Shko te përmbajtja

Mbretëria e Komonuelthit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mbretëritë e Komonuelthit në blu. Ish-mbretëritë e Komonuelthit në të kuqe.

"Mbretëria e Komonuelthit" janë një organizatë ndërkombëtare shtetesh sovrane që janë anëtarë të Komonuelthit të Kombeve, ka Mbretin Çarlsi III si monark kushtetues dhe linjë të vazhdimësisë mbretërore të përbashkët me mbretëritë e tjera.[1][2] Që nga viti 1992, mbretëritë e Komonuelthit janë gjashtëmbëdhjetë.

Statuti i Westminster, i vitit 1931, garantonte për zotërimet e atëhershme - të listuara: Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Bashkimi i Afrikës së Jugut, Shteti i Lirë Irlandez dhe Njufaundlandi - pavarësi të plotë ose gati të plotë legjislative si anëtarë të barabartë të Komonuelthit Britanik të Kombeve, duke ndarë me Mbretërinë e Bashkuar një person si sovran përkatës të secilit. Pas kësaj, India dhe Pakistani, në vitin 1947 dhe Ceiloni në vitin 1948 u bënë dominione. Nga fillimi i viteve 1950, për të reflektuar barazinë ndërmjet shteteve në këtë grup, secila, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, por pa Irlandën dhe Indinë (që ishin shpallur në atë kohë të bëhet republika) u bë e njohur si mbretëri. Termi është përdorur zyrtarisht në Shpalljen e Pranimit të Elizabetës II Mbretëreshë e Britanisë, në vitin 1952.

Tashmë në këtë organizim ndërkombëtar përfshihen shtetet e mëposhtme:

Mbretëria Popullsia
(milionë)
Data e pavarësisë
Antigua dhe Barbuda0.091981
Australia23.251931
Bahamas0.341973
Barbados0.271966
Belize0.311981
Kanada34.021931
Grenada0.101974
Xhamaika2.741962
Zelanda e Re4.371931
Papua Guinea e Re6.861975
Shën Kits dhe Nevis0.051983
Shën Luçia0.171979
Shën Vincenti dhe Grenadinet0.111979
Ishujt Solomon0.541978
Tuvalu0.011978
Mbretëria e Bashkuar62.041931[3]
  1. "What is a Commonwealth Realm?" (në anglisht). Royal Household. Marrë më 6 tetor 2009.
  2. Royal Household. "Her majesty the Queen" (në anglisht). Queen's Printer. Marrë më 23 janar 2011.
  3. viti që kur konsiderohet një mbretëri e komonuelthit