Masakra e Vushtrrisë
Masakra e Vushtirrisë është një vrasje masive e refugjatëve kosovarë të luftës në mes të fshatrave Studime e Epërme dhe Studime e Poshtme, pranë Vushtrrisë, gjatë Luftës së Kosovës më datën 2 dhe 3 maj 1999.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një kolonë me rreth 1000 refugjatë të cilët ishin duke udhëtuar përmes 100 traktorëve, të cilët po largoheshin drejt Vushtrrisë lindore. Forcat ushtarake dhe paraushtarake i ndaluan këto automjete dhe në datat 2-3 Maj u vranë rreth qindra civilë midis fshatrave Studime e Epërme dhe Studime e Poshtme, pranë Vushtrrisë.[1]
Një hetues pranë Tribunalit të Hagës u shpreh se rreth 120 civilë u vranë në 2 Maj nga forcat serbe si dhe u varrosën pranë një zone të konsideruar si varreza masive në lindje të Vushtrrisë. Pas luftës, grupet mjeko-ligjore të Tribunalit të Hagës zbuluan 98 kufoma në Studime.
Çështja e Masakrës së Vushtrrisë u ngrit gjatë një procesi gjyqësor ndaj gjeneralit serb Vlastimir Gjorgjeviq.[2] Padia kundër Gjorgjeviçit përmban vrasjen e 105 kosovarëve gjatë masakrës pranë fshatit Studime në 2 Maj 1999.[3] Gjorgjeviç u dënua me 27 vite në burg.[4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Vucitrn (Vushtrri) Municipality". Under Orders: War Crimes in Kosovo (PDF). Human Rights Watch. 2001. Marrë më 25 dhjetor 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vlastimir Đorđević Convicted for Crimes in Kosovo". ICTY. 23 shkurt 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "POLICE CRIMES IN VUCITRN". SENSE Tribunal. 4 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2017. Marrë më 4 janar 2020.
{{cite news}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Case Information Sheet: Vlastimir Đorđević" (PDF). ICTY. Marrë më 25 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)