Litota (figura letrare)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


- Litota vjen nga greqishtja litotes' - zvogëlim, thjeshtësi. - - Litota është e kundërta e hiperbolës dhe autori thotë me pak, duke lënë të kuptohet më shumë. Litota përdoret për modesti, për druajtje dhe rrallëherë edhe për ironi. - - Shembull nga letërsia artistike: - Kur Skenderbeu kthehet ne Krujë, ai i drejtohet kështu komandantit te kështjellës:

- E dini si kam luftuar
- për Sulltan' e për Turqinë
- dhe qysh ai më ka shuar
- vëllezërit e shtëpinë ?!

- S'janë punëra të lehta
- këto që janë punuar,
- dhe nuk rrinë të fshehta
- as janë për të harruar.

(Naim Frashëri - Historia e Skenderbeut)

Në vargun "S'janë punëra të lehta" kemi një litotë, sepse me fjalën të lehta nënkuptohet e kundërta: të rënda. Gjithashtu, edhe në vargun: As janë për të harruar, kemi një litotë dhe nënkuptohet: duhen kujtuar. Pjesëza zbutëse "as" shërben për t'i dhëne kuptim më të plotë litotës.