Lidhëza
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Në gramatikë, lidhëza (shkurt L ose LIDH) është një pjesë e ligjëratës që lidh fjalë, sintagma ose klauza. Termi shenjues i diskursit përdoret më së shumti për lidhëzat që bashkojnë fjalitë. Ky përkufizim mund të përputhet me atë të pjesëve të tjera të ligjëratës, kështu që ajo që përbën një "lidhëz" duhet të përcaktohet për secilën gjuhë. Në shqip një fjalë e dhënë mund të ketë disa kuptime, duke dalë herë si përemër, herë si lidhëz në varësi të sintaksës së fjalisë. Për shembull, "që" është një përemër lidhor në "ai që doli ishte student", por është një lidhëz në "ai doli që të tregonte se ishte student". Në përgjithësi, një lidhëz është një klasë gramatikore e pandryshueshme dhe mund të qëndrojë ose jo midis pjesëve që lidh.
Një lidhëz mund të vendoset edhe në fillim të një fjalie: "Por disa gjëra nuk kanë ndryshuar."[1]
Lidhëzat bashkërenditëse dhe nënrenditëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhëzat bashkërenditëse janë te përdorura edhe në gjuhen latine të quajtura edhe koordinatore, janë lidhëzat që bashkojnë, ose bashkërendojnë dy ose më shumë pjesë (fjalë, klauza kryesore ose fjali) me rëndësi të barabartë sintaksore. Lidhëza bashkërenditëse mund të jenë lidhëzat këpujore (shtuese), lidhëzat kundërshtuese, lidhëzat veçuese dhe lidhëzat përmbyllëse.[2]
- Lidhëza bashkërenditëse - marredhenie barazie mes dy pjeseve te nje fjalie.Ato mund edhe te shkruhen si fjali me vete.Nëse heqim pjesën e parë të fjalisë, kjo e fundit e mbart akoma kuptimin e saj si psh. Miri dhe Ardita janë në festë. Nëse e heqim pjesën "Miri dhe" dhe e bëjmë Ardita është në festë, ne kemi një fjali me kuptim të plotë. Edhe nëse heqim pjesën e dytë "dhe Ardita" mund ta bëjmë Miri është në festë.
- Lidhëza nënrenditëse - Krijojne marredhenie varesie mes dy pjeseve te fjalise ku vihen re pjesa kryesore dhe pjesa e nenrenditur. Pjeset e nenrenditura nuk kane asnje kuptim nese nuk shoqerohen nga nje pjese kryesore.
Ka 14 lloje lidhëzash: 4 bashkërenditëse (shtuese, vecuese, kundërshtuese dhe përmbyllëse) dhe 10 nënrenditëse (ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore, mënyrore,kushtore, rrjedhimore dhe lejore).
Lidhëzat nënrenditëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ftilluese: që, se, në, nëse, etj.
- vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo që, ngado që, etj.mir mfal
- kohore:para se, posa që, që kur, që se, , sa herë (që), sa kohë (që), përpara se, etj.
- shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa, kur, që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që, etj.
- qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë që, me të vetmin qëllim që;
- krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ç`, nga ç`, nga sa.
- mënyrore: si, siç, ashtu si(ç), po(r) si, sikurse, sikundërse, etj.;
- kushtore: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me kusht që etj.;
- rrjedhimore: sa, saqë, që, aq sa, kështu që;
- lejore: megjithëse, megjithëqe, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe në, edhe në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.
Lidhëza bashkërenditëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhezat shtuese: as, dhe, edhe, ashtu, etj...
Lidhezat vecuese: a, apo, o, qofte, etj...
Lidhezat kundershtuese: kurse, megjithate, megjithkete, mirepo, ndersa, teksa, etj...
Lidhezat përmbyllese: andaj, ndaj, pa, pra, prandaj, domethene, etj...
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Richard Nordquist. "Is It Wrong to Begin a Sentence with 'But'?" [A është gabim ta nisim fjalinë me "Por"?] (në anglisht). Grammar.about.com. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2016. Marrë më 2015-11-26.
- ^ "Kinds of co-ordinating conjunctions" [Llojet e lidhëzave bashkërenditëse] (në anglisht). 2010-08-25.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)