Jump to content

Luixhi Korti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Luigi Corti)

Luixhi Korti (it. Luigi Corti, Gambarana, 24 tetor 1823 – Romë, 18 shkurt 1888) ka qenë politikan dhe diplomat italian.

Ka qenë senator i Mbretërisë së Italisë në legjislaturën XIII.

Kongresi i Berlinit, vaj në kanavacë nga Anton von Werner. Corti është personaliteti i dytë nga e majta pas tryezës në sfond

Qe ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Italisë në Qeverinë Cairoli I. Përfaqësoi ItalinëKongresin e Berlinit (12 qershor - 13 korrik 1878): me Traktatin që pasoi, Austro-Hungaria i mundësoi vetes pushtimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Britania e Madhe ishullin e Qipros, Francës mori garanci për Tunizinë, ndërsa Itali nuk fitoi absolutisht asgjë.

Në ngjarjet e Lidhjes së Prizrenit si shprehi qëndrese ndaj Traktatit të Shën Stefanit dhe lëshimin e territoreve të Perandorisë Osmane, pas qëndresës së forcave të Lidhjes për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, Korti propozoi territoret që do t'i jepeshin Malit të Zi të ishin Hoti dhe Gruda në këmbim të Plavës dhe Gucisë, duke provokuar qëndresën e Degës së Shkodrës.[1]

  1. ^ Bartl, Peter (2017) [1995]. Shqiptarët. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 107. ISBN 978-99943-982-87. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)