Lista e serive të Black Lagoon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Më poshtë paraqiten Seritë e Black Lagoon, sezoni i parë dhe sezoni i dytë.

Sezoni i Parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni i parë i këtij seriali anime, do të shfaqej për herë të parë më 8 prill 2006Japoni.

  • 1.The Black Lagoon
  • 2.Mangrove Heaven
  • 3.Ring-Ding Ship Chase
Stafi i Black Lagoon (Seria 1).
  • Seria e 1-ë: Epizodi i parë i Black Lagoon. Seria fillon me tregimin e Rokos për jetën e tij monotone dhe se si ai goditet vazhdimisht nga shefat e tij hipokritë. Kjo jetë vazhdon deri sa Roko rrëmbehet nga Black Lagoon. Në të vërtetë, stafit të Black Lagoon i duhet vetëm CD-ja që Roko mban për shoqërinë ku punon, por Revi insiston se jeta e tij mund të jetë fitimprurëse edhe pse rezulton krejt e kundërta. Askush nuk do të interesohet për Rokon, madje padronët e firmës së tij, paguajnë edhe një vrasës për të ndjekur dhe zhdukur Lagoon.
  • Seria e 2-të: Black Lagoon e ka punën keq kur një mercenar i vjetër shfaqet me një helikopter mbi ta. Anija e Black Lagoon (kompania, anija dhe epizodi mbajnë të njëjtin emër Black Lagoon), arrin të shmanget, dhe hedh poshtë helikopterin duke dalur nga situata e vështirë. Roko aty jep një ndihmesë të madhe si ideatori i planit për të shpëtuar. Është në këtë epizod që Roko, merr nofkën e tij. Në fund të epizodit, atij do i duhet të zgjedhë midis ofertës së Revit për të qëndruar me Black Lagoon, ose të kthehet në jetën e tij të mëparshme. Roko bëhet pjestari i katërt i kompanisë Lagoon.
  • Seria e 3-të: Black Lagoon vihet edhe një herë në vështirësi nga një gangsterr i vogël në Roanpur me emrin Cin. Ky i fundit nuk dëshiron që Black Lagoon të kryej detyra për Hotel Moscow. Përfundimi është një shkatarrim total i armiqve. Balalaika merr në dorë situatën dhe një shpërthim tjetër dëgjohet në rrethinat e Roanpur.
  • 4.Die Rückkehr des Adlers
  • 5.Eagle Hunting and Hunting Eagles
  • 6.Moonlit Hunting Grounds
Revy dhe Datçi në aksion (Seria 6).
  • Seria e 4-ërt: Black Lagoon rastiset me një kërkesë jo të zakontë. Një koleksionist i vjetër kërkon prej tyre një pikturë në një nëndetëse të mbytur gjatë luftës së dytë botërore. Revi dhe Roko veshin kostumet e ujit dhe shkojnë në thellësi të oqeanit. Mes kujtimeve të Revit dhe stafit të U-boat naziste gjermane, epizodi nuk përfshin shumë aksion.
  • Seria e 5-të: Anija Lagoon, me në bord Datçin dhe Benin, detyrohet të largohet nga pozicioni i saj pas një sulmi i një anije naziste, që shfaqet në horizont. Qëllimet e tyre janë të njëjta me atë të kompanisë Lagoon. Datçi shqetësohet për Rokon dhe Revin pasi këta të fundit ishin pa mbështetje në thellësi të oqeanit. Roko dhe Revi arrijnë të shpëtojnë me pak vështirësi.
  • Seria e 6-të: Anija naziste pasi mori pikturën që kërkonin, lorgohet. Vetëm se kësaj rradhe gjuetari kthehet në pre. Anija Black Lagoon e ndjek nga pas me qetësi. Datçi dhe Revi arrijnë të hipin në bordin e anijes së neo-nazistëve, për të filluar luftimet. Më shumë se luftime, lufta e Revit dhe Datçit ngjason më shumë me një masakër. Neo-nazistët nuk mund të përballojnë dy personazhët. I gjithë stafi vritet ose humbet në det të hapur. Revi dhe Datçi përballen me kryetarin e neo-nazistëve. Më vonë, nga një bisedë në telefon, merret vesh se koleksjonisti që kishte punësuar Black Lagoon për të marrur pikturën, nuk ishte gjë tjetër veç se një nazist i vjetër i mbijetuar nga lufta e madhe. Ai kishte dashur të provonte forcën e neo-nazistëve. Datçi nevrikoset nga ajo që merr vesh, por nuk ka çfarë të bëjë. Datçi dhe Revi marrin falenderime nga Nazisti që hoqën qafe ata "neo-nazistë të paaftë" për t'a quajtur veten e tyre rracë arjane.
  • 7.Calm Down, Two Men
Revi dhe Roko gjatë një debati në një lokal të Roanpur (Seria7).
Revi dhe Roko mbas debatit (Seria 7).
Roberta (Seria 9).
  • Seria e 7-të: Black Lagoon kthehet në Roanpur. Datçi ngarkon Revin dhe Rokon me porosi të ndryshme. Edhe ky epizod nuk përfshin shumë aksjon. Në këtë seri, Revi dhe Roko kanë një debat të rëndë, me përfundim pajtimin e të tyve.
  • 8.Rasta Blasta
  • 9.Maid to Kill
  • 10.The Unstoppable Chambermaid
  • Seria e 8-të: Black Lagoon duhet të transportojë një pako. Në këtë rast pako është një fëmijë i vogël i një familje me influencë në Venezuaela. I rrëmbyer nga Mafja Kolumbiane, ai duhet të dërgohet në Roanpur ku do të mbahet peng. Sa kaq familja Garsias së vogël nuk qëndron në pritje, por dërgon menjëherë në ndihmë mbrojtësen e tij Robertën. Në këtë seri Roberta e tregon veten të denjë kundra mafies kolumbiane; seria mbyllet me Robertën duke hyrë lokalin ‘The Yelloë Flag’ (Flamuri i Verdhë),
  • Seria e 9-të: Garsias friksohet kur Roberta fillon të vrasë këdo në bar dhe vendos të shkojë me grupin e Lagoon, që detyrohet t'ja mbathë nga aty. Garsias nuk mbante mend një Roberta të tillë. Kjo seri është më shumë si një film dhune të tipit Desperado ose Terminator, ku Roberta ngjan më shumë me një robot se sa me një njeri. Ajo ndjek në këmbë makinat, ruan ekuilibrin mbi makinë dhe hedh plumbat e saj sikur të ishin karramele. Gjatë të gjithë serisë, Revi qëndron pa ndjenja, pas një shpërthimi të fuqishm, të shkaktuar nga Roberta.
  • Seria e 10-të: Balalaika merr në dorë situatën. Revi, pasi merr veten, xhindoset dhe ajo me Robertën ndeshen ashpër. Zhurma e pistoletave dëgjohet kudo, edhe pse askush nuk lëshon pe. Balalaika është ajo që i jep fund luftimeve, por si Roberta si Revi insistojnë se duan të vazhdojnë betejën. Balalaika e shikon të udhës të lejojë një gjë të tillë, me kusht që askush nuk duhet të përdorë pistoletat. Kështu Roberta dhe Revi ndeshen me grushta deri në mëngjes. Nuk është se ka fitues të mirfilltë në këtë mes, edhe pse Roberta arrin të durojë më shumë. Garsia dhe ajo shoqërohen nga Hotel Moscow për në aeroport. Në këtë seri gjithashtu, Roko mëson gjëra të reja për Balalaikën.
  • 11.Lock'n Load Revolution
  • 12.Guerrillas in the Jungle
Çang si përgjegjës i triadave kineze në Roanpur (Seria 11).
  • Seria e 11-të: Roanpur çohet me një shpërthim të madh. Lajmet flasin për një grup terrorist të quajtur "Protectors of the Islamic Front". Çang, i triadave drejtohet për nga qendra e kompanisë Lagoon me një valixhe. Valixhja përmban dokumentat që i duhen terroristëve. Lagoon duhet të dërgojë dokumentat në një ishull, ku CIA i pret. Godina ku pjestarët e Lagoon jetojnë hidhet në erë. Me ndihmën e triadave (mafia kineze), Lagoon del në det të hapur. Roko bie në kurth dhe kapet nga terroristët kur ai dhe Revi mbërrijnë në vendin e caktuar. Revi e shikon si detyrë t'a shpëtojë atë.
  • Seria e 12-të: Roko njihet me kryetarin e terroristëve që është japonez si puna e tij. Asgjë interesante në këtë seri që mbyll sezonin, përveç aksjonit ku revi dhe një tjetër karakter i çuditshëm (punësuar nga triadat për të ndihmuar Revin dhe Rokon) me emrin Shenhua ripërsërisin "masakrat" klasike në Black Lagoon. Shoferi i tyre Leigharch, gjithashtu i jep serisë ngjyrë me mënyrën e tij komike për të ngarë makinën nën efektin e drogave.

Sezoni i dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas sezonit të parë, sezoni i dytë i këtij seriali do të fillonte. I titulluar Black Lagoon: The Second Barrage, transmetimet do të fillonin më 2 tetor, për të përfunduar më 18 dhjetor të po atij viti.

Black Lagoon: The Second Barrage

  • 13. The Vampire Twins Comen
  • 14. Bloodsport Fairytale
  • 15. Swan Song at Dawn
Binjakët në epizodin e 13, Hansel dhe Gretel (ose Nini dhe Ritushka, seria 13).


  • Seria e 13-të: Shtatë të vdekur në mënyrë misterioze në Roanpur. Jo ndonjë çudi për një qytet si Roanpur, por kësaj rradhe është pak ndryshe pasi në shenjestër është "Hotel Moscow" dhe Balalaika është shumë e nevrikosur rreth kësaj çështjeje. Bandat e qytetit mblidhen. Balalaika deklaron se "Hotel Moscow" është gati të shpallë luftë të gjithëve në të njëjtën kohë. Kjo i shqetëson të gjithë, por me sa duket vrasësit nuk janë vëndas. Me sa duket, përveç njerëzve të "Hotel Moscow", vrasësit e çuditshëm kanë vrarë persona edhe nga bandat e tjera si nga Triadat, mafia italiane dhe kolumbiane. Balalaika ofron shuma të mëdha për ata që gjejnë vrasësit, por me sa duket vrasësit nuk janë aq të thjeshtë për t'u gjetur.
  • Seri e 14-të: Më në fund "Hotel Moscow" zbulon me ndihmën e Triadave se kush janë vrasësit. Verracio (kryetari i mafies italiane), kishte punësuar "Dy Fëmijë Binjakë Vrasës" për të vrarë njerzit e "Hotel Moscow". Binjakët, si vrasës të pamëshirshëm nuk përtojnë shumë të vrasin "punëdhënësin" e tyre Verrachion. Punët fillojnë të bëhen të vështira për binjakët kur "Hotel Moscow" ngren kurthe për ta. Eda dhe Revi gjithashtu përpiqen që të vrasin binjakët, për të marrë shpërblimin që Balalaika ofronte për kokën e binjakëve.
  • Seria e 15-të: Një nga binjakët Hansel, bie drejtë e në kurth dhe vritet nga trupat e Balalaikës, ndërsa Gretel punëson Lagoon për t'u larguar nga Roanpur. Balalaika nuk e merr personale faktin që Lagoon po ndihmon një nga armiqtë e saj, pasi një biznes është biznes. Në anije në bisedë e sipër, Gretel i tregon Rokos për jetën e saj dhe vëllait të saj si jetimë dhe se si ishin bërë vrasës të pamëshirshëm. Filmi mbyllet me vdekjen e pashmangshme të Gretel dhe kjo i jep fund serialit të "Dy Fëmijë Binjakë Vrasës".
  • 16. Greenback Jane
  • 17. The Roanapur Freakshow Circus
  • 18. Mr. Benny's Good Fortune


  • 19. Fujiyama Gangsta Paradise
  • 20. The Succession
  • 21. Two Father's Little Soldier Girls
  • 22. The Dark Tower
  • 23. Snow White's Payback
  • 24. The Gunslingers

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]