Shko te përmbajtja

Lili Elbe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lili Elbe në 1926-ën

Lili Ilse Elvenes (28 dhjetor 1882 - 13 shtator 1931) e njohur ndryshe si Lili Elbe, ishte një grua transgjinore daneze dhe një ndër personat e parë[1] që iu nënshtrua kirurgjisë për të ndryshuar gjininë.[2] Emri i saj i lindjes ishte Einar Magnus Andreas Wegener[3] dhe ishte piktor i njohur. Para periudhës së ndryshimit të gjinisë, ai prezantohej herë pas here si Lili. Pas tranzicionit të suksesshëm gjinor në vitin 1930, ai e ndryshoi emrin e tij në Lili Ilse Elvenes dhe u shkëput nga piktura. Emrin Lili Elbe ia vuri gazetari i Kopenhagës, Louise Lassen.[4] Ajo vdiq për shkak të ndërlikimeve prej transplantit të mitrës.[5] Autobiografia e saj me titull “Man into Woman” u publikua pas vdekjes në vitin 1933.[6]

Lili Elbe në 1920

Elbe lindi në vitin 1882 në Vejle, Danimarkë. Bashkëshortja e tij Gerda Gottlibe tregon se ata u martuan kur ishin në kolegj në vitin 1904.[7][8]

Dyshohet se Elbe mund të kishte qënë interseks.[9][10][11][12] Sipas disa raporteve, ajo kishte vezore jo fort të zhvilluara dhe mund të kishte pasur sindromën Klinefelter.

Martesa dhe modelingu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elbe njohu Gerdën, kur ata ishin studentë në Akademinë Daneze të Arteve të Bukura në Kopenhagen[13] dhe u martuan në vitin 1904, kur Gottlieb-i ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Elbe 22. Ata udhëtuan në Itali dhe Francë dhe u shpërngulën në Paris në vitin 1912, ku Elbe mund të jetonte lirisht si grua, ndërsa Gottlieb-i si lesbike. Elbe fitoi çmimin Neuhausens në vitin1907 dhe zhvilloi ekspozitën në Muzeun e Artit në Vejle.[14]

Elbe nisi të vishej si grua për të zëvendësuar modelet që i duheshin Gottlieb-it për të pikturuar. Elbes iu kërkua të vishte geta dhe taka që këmbët e tij të ngjasonin me këmbët e modeles.[15][16] Elbe nisi të ndihej vetëvetja, kur vishej si grua dhe kështu u identifikua. Në vitin 1913, publiku ngeli pa fjalë, kur kuptoi se në fakt modelja që kishte frymëzuar punimet artistike të Gottlieb-it ishte vetë Elbe.

Ai vishej shpesh si grua në festa të ndryshme. Një prej pasioneve të saj ishte të endej rrugëve të Parisit gjatë karnavaleve, e veshur si grua. Kur ai vishej si e tillë, Gottlieb-i e prezantonte atë si motrën e vet. Vetëm rrethi i tyre i ngushtë, ishin në dijeni të kësaj.

Ndërhyrjet kirurgjikale dhe fundi i martesës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
elbe në vitin 1930

Në vitin 1930, Elbe shkoi në Gjermani për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale për ndryshimin e seksit, që ishte tejet e pazakontë për kohën.[17] Gjatë qëndrimit në Gjermani, Elbe qëndroi në Institutin Hirschfeld të Shkencave Seksuale.[18] Përpara procedurës kirurgjikale, seksologu gjerman Magnus Hirschfeld bëri një sërë testesh për të shqyrtuar shëndetin mendor.[18] Brenda një periudhe dyvjeçare, Elbe iu nënshtrua të paktën katër ndërhyrjeve kirurgjikale.[19] Ndërhyrja e parë ishte heqja e testikujve, e kryer në Berlin nga Erwin Gohrbandt e të tjerat nga mjeku Kurt Warnekros.[20][18][21] Operacioni i dytë ishte transplanti i vezoreve në muskulaturën e barkut dhe i treti heqja e penisit dhe skrotumit.[18][22] Në këtë kohë, rasti i saj kishte bërë bujë në të gjitha gazetat daneze dhe gjermane. Martesa e Elbes dhe Gerdës u shpall e pavlefshme nga gjykata daneze në tetor të vitit 1930.[23] Pas kësaj, Elbe arriti të ndryshonte ligjërisht seksin dhe emrin duke marrë kështu edhe një pasaportë si Lili Ilse Elvenes.[24] Emri "Lili Elbe" u përdor për herë të parë në shtyp në një artikull gazete të shkruar nga gazetarja e Kopenhagenit Louise "Loulou" Lassen për Politiken në shkurt të vitit 1931.[25][26] Elbe u kthye në Dresden dhe pati një marrëdhënie me një tregtar arti francez Claude Lejeune me të cilin donte të martohej dhe të bënte fëmijë.[27][28] Pas ndarjes nga Elbe, Gerda u martua me një italian. Pak kohë më vonë, ajo u nda dhe nga martesa e dytë.[29]

Në vitin 1931, Elbe u kthye në Gjermani për të kryer operacionin e saj të katërt duke e bërë atë një ndër gratë e para transgjinore në botë.[30][31][32] Të gjitha dokumentet mjekësore të Lili Elbes u shkatërruan si pasojë e bombardimeve të aleatëve gjatë luftës së dytë botërore.[18][25]

  1. Hirschfeld, Magnus. Chirurgische Eingriffe bei Anomalien des Sexuallebens: Therapie der Gegenwart, pp. 67, 451–455
  2. Lili Elbe. andrejkoymasky.com. 17 May 2003
  3. Meyer, Sabine (2015), »Wie Lili zu einem richtigen Mädchen wurde« – Lili Elbe: Zur Konstruktion von Geschlecht und Identität zwischen Medialisierung, Regulierung und Subjektivierung, p. 15, pp. 312–313.
  4. "A Trans Timeline – Trans Media Watch". Trans Media Watch. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2019. Marrë më 3 shkurt 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "The Danish Girl (2015)". HistoryVSHollywood.com (në anglisht). History vs Hollywood. Marrë më 1 shkurt 2016.
  6. Worthen, Meredith (n.d.). "Lili Elbe – Painter". Biography.com. Marrë më 15 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. She and She: The Marriage of Gerda and Einar Wegener. The Copenhagen Post. 3 July 2000
  8. "Ejner Mogens Wegener, 28-12-1882, Vejle Stillinger: Maler" (në danisht). Politietsregisterblade.dk. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2015. Marrë më 30 dhjetor 2011.
  9. Hoyer, Niels (2004). Man into woman : the first sex change, a portrait of Lili Elbe : the true and remarkable transformation of the painter Einar Wegener (në anglisht). London: Blue Boat Books. fq. vii, 26–27, 172. ISBN 9780954707200.
  10. "Lili Elbe's autobiography, Man into Woman". OII Australia – Intersex Australia (në anglisht). OII Australia. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2015. Marrë më 1 shtator 2015.
  11. Vacco, Patrick (29 prill 2014). "Les Miserables Actor Eddie Redmayne to Star as Queer Artist Lili Elbe" (në anglisht). The Advocate. Marrë më 1 shtator 2015.
  12. "Could this be Eddie Redmayne's most challenging role?" (në anglisht). Daily Mail. 1 shtator 2015. Marrë më 1 shtator 2015.
  13. "Conway's Vintage Treasures" (në anglisht). Vintage-movie-poster.com. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2019. Marrë më 8 prill 2014.
  14. The Arts and Transgender. renaissanceblackpool.org
  15. Gerda Wegener. get2net.dk
  16. "Lili Elbe (1886–1931)" (në anglisht). LGBT History Month. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2015. Marrë më 8 prill 2014.
  17. Vianello, Laura (2015-12-02). "Lili Elbe and Gerda Gottlieb: Defining Gender through Artistic Representation". Laura Vianello (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2023. Marrë më 2023-04-06.
  18. 1 2 3 4 5 Vicente, Marta V (2021-09-23). "The Medicalization of the Transsexual: Patient-Physician Narratives in the First Half of the Twentieth Century". Journal of the History of Medicine and Allied Sciences (në anglisht). 76 (4): 392–416. doi:10.1093/jhmas/jrab037. ISSN 0022-5045. PMID 34553224. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2023. Marrë më 26 mars 2023.
  19. "Lili Elbe (1886–1931)" (në anglisht). LGBT History Month. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2015. Marrë më 8 prill 2014.
  20. "Lili Elbe Digital Archive". www.lilielbe.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2019. Marrë më 2023-03-26.
  21. Brown, Kay (1997) Lili Elbe. Transhistory.net.
  22. Meyer 2015
  23. Meyer 2015
  24. "Man Into Woman" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  25. 1 2 "A Trans Timeline – Trans Media Watch". Trans Media Watch (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2018. Marrë më 3 shkurt 2016.
  26. Loulou Lassen (28 shkurt 1931). "Lili Elbe Digital Archive – Contextual Material – Et Liv gennem to Tilværelser". Politiken (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2021. Marrë më 2 tetor 2021.
  27. "Lili Elbe: The Transgender Artist behind The Danish Girl". This Week Magazine (në anglisht). 18 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2018. Marrë më 1 shkurt 2016.
  28. "The Incredibly True Adventures of Gerda Wegener and Lily Elbe". Coilhouse.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2019. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  29. "Gerda Wegener – Art, Death & Facts". Biography (në anglishte amerikane). 2021-04-06. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2023. Marrë më 2023-03-26.
  30. "Lili Elbe: The Transgender Artist behind The Danish Girl". This Week Magazine (në anglisht). 18 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2018. Marrë më 1 shkurt 2016.
  31. Harrod, Horatia (8 dhjetor 2015). "The Tragic True Story Behind The Danish Girl". The Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2016. Marrë më 11 dhjetor 2015.
  32. "Lili Elbe Biography". Biography.com (në anglisht). A&E Television Networks. Arkivuar nga origjinali më 2019-01-06. Marrë më 2015-12-11.