Manastiri i Hogevankut
Manastiri i Hogevankut Հոգեվանք | |
---|---|
Religion | |
Affiliation | Kishë apostolike armene |
Location | |
Koordinatat gjeografike | 40°31′26.67″N 43°54′35.55″E / 40.5240750°N 43.9098750°E |
Manastiri mesjetar i Hogevankut (armenisht: Հոգեվանք; i përkthyer si Hogevank ose Hokevank) ndodhet pranë fshatit Sarnagbur (Սառնաղբյուր), në provincën Shirak të Armenisë. [1] Njihet edhe si Karmir vank (Կարմիր վանք) ose Xoragiugi vank (Ձորագյուղի վանք).
Kisha e Shën Karapetit (Սբ. Կարապետ), e përfunduar në vitin 1205, është pjesa kryesore e manastirit. Sipas një mbishkrimi në pjesën e sipërm të hyrjes nga ana veriore, kisha fillimisht është quajtur Shën Stefanos (Սբ. Ստեփանոս).
Faltorja ka dy hyrje nga ana perëndimore dhe veriore. Në anën lindore ndodhet altari gjysmërrethor, me vargje të harkuara e të vendosura në kënd të drejtë. Kupola e kishës ka formë cilindrike. [2] Për shkak të tërmetit në vitin 1939 kupola u shkatërrua dhe u restaurua në vitin 1980. Fillimisht, kisha u ndërtua me shtuf të kuq të lëmuar. Megjithatë gjatë restaurimit janë përdorur edhe shtufa kafe dhe të zeza. Në muret e jashtme ka mbishkrime. [3]
Kisha karakterizohet nga shenja përkujtimore të gdhendura të punuara gjatë shekujve IV dhe V, si dhe pjesë të shumta të thyera të kaçkarit (gurë kryq armen) të shekullit të 13-të. Për shkak se janë të vjetër, mbishkrimet janë të palexueshme.
Nga ana veriore e kishës së Shën Karapetit, shihen muret e shembur të një kisheje të shekullit të 5-të dhe një faltore e shekullit VII me katër cepa. [4]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Kisha e Shën Karapetit në vitin 1205
-
Kupola e kishës së Shën Karapetit, e rikonstruktuar në vitin 1980
-
Pjesa e brendshme e kupolës
-
Një kolonë në kishën e Shën Karapetit
-
Mbishkrime në një mur të jashtëm
-
Mbetjet e një faltoreje të shekullit të 5-të në Manastirin e Hogevankut
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hasratyan, Murad (1980). "Հոգեվանք [Hogevank]". Հայկական սովետական համայնագիտարան [Soviet Armenian Encyclopedia]. Vëll. 6. Yerevan: Armenian Encyclopedia. fq. 504.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Grigoryan, Vahagn (1976). "Վաղ միջնադարի հայկական քառախորան հուշարձանները [Four Apsed Armenian Monuments of Early Medieval Era]". ԼՀԳ [Լրաբեր հասարակական գիտութիւնների] (1).
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Yeghiazaryan, Hovsep (1975). Շիրակի լեռնահովտի պատմական հուշարձանները [Historical Monuments in the Shirak Canyon]. Yerevan.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Grigoryan, Vahagn (1982). Հայաստանի վաղ միջնադարյան կենտրոնագմբեթ փոքր հուշարձանները [Diminutive Monuments of the Early Medieval Era of Armenia Featuring a Central Dome]. Yerevan.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)