Jump to content

Lista e tempujve hindu në Andhra Pradesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Statuja kryesore 11 m e lartë e Hanumanit në Mounagiri, Ananthapuram

Lista në vazhdim është lista e tempujve të famshëm hindu në Andra Pradesh:

  • Tempulli Venkateswara në Tirumala-Tirupati: Tirupati është shtëpia e tempullit të famshëm hindu të zotit Venkateswara. Është vendi më i pasur dhe më i vizituar (i çdo besimi) në botë.[1] Ai regjistron një të ardhur vjetore prej rreth 100 miliard rupish (2.5 miliard dollar amerikanë), kryesisht nga ofertat e besimtarëve. Tempulli gjendet në distriktin Chittoor.
  • Tempulli Vinayaka në Kanipakam: Një tempull i zotit Swayambu Vinayaka i gjendur në distriktin Chittoor në brigjet e lumit Bahuda. Veçoria e tempullit është se hyjnia shfaqet nga një pus dhe vazhdon të zmadhohet, të paktën kështu besojnë adhuruesit e tij. Sri Varasiddhi Vinayaka si mbajtës i 'Të Vërtetës' idhulli i Swayambhut të Kanipakamit është mbajtësi i të vërtetës. Mosmarrëveshjet e përditshme midis besimtarëve zgjidhen duke kryer një 'përbetim të veçantë'. Njerëzit në mosmarrëveshje zhyten në depozitën e tempullit dhe betohen përpara zotit, që meret si një e vërtetë. Gjendet në distriktin Chittor.
Tempulli Bhadrachalam
  • Tempulli Palli Kondeswarar në Surutapalli: Shiva si Palli Kondeswarari shihet në një posturë të shtrirë në gjuhët e tij është bashkëshortja Parvati si Sarva Mangalambika, që është forma tipike Ranganatha e zotit Vishnu. Tempulli u ndërtua gjatë periudhës së vonë Vijayanagara dhe hyjnia këtu është emërtuar si Bhoga Sayana Siva. Kjo ikon e Shivës është e pazakontë; shumica e tempujve të Shivës përmbajnë një Lingam, simboli i tij, si ikona qendrore. Zotat Ganesha, Kartikeya, Surya, Chandra, Indra dhe shenjtë si Narada shihen duke qëndruar rreth Shivës.
  • Muramalla: Kjo faltore e shenjtë është banesa e zotit Sri Veereswaraswamy.
  • Tempulli Simhachalam: Kjo faltore e shenjtë është banesa e zotit Varaha Narasimha, i adhuruar me emrin "Narasimha". I gjendur në distriktin Visakhapatnam, tempulli është një përzierje e stilit orissan (faltorja kryesore/qendrore) dhe dravidian (hyjra) të arkitekturës.
Tempulli Diguva Mangalagiri
  • Srisailami: Një tjetër tempull që është pjesë e Trilinga Desamëve si dhe një nga Jyotirlingamët, një banesë e zotit Shiva i adhuruar me emrin Mallikarjuna dhe hyjneshës Parvathi, e adhuruar me emrin Bhramaramba. Srisailami ka një dallim të rëndësishëm mes tempujve hindu të botës; është vendi i vetëm që është një nga 18 Shaktipithat si dhe një nga 12 Jyothirlingat. Një digë e stërmadhe hidro-elektrike shumë-funksionëshe është ndërtuar gjithashtu në këtë vend në lumin Krishna. Shenjtërorja (sanctum sanctorium-i) është i mbuluar me ar. Gjendet në distriktin Kurnool.
  • Vijayawada: Qyteti bujt hyjneshën Kanaka Durga (tempulli i hyjneshës Durga Malleswara). Shenjtërorja (sanctum sanctorum-i) është i mbuluar me ar. Gjendet në distriktin Krishna.
  • Annavarami: faltorja e shenjtë është banesa e zotit "Satyadeva" ose "Satyanarayana Swamy". Gjendet në distriktin e Godavarit lindor.
Gopurami i hyrjes së Srisailamit
  • Bhadrachalami: Është banesa e zotit Sri Seeta-Rama-chandra Swamy. Gjendet në distriktin Khammam në brigjet e lumit Godavari.
  • Arasavalli: Kjo faltore e shenjtë është banesa e shenjtë e zotit të diellit, i adhuruar me emrin "Surya Deva". Tempulli i zotit të diellit ku zhvillon ritualet e përditshme. Ky tempull është afër qytetit Srikakulam (2 km larg).
  • Peddanapalli: Ky ëshë gjithashtu një banesë e zotit të diellit, të adhuruar me emrin "Surya Deva". Në këtë tempull zhvillohen ritualet e përditshme. Ky tempull është afër Annavaramit (15 km larg) dhe Samalakotas (12 km larg). Tempulli mbahet nga banorët e fshatit.
  • Sri Kurmami: Vendi i shenjtë i Kürmakshetras, është një tempull kushtuar Sri Kurmanathas, që është avatari i dytë i zotit Vishnu, avatari Kurma (breshkë). Ky është tempulli i vetëm i Kurmanathas në Indi. Këtu ndodhet gjithashtu një tempull i Yoganandha Narasimhanit përballë tempullit të Sri Kurmamit, në distriktin Srikakulam.
Tempulli Madhavaraya fortesën Gandikota
  • Mangalagiri: Është një qytezë tempullore midis Vijayawadas dhe Gunturit. Është banesa e zotit Narasimha. Veçoria dalluese e kësaj faltoreje është se hyjnia adhurohet në formën e 'Panakamit' ose Ujit Jagghery. Gjendet në distriktin Guntur.
  • Mantralayami: Ky qytet është i njohur për praninë e shenjtë të Vrindavanas së Guru Raghavendra Swamit, një shenjt Madhwa dhe ndjekës i Sri Madhwacharyas. Besohet se Guru Raghavendra Swami është në Vrindavana që prej 339 vjetësh dhe besohet gjithashtu se do të jetë në Vrindavana për 361 vjet të tjerë. Ndërsa hynte në Vrindavana, Guru Raghavendra Swami pohoi se ai do të qëndronte aty (në Vrindavana) për 700 vjet.
  • Sri Mukhalingami: Sri Mukhalingami është një nga qendrat e famshme të pelegrinazhit hindu në Andra Pradesh. Ishte kryeqyteti i mbretërve të dinastisë lindore Ganga të Kalingas (Orissa e lashtë). Tempulli u ndërtua nga Kamarnava II në shekullin e VIII nën sundimin e Dinastisë Lindore Ganga. Është një vend i bukur i vendosur në brigjet e Lumit Vamsadhara.
Tempulli Mahanandi
  • Ahobilami: Ahobilami ose Ahobala është një kompleks prej 9 tempujsh të zotit Narasimha. Gjendet në distriktin Kurnool.
  • Tempulli Mahanandi: Është një qytezë tempullore e vendosur në distriktin Kurnool. Është banesa e zotit Shiva, e famshme për pushkarinin e saj (pellg me ujë) në kompleksin tempullor ku uji vjen nga goja e Nandit përgjatë vitit.
  • Kotappakonda: I gjendur në distriktin Guntur, është një tempull i kushtuar zotit Shiva. Tempulli është ndërtuar mbi kodër ku çdo vit mblidhen pelegrinë për të festuar Mahashivaratrin.
  • Amaravati: Është i famshëm për Tempullin Amareswara kushtuar zotit Shiva. Tempulli është një nga Pancharamat e famshme. Amaravati, i njohur edhe si Dhanyakataka/Dharanikota ishte siti i një stupe të madhe budiste të ndërtuar në kohërat para-mauryane. Ishte gjithashtu kryeqyteti i Satavahanave, mbretërit e parë të mëdhenj Andhra që sunduan nga shekulli II p.e.s. deri në shekullin e III të e.s., pas rënies së perandorisë Maurya. Gjendet në distriktin Guntur.
  • Draksharamami: Hyjnia kryesore është e njohur si zoti Bheemeswara (zoti Shiva) dhe është një nga tre tempujt kryesor Telugu (Trilinga Desamët). Gjendet në distriktin Godavari Lindor. Është një nga Pancharamat.
Tempulli Gollalamamidada Rama në Godavarin lindor
  • Lakshmi Palemi në Anantharajapuram: Gjendet në distriktin Kadapa afër Badvelit, është i famshëm për Tempullin Prasanna Venkateswara Swamy.
  • Samalkota: Tempulli Sri Chalukya Kumararama Sri Bhimeswaraswamy Vari (Kumararama, një nga Pancharama Kshetrat) gjendet rreth 1 km (0. 6 milje) nga stacioni hekurudhor. Hyjnia kryesore e këtij tempulli është zoti Shiva, i njohur si Kumara Bhimeswara. Maha Sivarathri është festa më e rëndësishme që celebrohet në këtë tempull. Është një nga tempujt Pancharama. Gjendet në distriktin e Godavarit Lindor.
  • Palakollu: Tërheqja kryesore turistike e Palakolit është Ksheerarama Lingeswara Swami me kullën e tij 36. 6 metra të lartë (Gopurami Pedha). U ndërtua nga Reddy Rajulu, që sundoi këtë vend gjatë shekullit të XV[2]. Është një nga pesë tempujt Pancharama. Gjendet në distriktin e Godavarit Perëndimor.
  • Somarama: Është një nga pesë Pancharamat kushtuar zotit të Hënës, që në adhurohet së pari duke kryer Shivakshetran, duke e emërtuar këtë vend si Somaramam dhe zotin Shiva si Someswara Swamy. I ndërtuar nga mbreti Chalukya, Bhima I. Gjendet në distriktin e Godavarit Perëndimor.
Gopuram në Dwaraka tirumala
  • Srikakulami: Në Andhra Pradesh gjenden dy vende me këtë emër. Një në distriktin dhe qytetin me të njëjtin emër në këndin veri-lindor të shtetit ashtu dhe një fshat i vogël në bregun e lumit Krishna në distriktin Krishna. Fshati i Srikakulamit bujt Tempullin Andhra Maha Vishnu. Legjenda thotë se ky tempull u ndërtua nga Krishna Deva Raya i Madh i Mbretërisë Vijayanagara.
  • Tempulli Veerabhadra në qytezën tempullore të Lepakshit është një shembull i stilit Arkitekturor Vijayanagar. Gjendet në distriktin Anantapur.
  • Kadiri: Është një tempull i zotit Narasimha Swamy i ndërtuar nga dinastia Vijayanagara. Gjendet në distriktin Anantapur.
  • Biccavolu: Biccavolu (Birudankinavolu) që përmban mjaft tempuj të rëndësishëm të Periudhës Lindore Chalukya si Tempulli Sri Golingeswara Swamy dhe Tempulli Monolitik i Ganeshës.
  • Ranganatha Swamy: Tempulli është banesa e zotit Ranganatha Swamy (zoti Vishnu) i vendosur në brigjet e lumit Pennar në distriktin Nellore.
  • Jonnawada: Është e famshme për Tempullin Sri Mallikarjuna Swamy dhe Kamakshi Amma të ndërtuar në vitin 1150. Hyjnesha Kamakshi besohet se është një mishërim i Shaktit. Një 'Sri Chakram' u vendos këtu nga Sri Jagadguru Adhi Sankaracharya. Gjendet në brigjet e lumit Pennar dhe është 12 km nga Nellore. Kodra e afërt Narasimha Konda është gjithashtu e famshme për një tjetër hyjni të quajtur Narasimha Swamy.
Mandiri Birla në Hyderabad
  • Yaganti: Ky është vendi i shenjtë i zotit Venkateshwara Swamy, i njohur edhe për shkrimin e Veera-bhramendra Swamy-t të Kalagnanamit. Këtu ndodhet një statujë e Nandit që besohet se zmadhohet çdo vit.[3] Gjendet në distriktin Kurnool.
  • Pechalakona: Është shtëpia e Tempullit Penchala Narasimha Swamy. Është e vednosur në mandalin Rapur të distriktit Nellore.
  • Achanta: Këtu gjendet Tempulli i famshëm Rameswara Swamy. Është e vendosur në distriktin e Godavarit perëndimor. Lingami (Shiva-Lingami) në këtë tempull është Swayambhoo Lingam (i vetë-formuar). Kjo njihet si Achannuteswarudu[4]
  • Chennakesawa Swamy: Tempulli në Markapuram bujt zotin Chennakesawa Swamy (zoti Vishnu). Tempulli është i famshëm për Rajagopuramin e tij. Gjendet në distriktin Prakasam.
  • Tempulli Konetirayala në Keelatala: Fshati Keelapatla është i famshëm për Tempullin e zotit Venkateshwara. Gjendet në distriktin Chittoor.
  • Dwarapudi: I gjendet në distriktin e Godavarit lindor, është një vend i shenjtë i zotit Ayyappa Swamy, i njohur si Andhra Sabarimala. Këtu gjendet edhe një tempull kushtuar zotit Shiva.
Gopurami i tempullit Jogulamba, Alampur
  • Garlavoddu. Tempulli Sri Lakshmi Narasimha Swamy gjendet këtu.
  • Chebrolu: Është i famshëm për Tempullin Chaturmukha Brahma. Emri i tij i lashtë ishte Sambhole (nga i cili rrjedh 'Chebrolu'). U bë i famshëm gjatë sundimit Kakatiyas, si një gjeneral i madh Jayapa që sundoi në Chebrolu. Distrikti Guntur.
  • Tempulli Srikalahasteeswara: I vendosur në distriktin Chittoor, Sri Kalahasti është një nga Pancha-bhootat.
  • Dwaraka Tirumala: E vendosur në distriktin e Godavarit perëndimor, ky është një vend i shenjtë kushtuar zotit Venkateswara.
  • Hanamkonda: Është i vendosur në distriktin Mehboob Nagar, por afër qytetit Kurnool, në brigjet e lumit Tungabadra. Tempulli Jogulamba është Shakthi petami i pestë ku ka rënë dhëmbi i sipërm i Sati Devit.
  • Pitapurami: Gjendet në distriktin e Godavarit lindor, në autorstradën kombëtare 5. Tempulli Pada Gaya, është Shakthi petami i dhjetë ku ka rënë dora e majtë e Sati Devit. Emri i hyjneshës është Puruhutika dhe është e njohur si Kukkuteswara.
  • Valmikipurami: Gjendet midis Tirupatit dhe Madanapalles, ku gjendet tempulli i zotit Pattabhi Rama Swamy. Është unik në Indi se atu është Viakunta Dwara Darshanami çdo ditë, pasi fytyrat e zotit janë të drejtuara nga veriu. Afër stacionit hekurudhor të Valmikipuramit besimtarët besojnë se mund të shihet Valmiki Maharshi duke medituar në kodër.
  • Ryali: Gjendet afër Ravulapalemit në autorstradën kombëtare 5, ku ndodhet tempulli i Jagan Mohinit. Është idhulli Swambhu i zotit Krishna nga pamja ballore dhe Jagan Mohini nga pamja e mbrapme. Mrekullia që i atribuohet tempullit është se ka rrjedhje të vazhdueshme të ujit nga këmbët e zotit.
  • Devuni Kadapa: Gjendet në qytetin e Kadapas dhe është e famshme për tempullin e Lakshmi Venkateswaras.
  • Tempulli Sri Lakshmi Narasimha Swamy në Antarvedi është i vendosur në qytezën tempullore të emërtuar Antarvedi i mandalit Sakhinetipalle, në distriktin e Godavarit lindor në Andra Pradesh. Tempulli është i vendosur në grykëderdhjen e Vashista Godavarit, një degë e lumit Godavari, në Gjirin e Bengalit.
  1. ^ "NDTV Report". Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2007. Marrë më 13 shtator 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Një tempull i shekullit të XV i ndërtuar për zotin hindu Shiva
  3. ^ besimtarët thonë se statuja është rritur 50.8 cm më tepër e krahasuar me 20 vjet më parë
  4. ^ Aa-Channu-ta-Eeswarrudu do të thotë linga është në formën e gjirit femëror