Isuf Rustemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Isuf Rustemi, Vlorë 1936

Isuf Rustem Mavrova (Osmanaj)

Jeta[redakto | përpunoni burim]

Lindi në fshatin Mavrovë, Vlorë, në vitin 1879 nga një familje e pasur nga ku trashëgoi edhe titullin "Aga". Në rininë e tij të hershme (1896), nuk pranoi të shkonte ushtar (nizam) në dhe të huaj dhe doli maleve si luftëtar (komit) bashkë me patriotë të tjerë si Selam Musai nga Salaria, Rrapo Meto nga Vranishti e Laze Malua nga Tërbaçi. Ka qënë një njeri me reputacion të madhë në të gjithë krahinën e Lumit të Vlorës. Ka marrë pjesë me çetën e tij në : kryengritjen e përgjithshme anti-osmane të Shqipërisë së Jugut të vitit 1911 qe u organizua në shtëpinë e tij në Mavrovë më 26 qershor të 1911 me përfaqësues të Komiteteve të Fshehta nga Korça, Çamëria, Mallakastra, Tepelena, Delvina, Përmeti dhe Skrapari[1] ; në luftimet e vitit 1912Qafën e Llogarasë kundra forcave greke në mbrojtje të qeverisë së parë shqiptare të Ismail Qemalit; në Luftën e Vlorës (një nga çetat përgjegjëse në rrethimin e Kotës dhe vrasjen e gjeneralit italian Gotti) ku u plagos rëndë[2] ; si fanolist, u plagos përsëri në Karbunarë të Lushnjes duke luftuar kundra forcave serbe dhe menshevike (siç e ka pohuar edhe vetë Isufi djemëve të tij, serbët dhe menshevikët ishin veshur me kostume popullore të shqipërisë së veriut) më 1924 që sollën Zogun në pushtet mbas revolucionit demokratik të kryesuar nga Fan Noli; gjithashtu pjesëmarrës me çetën territoriale, edhe pse në moshë të thyer, në Luftën e Dytë Botërore kundra forcave gjermano-balliste në betejen që u zhvillua në fshatin Drashovicë të Vlorës. Vdiq pak kohë pas kësaj beteje, në vitin 1943, në shtëpinë e tij në Slap të Mavrovës. Ai la pas një trashëgimi pratiotike dhe atdhedashëse tek fëmijët e tij : Gjeneral Bejto Isufi (Osmanaj), Kolonel Aranit Osmanaj, Dr. Nuredin Osmanaj (gjeolog) dhe Ervehe Osmanaj (mësuese).

  1. ^ Gaçe, Bardhosh. Arshi Selfo Dajlani - Një vatër Kombëtare në Kaninë. Botimet Ymeraj. f. 93–95. 
  2. ^ http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=18026.  Mungon ose është bosh |title= (ndihmë)