Mavrovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Koordinatat: 40°14′36″V 19°21′10″L / 40.2432°V 19.3528°L / 40.2432; 19.3528

Mavrovë, fshat në rrethin e Vlorës, 16 km në lindje të qytetit në drejtim të Luginës së Shushicës. Kalaja e këtij fshati është 2700 vjeçare (ka mundësi edhe më herët se kjo datë për arsye të gurëve ciklopikë që rrethojnë kalanë).

"Qytet tjetër i Koinonit Amant ishte Olympe, rrënojat e së cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë , në anën e djathtë të lumit Shushica (Monumentet X 1975. N.Ceka qendrat e fortifikuara të Amantias). Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha, dhe ishte qytet i pajisur edhe me Akropol. Por ndryshe nga Amantia, organizimi politik i së cilës ishte sipas Koinonit Grek, Olimpe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Në krye të qytetit ishte nëpunësi më i lartë ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari). Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, Olympe u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin OLYMPIASTAN."¹ Fshatin Mavrovë e përmend edhe diplomati francez Pukevili, i cili thot se ky fshat bëntë kripën më të mirë në ballkan.

¹- Gazeta "Metropol online", Amantia dhe marrëdhëniet e saj me qendrat e tjera E Hene, 01 tetor 2007.

Njerëz të shquar me origjinë nga ky fshat :