Mariela Castro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mariela Castro

Mirela Castro Espín (lindur në 27 qershor 1962) është drejtuesja e Qendrës Kombëtare Kubane për Edukimin SeksualHavana si dhe një aktiviste për të drejtat LGBTKubë. Ajo është vajza e ish-presidentit kubanez Raúl Castro dhe feministes e revolucionares Vilma Espín, si dhe mbesa e presidentit të dikurshëm Fidel Castro.

Fillimet në jetë[redakto | përpunoni burim]

Mariela Castro në Paradën e Krenarisë në 2010 në Hamburg

Mariela Castro është e bija e ish-presidentit kubanez Raúl Castro dhe feministes dhe revolucionares Vilma Espín, si dhe mbesa e presidentit të dikurshëm Fidel Castro. Ajo ka një vëlla me emrin Alejandro Castro Espín.

Karriera[redakto | përpunoni burim]

Fushatat e saj ndërgjegjësuese fokusohen në parandalimin e Sidës si dhe njohjen dhe advancimin e të drejtave LGBT. Në 2005 ajo propozoi një projekt për lejimin e personave transgjinorë që ti nënshtrohen kirurgjisë së ndryshimit të seksit si dhe ndryshimin e gjinisë në dokumentet zyrtare. Ky projekt erdhi në jetë në qershor 2008 që lejon persona të komunitetit trans të ndryshojë seksin në shtetin kubanez pa ndonjë tarifë.[1]

Castro ka publikuar 13 artikuj akademikë dhe 9 libra.[2] Castro është anëtarë pranë Asamblesë Kombëtare People’s Power.[3] Kur asambleja votoi në 2014 për të ndaluar diskriminimin mbi bazën e orientimit seksual në punësim, Castro e kundërshtoi legjislacionin pasi nuk përfshiu mbrotjen nga diskriminimi me bazë identitetin gjinor, duke u shndërruar në këtë mënyrë në ligjvënësen e parë që votoi kundër një propozimi të legjislacionit.

Jeta personale[redakto | përpunoni burim]

Castro është e martuar me italianin Paolo Titolo, Menaxher i Përgjithshëm pranë Amorim Negócios Internacionais, S.A. në Kubë,[4] si dhe ka dy fëmijë me të. Castro ka një tjetër vajzë nga martesa e saj e mëparshme me aktivistin kilian, Juan Gutiérrez Fischmann.[5]

Referenca[redakto | përpunoni burim]