Jump to content

Luljeta Bozo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Ajo është një profesoreshë shqiptare në fushën e inxhinierisë, dhe një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ka botuar 33 libra profesionalë, në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.[1] Luljeta i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989. Përgjatë gjithë karrierës së saj Luljeta ka qenë e angazhuar në sferën akademike, duke numëruar 52 vite në pedagogji ku prej vitit 1994 mban titullin profesor.[2] Ende sot ajo e vazhdon mësimdhënien pranë Universitetit POLIS. Që prej vitit 2011 ajo është anëtare e Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës(AAAS) si dhe e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Në vitin 2002, u përfshi nga International Biographical Centre në Cambridgeshire, [3] ne botimin e 3-te (The International Who's Who of Women 2002) [4], si një nga gratë shkencëtare më të mira të vitit.[nevojitet citimi]

Nëpërmjet ekspertizës dhe njohurive të saja të thelluara Luljeta u soll në vëmendjen e gjerë publike përgjatë zhvillimeve që pasuan tërmetin e 26 nëntorit 2019 në Shqipëri,[5] i cili u cilësua si tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur vendin 40 vitet e fundit. Luljeta Bozo u zgjodh deputete[6] e Kuvendit të ShqipërisëZgjedhjet e parlamentare të 25 prillit 2021, duke kryesuar listen e PS për Tiranën.


Fushat e saj të interesit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

• Gjeomjedis

• Gjeoteknike

• Inxhinieri themelesh

• Mekanikë dherash

• Gjeologji inxhinierike

• Edukim mjedisor

• Mekanika e shkëmbit

• Dinamika e dherave

[7]

Eksperienca pune dhe arritje profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë karrierës së saj të gjatë ajo ka qenë Profesore te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, shefe e Katedrës së Konstruksionit, shefe e Sektorit të Gjeoteknikës, zv/dekane e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimit, anëtare e Këshillit Shkencor të Universitetit të Tiranës, anëtare e Senatit të Universitetit të Tiranës, anëtare e Këshillit Shkencor të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, anëtare e Komitetit Shtetëror të Digave të Larta si dhe anëtare e Këshillit Shkencor të Ministrisë së Ndërtimit. Qe prej 2010 ajo vazhdon të jetë profesore pranë Universitetit Polis.

Luljeta Bozo ka kryer kualifikim pasunivesitar në Paris, Francë gjate viteve 1985-1986. Ne 1981 i jepet titulli shkencor Kandidat i Shkencave, në 1984 titulli Docent dhe ne 1989 titulli skencor Doktor i Shkencave. Në 2011 ajo u bë anëtare e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Ne 2018 ka marre titullin profesional Profesor Emeritus.[8]

  • Punë laboratorike dhe ushtrime të mekanikës së dherave - 1975
  • Ushtrime dhe problema për llogaritjen e themeleve Pj.1 - 1981
  • Ushtrime dhe problema për llogaritjen e themeleve Pj. 2 - 1981
  • Studimi i gazobetoneve : monografi : konkluzione të provave laboratorike dhe gjysmëindustriale - 1981
  • Ushtrime të zgjidhura në mekanikën e dherave V.2 - 1982
  • Mekanika e dherave dhe e shkëmbit V.1 (bashkautore) - 1983
  • Mekanika e dherave dhe e shkëmbit V.2 (bashkautore) - 1984
  • Teknika e themeleve - 1984
  • Teknika e themeleve V.2 - 1984
  • Punë laboratorike dhe ushtrime të mekanikës së dherave - 1985
  • Teknika e themeleve : shembuj numerikë (bashkautore) - 1988
  • Konstruksione ndërtimi : baza e themele V.1 - 1990
  • Teknika e themeleve : shëmbuj numerikë (bashkautore) - 1994
  • Dinamika e dherave : shëmbuj numerikë - 2004
  • Dinamika e dherave Pj.1 - 2004
  • Dinamika e dherave Pj.2 - 2004
  • Gjeoteknika : për degën e Arkitekturës dhe Mjedisit - 2009
  • Gjeoteknika rrugore - 2010
  • Gjeoteknika eksperimentale - 2011
  • Papers from international conferences in geotechnics 2002-2010 = Botime në konferenca ndërkombëtare në gjeoteknikë 2002-2010. - 2011
  • Muret mbajtëse gravitacionare (bashkautore) - 2012
  • Politikat e analizës mjedisore dhe vlerësimi i impaktit të tyre - 2013
  • Qëndrueshmëria e pjerrësive artificiale dhe natyrore: masat inxhinierike - 2018[nevojitet citimi]
  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 tetor 2020. Marrë më 13 tetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 mars 2022. Marrë më 13 tetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "International Biographical Centre". Wikipedia (në anglisht). 2019-09-22.
  4. ^ Sleeman, Elizabeth (2002). The International Who's Who of Women 2002. London: Europa Publications Taylor & Francis Group. fq. 73. ISBN 1857431227. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ https://www.kultplus.com/trashegimia/e-duan-te-gjithe-luljeta-bozo-gruaja-qe-njohem-pas-termetit/
  6. ^ "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve". kqz.gov.al. Marrë më 2021-10-12.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 mars 2022. Marrë më 13 tetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ "Jeta Personale dhe Karriera – Luljeta Bozo". 2021-04-13. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2021. Marrë më 2021-10-12.