Mbretëria e Ndaluar
Mbretëria e Ndaluar | |
---|---|
Viti | 2008 |
Regjia | Rob Minkoff |
Prodhimi | Casey Silver |
Skenari | John Fusco |
Bazuar në | {{{bazuar në}}} |
Në rolet kryesore | Jet Li Jackie Chan Michael Angarano Liu Yifei Collin Chou Li Bingbing |
Muzika | David Buckley |
Kinematografia | Peter Pau |
Montazhi | {{{cutter}}} |
Studioja kinematografike | {{{studio}}} |
Shpërndarë nga | {{{shpërndarësi}}} |
Data e daljes në kinema | 18 prill 2008 (SHBA) 24 prill 2008 (Kinë) |
Kohëzgjatja | 104 min. |
Shteti | ![]() |
Gjuha | Anglisht, gjuha madarine dhe gjuha katonese |
Vlerësimi | {{{vlerësimi}}} |
Buxheti | {{{buxheti}}} |
Fitimet | {{{fitimet}}} |
Paraprihet nga | {{{I_parapritur_nga}}} |
Pasohet nga | {{{I_ndjekur_nga}}} |
Mbretëria e Ndaluar (Anglisht: The Forbidden Kingdom; Kinezisht: 功夫之王: Gong Fu Zhi Wang) është një film i vitit 2008 i zhanrit aksion me regji të Rob Minkoff.
Përmbledhja e filmit[redakto | përpunoni burim]
Një djalë nga Bostoni Jugor me emrin Jason është fans i filmave me arte marciale. Pas një përleshje me një djalë, Jason me një shkop rrëzohet nga banesa në tokë. Ku Jason zgjohet, ai e gjen veten në një vend të lashtë dhe i sheh disa ushtarë që e kërkojnë shkopin që e ka Jason. Jason vrapon prej ushtarëve, por ushtarët e rrethojnë Jason. Por një pijanec i cili supozohet se është "i pavdekshëm" e shpëton Jason. Pijaneci dhe Jason shkojnë në një vend, ku pijaneci i tregon një histori mes mbretit të majmunëve dhe luftëtarit Jade. Ushtarët vijnë tek ata dhe i thotë Jason që t'ia jep atyreve shkopin ose përndryshe ai do të vdesë. Pijaneci përleshet me ushtarët e Jades, ndërsa një vajzë me emrin Harabeli i shpëton ata. Harabeli i tregon pijanecit dhe Jason se Jade i ka vrarë prindërit e saj.
Kur luftëtari Jade e merr vesh se kush e ka shkopin, ai e dërgon shtrigën me flokë të bardha që ta merr shkopin. Jason, Lu Yan (pijaneci) dhe Harabeli e takojnë një njeri me veshje të bardha i cili i'a merr shkopin atyreve. Lu Yan dhe njeriu luftojnë njërin me tjetrin dhe pas luftës njeriu bashkohet me ta për ta çliruar mbretin e majmunëve. Njeriu me veshje të bardha dhe Lu Yan e mësojnë Jason se si të luftojë. Më vonë ata e takojnë shtrigën dhe përleshen me njërin tjetrin dhe pastaj shtriga e gjuan një shigjetë drejtë Lu Yan.
Jason shkon në mbretërin për ta kthyer shkopin me kusht që ta merr pijen e pavdekshme, por Jade kërkon Jason të luftojë me shtrigën. Ni Chang (shtriga) e mposhtë Jason dhe Jade e urdhëron ushtarët e tij t'a ekzekutojnë Jason. Prifti dhe njerëzit e tjerë e shpëtojnë Jason dhe luftojnë kundër Jade dhe njerëzve të tij. Lu Yan e pinë pijen e pavdekshme, kurse prifti lëndohet nga Jade, por prifti i'a jep shkopin Jason dhe Jason e çliron mbretin e majmunëve. Mbreti i majmunëve lufton kundër perandorit Jade. Harabeli tenton ta vrasë Jade, por Jade e vret Harabelin. Lu Yan lufton kundër Ni Chang dhe Lu Yan e gjuan shtrigën nga pallati në tokë. Pas një beteje të gjatë, Jade goditet me thikë nga Jason.
Pas betejës, Jason kërkon të kthehet në shtëpi. Kërkesa e tij plotësohet dhe ai zgjohet në vendin ku u rrëzua. Ai e mposhtë Luponin, djalin i cili u përleshë më parë. Filmi përfundon ku Jason ushtrohet kung fu me një shkop.
Luajnë[redakto | përpunoni burim]
- Jackie Chan si Lu Yan, pijanec
- Jet Li as mbreti i majmunëve, prifti
- Michael Angarano si Jason Tripitikas, protagonisti kryesor
- Collin Chou si luftëtari Jade, antagonisti kryesor
- Liu Yifei ai Harabeli
- Li Bingbing si Ni-Chang, shtriga me flokë të bardha