Lumir Abdixhiku
Pamja
Lumir Abdixhiku | |
---|---|
![]() | |
Kryetari i Lidhjes Demokratike | |
Titullar | |
Në detyrë 14 mars 2021 | |
Paraprirë nga | Isa Mustafa |
Ministër i Infrastrukturës dhe Mjedisit | |
Në detyrë 3 shkurt 2020 – 3 qershor 2020 | |
Paraprirë nga | Pal Lekaj |
Pasuar nga | Arban Abrashi |
Deputet i Kuvendit të Kosovës | |
Në detyrë 3 gusht 2017 – 3 shkurt 2020 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 22 prill 1983 (39 vjet) Prishtinë, RSF Jugosllavia (tani Kosovë) |
Partia politike | Lidhja Demokratike |
Bashkëshortja/et | Albina Kastrati |
Fëmijët | 2 |
Shkollimi | Universiteti i Prishtinës Staffordshire University |
Lumir Abdixhiku (lindi më 22 prill 1983) është anëtar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai shërbeu si ish-Ministër i Kosovës për Infrastrukturën dhe Mjedisin nën kabinetin Kurti.[1] Para kësaj, Abdixhiku shërbeu si Kryetar i Komisionit të Buxhetit dhe Financave në Kuvendin e Republikës së Kosovës ndërmjet 2017-2019.[2] Në zgjedhjet e vitit 2019, Abdixhiku ishte politikani i 9-të më i votuar në Kosovëref>Gazeta Express. "Këta janë 10 politikanët më të votuar të këtyre zgjedhjeve në Kosovë". Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2019. Marrë më 27 mars 2021.</ref> dhe filloi mandatin e tij të dytë si anëtar i parlamentit.