Jump to content

Marrëveshja e Dejtonit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Marrëveshja e Daytonit)
Ulur nga e majta në të djathtë: Sllobodan Millosheviq, Alija Izetbegoviq, Franjo Tugjman duke inicializuar Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit në bazën e Forcave Ajrore Wright-Patterson më 21 nëntor 1995.

Marrëveshja e Përgjithshme Kornizë për Paqen në Bosnje dhe Hercegovinë, e njohur edhe si Marrëveshja e Dejtonit (kroatisht: Daytonski sporazum, boshnjakisht dhe serbisht: Dejtonski mirovni sporazum / Дејтонски мировни споразум), është marrëveshja e paqes e arritur në Bazen e Forcave Ajrore Wright-Patterson pranë Dejtonit, Ohio, Shtetet e Bashkuara, më 21 nëntor 1995 dhe u nënshkrua zyrtarisht në Paris, më 14 dhjetor 1995. Këto marrëveshje i dhanë fund Luftës 3 vjet e gjysmë të Bosnjës, e cila ishte pjesë e luftërave shumë më të mëdha jugosllave.

Palët ndërluftuese ranë dakord për paqen dhe për një shtet të vetëm sovran të njohur si Bosnje dhe Hercegovina të përbërë nga dy pjesë, Republika Srpska e populluar kryesisht nga serbët dhe Federata e Bosnjë-Hercegovinës e populluar kryesisht nga kroatët-boshnjakët.

Marrëveshja është kritikuar për krijimin e strukturave politike joefektive dhe të pafuqishme dhe për qrrënjosjen e spastrimit etnik të luftës së mëparshme.