Jump to content

Litota

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Libri me poezi të zgjedhura Litota është botuar nga SH.B. Onufri e Tiranës në vitin 2007. Kritiku Mark Marku që ishte edhe përzgjedhësi i poezisë së Antologjisë së Hamitit ka thënë “Ishte shumë e vështirë të bëja përzgjedhjen sepse është një poet i konsoliduar dhe si i tillë ai nuk krijon mundësi që të nxjerrësh jashtë antologjisë poezitë e tij” Sabri Hamiti futet tek ata poetë që ka një krijimtari e cila përsoset dhe sjell të reja. Poetika e Sabri Hamitit është një poetikë e hapur, është reflektim i mungesës së lirisë. Për të marrëdhënia me fjalën është fillesa e poezisë. Marku mendon se Hamiti në fillimet e tij është ndikuar nga Lasgush Poradeci. “Ai krijon lirinë dhe robërinë e tij krijon të vërtetën dhe realen. Realiteti poetik i krijuar nga ai është unik. Ai e shpreh ritualin e natyrës ndryshe. Ai nuk e shkruan gjuhën por e kompozon atë" thekson Marku. Ndërsa Besnik Mustafaj e vlerëson Hamitin si poet. "Hamiti është një poet erudit që nuk ka ndërhyrë në poezitë e tij të krijuara para 35 viteve, as tani në botimin e antologjisë dhe kjo tregon se ai ndjehet përgjegjës vetëm artistikisht për ato poezi" thekson Mustafaj.