Jump to content

Letërsia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Letersia)

Letërsia është tërësia e të gjitha veprave të shkruara (artistike) dhe të veprave nga lëmi i krijimtarisë gojore, që janë shkruar më herët. Letërsinë ndryshe edhe mund ta qujamë dhe art i fjalës së shkruar.

Letërsia mund të ndahet mbi shumë baza dhe kjo ndarje ka për qëllim që t'i sistemojë korpuset e veprave sipas lëmenjve të caktuar.

Shkenca e letërsisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë zhvillimit të saj historik letërsinë e kanë përcjellë shkrime (studime) të shumta e të llojllojshme dhe të larmishme. Në këto shkrime autorët e ndryshëm janë përpjekur ta definojnë dhe ta caktojnë karakterin (natyrën) e letërsisë, ta shpjegojnë rolin e saj, ta analizojnë veprën letrare si të tillë. Shkenca që merret me studimin sistematik të letërsisë quhet shkenca e letërsisë. Meqë vepra letrare është një krijim specifik, ajo studiohet në forma dhe metoda të ndryshme. Objekt i shkencës së letërsisë, si një shkencë e veçantë, është vepra letrare, historia dhe ligjsoritë e krijimit të saj dhe vlerat artistike të saj.

           Shkenca (dija) e letërsisë përbëhet nga tri pjesë përbërëse të saj: historinë e letërsisë, teorinë e letërsisë dhe kritikën e letërsisë. Secila nga këto degë të shkencës së letërsisë, ndonëse merren me probleme të ndryshme të veprës letrare, ato janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe qëllimi i vetëm i tyre është të analizojnë dhe shqyrtojnë pasurinë shpirtërore në veprat letrare të krijuara në kohë të ndryshme.

Letërsia gojore dhe e shkruar (artistike)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Letërsia shqipe i ka rrënjet në lashtësi, gjë që vërtetohet nga folklori. Shkrimi i parë shqip është Formula e Pagëzimit.

Fjalët e urta popullore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Fjalët e urta janë thënie të thukëta, të cilat bartin një mendim, konstatim apo gjykim të rrumbullakësuar. Ato janë rezultat i përvojave të gjata jetësore, që janë verifikuar shumë herë në rrethana të ndryshme jetësore.

Fjalët e urta popullore zakonisht përbëhen nga një fjali, e thjeshtë apo e përbërë, por ato mund të kenë edhe formë të reduktuar, eliptike.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sabri HamitiBeqir MusliuAzem ShkreliAnton PashkuBilal XhaferriDhori QiriaziDritëro AgolliNasho JorganqiFatos ArapiIsmail KadareMartin CamajJakov XoxaEsad MekuliDhimitër ShuteriqiD. VetmoMIGJENIMitrush KuteliErnest KoliqiLasgush PoradeciFan Stilian NoliFaik KonicaASDRENIAt Gjergj FishtaNdre MjedaAnton Zako ÇajupiZef SkiroiSami FrashëriNaim FrashëriZef SerembeKonstadin KristoforidhiGavril Dara i RiuPashko VasaJani VretoDhimitër KamardaJeronim De RadaNaum VeqilharxhiMuhamet Çami - KyçykuNikolla KetaJul VaribobaNezim FrakullaPjetër BogdaniFrang BardhiLekë MatrëngaPjetër BudiGjon BuzukuMarin Barleti

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]