Jump to content

Lule bore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lule bore është një këngë e kompozuar në vitin 1946 nga kompozitori shqiptar  Simon Gjoni.

Historia e këngës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Simon Gjoni e kompozoi këngën në 1946, kur Gjoni ishte mësues në një shkollë të mesme në Shkodër. Ai kishte rënë në dashuri me një nga nxënëset e tij në një nga ditët e rralla kur në Shkodër kish rënë borë (Shkodra ka në përgjithësi klimë të butë). Atë ditë ai i kërkoi poetit Zef Pali një tekst të shkurtër që të përfaqësoj një vajzë të re si një lule bore dhe Pali ia përgatiti poezinë po atë ditë, e më pas Gjoni i shtoi muzikën fjalëve. Që kur kënga u luajt për herë të parë është bërë një nga temat më të njohura të muzikës shqiptare. Në 1956 kënga ishte një sukses i jashtëzakonshëm në një koncert në Moskë ku treshja Avni Mula-Athanas-Ibrahim Tukiqi e interpretuan atë në mënyrë mjeshtërore përballë një publiku sovjetik. Suksesi i këngës u përsërit në një Festival të të Rinjve në vitin 1961 në Vjenë. Kënga është shumë shpesh e kënduar nga shqiptaro-amerikanë në tubimet e tyre.[1]

Kënga u konsiderua nga kompozitori Çesku Zadeja si një model i papërsëritshëm lirike shqiptare.[2]

  1. ^ Alibali, Isa. "Extract from the book ""NË SHKODËR TË GJITHË KËNDOJNË"". Shkodernet. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2012. Marrë më 11 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Slatina, Flori (27 shtator 2010). "Simon Gjoni, nje emer i gdhendur ne pentagramin e muzikes shqiptare" (PDF). Gazeta 55. fq. 16. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 gusht 2011. Marrë më 27 shtator 2010.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]