Lokaliteti arkeologjik në Nerodime të Ulët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lokaliteti arkeologjik në Nerodime të Ulët
LlojiArkeologjike
VendndodhjaNerodime e Ulët, Ferizaj, Kosovë
NdërtuarAntikë, Mesjetë
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3451

Lokaliteti arkeologjik në Nerodime të Ulët është një monument i trashëgimisë kulturore në Nerodime e Ulët, Ferizaj, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lokacioni arkeologjik në Nerodime të Ulët është zbuluar në vitin 1988. Disa kërkime arkeologjike që janë bërë në këtë vend, afër varrezave ortodokse kanë rezultuar me një zbulim të një kompleksi që ka shumë të ngjarë të jetë ndërtuar gjatë antikitetit të vonë. Në këtë lokacion të pozicionuar në perëndim të qytetit të Ferizajt, disa sondazhe arkeologjike të zhvilluara këtu në arealin fare pranë varreve ortodokse, rezultuan me zbulimin e një kompleksi prej një vile të antikës së vonë, me atrium dhe mozaik polikromi, gjeometrik dhe figural i dyshemesë. Faza e parë i përket shekulli IV, kurse rindërtimi dhe mbindërtimi i takon shekujve V-VI. Mozaiku u zbulua në dyshemenë e një dhome drejtkëndore me absidë, mbase që ka shërbyer si triklinijum.

Duke u mbështetur në kompozimin e mozaikut të dyshemesë zbuluar në këtë lokalitet dhe analogjia e stilit të kompozimit të mozaikut me martirijumin e Heraclea Lyncestis në Maqedoni si dhe martiriumin e bazilikës së Linit në Shqipëri, ngjajshmëria e të dy lokaliteteve (mozaiqeve) të lartëpërmenduara me mozaikun e Nerodimes së Poshtme është evidente dhe reflektojnë vepër të artit të ndonjë artisti apo shkolle shumë të mirë të kohës në fjalë. [2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti_en.aspx?id=9307[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]