Jump to content

Mahendravadi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

12°59′30″N 79°32′0″E / 12.99167°N 79.53333°E / 12.99167; 79.53333

Tempull i skalitur në shkëmb nga Mahendra Varmani I

Mahendravadi është një fshat në talukun Arakonam në Tamil Nadu, shteti jugor i Indisë. Kodi postar i fshatit është 632502. Banorët e fshatit flasin kryesisht gjuhën tamile.

Pamje e liqenit historik

Sipas sitit Indiaan Indians, rreth fshatit historik: "Mahendravadi ia detyron zanafillën e tij mbretit Pallava, Mahendra Varmani I (580–630 i e.s.). Sipas një mbishkrimi në shkrimin Pallava grantha, ky tempull shpellor u gërmua nga Gunabhara në bregun e një ujëmbledhësi të madh të quajtur Mahendra thataka në qytetin e Mahendrapuras. Tempulli shpellor është formuar nga skalitja e një pople të madhe shkëmbore që qëndronte e veçuar. Tani Garbhagriha ka një imazh të Narasimhas".[1] Kontributi i Dinastisë Pallava për zhvillimin kulturor ishte mjaft domethënës. Ata inkurajuan zhvillimin e letërsisë tamile dhe sanskrite. Dinastia Pallava fitoi emër dhe famë nëpërmjet zhvillimit të artit dhe Arkitekturës së tyre. Qyteti i themeluar prej tyre, Mallapurami përbën një vend të shquar në hartën botërore të turizmit. Edhe sot, tempujt dhe skulpturat e tyre dëshmojnë për arritjet kulturore të Dinastisë Pallava. Ky fshat u themelua nga një mbret Pallava, Mahendra Varmani I, që sundonte një mbretëri të madhe Pallava. Më vonë, djali i tij Narasimha Varmani I erdhi në pushtet dhe u përqëndrua më shumë te Mamallapurami. Fshati ka një histori prej 1,700 vjetësh dhe dëshmitë e skulpturave dhe tempujve shpellorë të Mahendravarmanit janë akoma të shquara.

Monumente historike

Një tempull shumë i lashtë shpellor (një tempull i monolitik i skalitur në shkëmb) është nën kontrollin e Departamentit të Archeologic Survey of India (ASI). Mirëmbajtja është shqetësimi kryesor me tempujt e skalitur në shkëmb për shkak të përqëndrimit të kufizuar nga Departamenti i ASI-t. Rruga Brahmanan tregon dëshmi të një sistemi shumë të vjetër shtëpish në kulturë dhe drejt adhurimit të Lakshmi Narayanit dhe Shivës. Në fshat ndodhen dy tempuj të vjetër, përkatësisht tempulli i Shivës dhe tempulli i Lakshmi Narayananit, që përcaktojnë historinë e fshatit. Besohet se tempujt i përkasin historisë së vjetër Pallava. Tempulli i Lakshmi Narayananit ka statujat më të vjetra dhe çdo dhjetor zhvillohet një festë. Tempulli pranë liqenit është shumë tërheqës për besimtarët brenda dhe fshatrat/qytetet përreth, ku shumë njerëz vijnë dhe adhurojnë hyjneshën e quajtur "Madhuvathammani" (ose "Madhagu Kattha Amman") që do të thotë "Hyjnia e liqenit ujëmbledhës". Qyteti më i afërt është Nemili. Turistët mund ta vizitojnë qytetin për tempullin e famshëm të Veerabhatra Swamyt, tempullin e Shivës dhe Tempujt Ponniammanë.

Mahendravadi ka një shkollë fillore dhe një shkollë të nëntëvjeçare. Për shkollim të mëtejshëm banorët kanë për të shkuar në qytetet e afërta si Banavaram, Nemili, Panapakkam ose Arakonam. Për shkollimin në kolegj, ata duhet të shkojnë në Kanchipuram, Tirutani, Arcot ose Vellore.

Mahendravadi është i lidhur mirë me linja autobusi për në qytetet e afërta të Nemilit, Banavaramit, Sholinghurit dhe Arakonamit. Në fshat ndodhet një stacion hekurudhor i quajtur po "Mahendravadi" në një largësi prej 2.5 km nga fshati. Megjithatë, përdorimi i trenit nga banorët nuk është shumë i madh. Pika lidhëse është stacioni hekurudhor i Banavaramit (Sholighurit).

Tempulli Madhagu Katha Amman Temple

Bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave për banorët dhe ata janë të gjithë të varur nga vaditja nëpërmjet liqenit. Megjithatë, zona e grumbullimit të ujit të shiut është shumë e varfër me shira për mbushjen e ujëmbledhësit. Ka pasur një kanal të drejtpërdrejtë nga Palari për në fshatin Mahendaravadi, por ky kanal nuk është mirëmbajtur në mënyrë të përshtatshme dhe kjo e ka çuar fshatin në kushtet e thatësirës. Ujëmbledhësi është plotësisht i varur nga uji i Palarit dhe ana e errët është se "vetë Palari është një lum i thatë". Ujëmbledhësi ka qenë i aftë të furnizoi me burime uji shtatë fshatra të tjerë. Më 24 nëntor 2015, pas 14 vjetësh, liqeni u mbush përsëri me ujë dhe tani është një vend i këndshëm për tu vizituar.

Sistemi i pasur i grama panchayatit (këshilli i fshatit) ka qenë ndjekur që nga kohët e vjetra, për shkak të procedurave të Dinastisë Pallava. Kishte përfaqësues nga grupi i familjeve të ngjashme që do të kryenin rolin e drejtimit të një grupi të veçantë. Ka 5 përfaqësues nga grupet madhore që vendosin për të mirën e fshatit, duke vendosur objektivat e përbashkëta, zgjidhjen e problemeve, organizimin e festave dhe mirëmbajtjen e aseteve publike si liqeni, pellgu, tempulli etj.. Ata nuk e inkurajojnë policinë të hyjë dhe të zgjidh ndonjë problem familjar pasi ata ndjejnë se të gjitha problemet e fshatit duhet të zgjidhen nga faktet dhe realiteti brenda sistemit të fshatit.

Pamje e Tempullit Madhagu Kattha Amman pranë liqenit

Megjithatë, përgjatë kohës, në dy dekadat e fundit këta përfaqësues e humbën imazhin dhe origjinalitetin e tyre për shkak të qasjes egoiste drejt menaxhimit të objektivave të përbashkëta. Historia Pallava kishte një sistem të fortë të vetë-menaxhimit të fshatit dhe është shumë befasuese të mësosh se këta sisteme janë akoma në funksion pas 14 shekujsh.

Tempujt dhe festat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Monumente pranë Tempullit Vinayagar

Në fshat ekzistojnë tempuj disa shekullorë. Fshati ka tempuj historikë të Shivës dhe Vishnut, që përbëjnë trashëgimi të rëndësishme kulturore. Tempulli i Shivës menaxhohej nga jo-brahminët (jo nga kasta e priftërinjve brahminë) dhe Tempulli i Vishnut menaxhohej nga bashkësia brahmine. Çdo vit, në këta dy tempuj, festa Karthikai ishte festa më e rëndësishme e fshatit, në rrugën për tu zhvilluar në qytetin e Thiruvannamalait. Banorët e fshatit kanë respekt dhe përkushtim të madh për "Madhagukatha Ammanin" (hyjnesha që kujdeset për liqenin dhe portën e ujëmbledhësit) që gjendet pranë liqenit. Banorët besojnë se kjo hyjneshë është shumë e fuqishme dhe për të organizohet një festë e madhe vjetore. Kjo festë ka qenë zhvilluar për dy ditë dhe gjatë kësaj periudhe të gjithë anëtarët e familjeve bashkohen për tiu lutur hyjneshës për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Pongali është një tjetër festë e madhe e fshatit, siç festohet në të gjithë Tamil Nadunë. Ajo është një festë 4 ose 5 ditëshe dhe banorët e zhvillojnë atë gjatë periudhave të vjeljes së prodhimeve. Tani Diwali po bëhet gjithmonë e më e gjallë pasi nuk ka qenës shumë i rëndësishëm për kulturën tamile. Festa vibrante e Adi Thiruvizhas është gjithashtu shumë e shquar gjatë periudhës korrik - gusht në zonat përreth.

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 20 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]