Lumi i Bistricës (Greqi)

Coordinates: 40°28′4″N 22°39′15″E / 40.46778°N 22.65417°E / 40.46778; 22.65417
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

40°28′4″N 22°39′15″E / 40.46778°N 22.65417°E / 40.46778; 22.65417

Lumi Bistricë

Bistricë (maqedonisht: Бистрица/Bistrica; greqisht: Αλιάκμονας/Aliákmonas) është lumi më i gjatë në Greqi, me gjatësi përgjithshme prej 297 km (185 mi). Në Greqi ka dy lumenj më të gjatë së Bistricës, Marica (greq. Έβρος/Évros) dhe Vardar (Αξιός/Axiós), por gjatësia e secilit prej tyre në territorin grek është më pak se ajo e Bistricës, i cili rrjedh tërësisht në Greqi. Lumi Bistricë rrjedh nëpër rajonet greke si Maqedonia Perëndimore (në qarqet Kostur, Grebene dhe Kozhan) dhe Maqedonia Qendrore (në qarqet Beri dhe Katerinë).

Burimi i lumit Bistricë gjendet në malet Gramoz në Greqinë veriore, pranë kufirit me Shqipërinë. Në rrjedhën e sipërme shkon përgjithësisht drejt lindjes, dhe kthehet në juglindje pranë Kosturit. Prej ku buron deri afër qytetit Kostur kjo pjesë e lumit është e njohur edhe me emrin Belicë (maq. Белица/Belica). Lumi Bistrica shkon në jug deri në afërsi të qytezës Deskat dhe pastaj drejtohet në veri edhe ushqen liqenin e madh artificial Polifitos, që u krijua (1975) pas ndërtimit të digës hidroteknike adash dhe përbën pothuajse të gjithë rrjedhën e saj përmes qarkut Kozhan. Mbi liqenit artificial shkon Ura e Liqenit Polifitos, pjesë e rrugës kombëtare Athinë-Kozhan. Në juglindje të Beriës, Bistrica hyn në rrafshinat e Maqedonisë qendrore, një zonë me rëndësi të madhe për bujqësinë. Lumi derdhet në Gjirin i Selanikut në perëndim të deltës së Vardarit, në verilindje të qytezës Lefterohor i Ri (ish: Νέο Ελευθεροχώρι/Néo Eleftherokhóri, riemëruar: Μεθώνη/Methóni) bregdetar.