Lokaliteti arkeologjik në Paldenicë
Lokaliteti arkeologjik në Paldenicë | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Paldenicë, Han i Elezit, Kosovë |
Ndërtuar | Romake |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3605 |
Lokaliteti arkeologjik në Paldenicë është një monument i trashëgimisë kulturore në Paldenicë, Han i Elezit, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth 150 m në anën e majtë të magjistrales Prishtinë-Shkup, në hyrje të fshatit Paldenicë, mbi një kodër që shtrihet nga perëndim, e me konfiguracion terreni në formë të shalës së kalit, e që ka pamje të gjerë të grykës së Lepencit dhe hyrjes së Hanit të Elezit, janë evidentuar gjurmë të shumta qeramike romake, si dhe material ndërtimor. Në vitin 1967, në arealin që gjendet në prapashpinën e bregut të majtë të lumit Lepenc, disa qindra metra përgjatë rrjedhës së lumit në drejtim të Hanit të Elezit, e në afërsi të rrugës magjistrale Prishtinë- Shkup, u identifikua një nekropol si dhe u mblodh një sasi e konsiderueshme e materialit arkeologjik, nga të cilat gjetje spikatin disa fragmente të kandilave të periudhës romake si dhe në veçanti pjesë të rripave-brezoreve, këto të derdhura në bronz si dhe të zbukuruara nga masa të qelqit dhe millefiori (teknikë e veçantë e punimit në qelq). Në bazë të gjetjeve, nekropoli i përket periudhës romake të shekujve II-III. Këtu edhe në vitin 1995, gjatë punimit të tokave rastësisht u zbulua një stelë mermeri me këto përmasa: 160 X 97 X 17,5 cm. Stela datohet nga fundi i shek. II apo fillimi i shekullit III. Po në këtë lokalitet, janë zbuluar edhe dy bazamente për kolona. Lokaliteti në fjalë mund të lidhet me një vendbanim të periudhës romake dhe duke shikua r konfiguracionin përreth, mund të supozohet se mbase këtu mund të gjenden gjurmë të një stacioni rrugor romak nga kalonte rruga antike Scupi-Ulpiana. [2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Dardania
- Muzeu i Kosovës
- Arkeologjia e Kosovës
- Trashëgimia romake në Kosovë
- Vendbanimet neolitike në Kosovë
- Vendbanimet e kohës së metaleve në Kosovë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Berisha, Milot (2012). "Archaeological Guide of Kosova" (PDF) (në anglisht). Archaeological Institute and Ministry of Culture, Youth and Sports. fq. 68. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 prill 2019. Marrë më 21 shtator 2020.
- ^ "Lokaliteti arkeologjik në Paldenicë (Kaçanik)" [Archaeological site of Paldenica (Kaçanik)] (në anglisht dhe shqip). Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2020. Marrë më 21 shtator 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine