helene dhe fillimit të periudhës romake. Sipas disave pikëpamjeve, periudha romake fillon me fundin e Luftës së Dytë Punike, rreth vitit 200 p.e.s. e sipas disa të tjerëve fillon me pushtimin e Egjiptit nga ana e Perandorisë Romake, viti 30 p.e.s.)
Periodizimi tjetër e ndan antikitetin klasik kështu:
- Periudha arkaike (prej shek. VIII deri në shek. V p.e.s.)
- Greqia klasike (shekujt V - IV p.e.s.)
- Periudha helenistike (323 – 146 p.e.s.)
- Republika Romake (shekujt V - I p.e.s.)
- Perandoria Romake (shek. I p.e.s. - shek. V e.s.)
- Antikiteti i vonë (shekujt IV - VI)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Boatwright, Mary T., Daniel J. Gargola, and Richard J. A. Talbert. 2004. The Romans: From village to empire. New York and Oxford: Oxford Univ. Press
- Bugh, Glenn. R., ed. 2006. The Cambridge Companion to the Hellenistic world. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press.
- Burkert, Walter. 1992. The Orientalizing revolution: The Near Eastern influence on Greek culture in the early Archaic age. Translated by Margaret E. Pinder and Walter Burkert. Cambridge, MA: Harvard Univ. Press.
- Erskine, Andrew, ed. 2003. A companion to the Hellenistic world. Malden, MA, and Oxford: Blackwell.
- Flower, Harriet I. 2004. The Cambridge Companion to the Roman Republic. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press.
- Green, Peter. 1990. Alexander to Actium: The historical evolution of the Hellenistic age. Berkeley: Univ. of California Press.
- Hornblower, Simon. 1983. The Greek world 479–323 BC. London and New York: Methuen.
- Kallendorf, Craig W., ed. 2007. A Companion to the Classical Tradition. Malden, MA: Blackwell.
- Kinzl, Konrad, ed. 2006. A Companion to the Classical Greek world. Oxford and Malden, MA: Blackwell.
- Murray, Oswyn. 1993. Early Greece. 2nd ed. Cambridge, MA: Harvard Univ. Press.
- Potter, David S. 2006. A companion to the Roman Empire. Malden, MA: Blackwell
- Rhodes, Peter J. 2006. A history of the Classical Greek world: 478–323 BC. Blackwell History of the Ancient World. Malden, MA: Blackwell.
- Rosenstein, Nathan S., and Robert Morstein-Marx, eds. 2006. A companion to the Roman Republic. Oxford: Blackwell.
- Shapiro, H. Alan, ed. 2007. The Cambridge Companion to Archaic Greece. Cambridge Companions to the Ancient World. Cambridge, UK, and New York: Cambridge Univ. Press.
- Shipley, Graham. 2000. The Greek world after Alexander 323–30 BC. London: Routledge.
- Walbank, Frank W. 1993. The Hellenistic world. Revised ed. Cambridge, MA: Harvard Univ. Press.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Poe EA (1831). "To Helen".
- ^ Brockhaus Enzyklopädie (Der Große Brockhaus). 1. vol.: A-Beo. Eberhard Brockhaus, Wiesbaden 1953, p. 315. "Ihre dankbarsten und verständnisvollsten Schüler aber fand die hellenistische Kultur in den Römern; sie wurden Mäzene, Nachahmer und schließlich Konkurrenten, indem sie die eigene Sprache wetteifernd neben die griechische setzten: so wurde die antike Kultur zweisprachig, griechisch und lateinisch. Das System dieser griechisch-hellenistisch-römischen Kultur, das sich in der römischen Kaiserzeit abschließend gestaltete, enthielt, neben Elementen des Orients, die griechische Wissenschaft und Philosophie, Dichtung, Geschichtsschreibung, Rhetorik und bildende Kunst." ("The Hellenistic culture but found its most thankful and its most understanding disciples in the Romans; they became patrons, imitators, and finally rivals, when they competitively set the own language beside the Greek: thus, the antique culture became bilingual, Greek and Latin. The system of this Greco-Latin culture, that assumed its definitive shape in the Roman imperial period, contained, amongst elements of the Orient, the Greek science and philosophy, poetry, historiography, rhetoric and visual arts.")
- ^ "The Esarhaddon Prism / Library of Ashurbanipal". British Museum (në anglisht).
- ^ Yon, M., Malbran-Labat, F. 1995: “La stèle de Sargon II à Chypre”, in A. Caubet (ed.), Khorsabad, le Palais de Sargon II, Roi d’Assyrie, Paris, 159–179.
- ^ Radner, K. 2010: “The Stele of Sargon II of Assyria at Kition: A focus for an emerging Cypriot identity?”, in R. Rollinger, B. Gufler, M. Lang, I. Madreiter (eds), Interkulturalität in der Alten Welt: Vorderasien, Hellas, Ägypten und die vielfältigen Ebenen des Kontakts, Wiesbaden, 429–449.
- ^ "The Cypriot rulers as client kings of the Assyrian empire". The many kingdoms of Cyprus (në anglisht). 5 nën 2012. Marrë më 21 janar 2016.