Jump to content

Liga futbollistike e Veriut të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Liga Severnog Kosova)

Liga e Veriut të Kosovës (serbisht: Лига Северног Косова / Liga Severnog Kosova) është liga më e mirë rajonale e futbollitVeri të Kosovës, e renditur e pesta në sistemin e ligës serbe.

Liga është formuar kryesisht nga klubet serbe të futbollit që vijnë nga katër komunat e Veriut të Kosovës si Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potok dhe Mitrovica Veriore e Kosovës. Liga u formua në shenjë proteste ndaj themelimit të Superligës së Kosovës nga Republika e Kosovës; Klubet serbe nga Vveriu i Kosovës refuzojnë të hyjnë në institucionet e Republikës së Kosovës sipas Kuvendit të Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë.

Janë edhe dy klube tjera nga veriu i Kosovës, FK Trepça dhe FK Mokra Gora, mirëpo këto klube garojnë në Ligën e Zonës së Moravës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]