Mbrojtësi i Dy Xhamive të Shenjta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mbrojtësi i Dy Xhamive të Shenjta (arabisht: خَـادِم الْـحَـرَمَـيْـن الـشَّـرِيْـفَـيْـن‎, Khādim al-Ḥaramayn aš-Šarīfayn; Turqisht: İki kutsal caminin hizmetkârı) është titull që është përdorur nga shumë udhëheqës Islam përfshirë nga Dinastia Ejubid, sulltanati Mamluk, sulltanët e Perandorisë Osmane dhe në kohën e sotit nga mbretërit e Arabisë Saudite.[1] Titulli i referohet udhëheqësit i cili është përgjegjës për mbrojtjen e dy xhamive të shenjta: Xhamia e ShenjtëMekë dhe Xhamia e PejgamberitMedine.[1][2]

Seladin Ejubi është udhëheqësi i parë që morri këtë titull

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Besohet se personi i parë që ka pasur këtë titull ishte Seladini.[3]

Pas mposhtjes së Mamlukut dhe marrjes së kontrollit të Mekës dhe Medines në vitin 1517, sulltani otoman Selimi I e miratoi titullin. Në vend që të thirret Sundimtar i Dy Qyteteve të Shenjta, ai pranoi titullin Shërbëtor i Dy Qyteteve të Shenjta.[4][5][6] Ky titull u përdor nga të gjithë sulltanët halife të mëdhenj osmanë deri në Mehmed VI (1861-1926), i fundit.

Mbreti i parë i Arabisë Saudite që mori titullin ishte Feisal bin Abdulaziz (1906-1975). Pasardhësi i tij Halid nuk e përdorte këtë titull,[3] por pasardhësi i tij i fundit Fehd e zëvendësoi titullin me termin "Madhëria e Tij".[7] Mbreti i tanishëm, Selmani, mori titullin e njëjtë pas vdekjes së mbretit Abdullah, vëllai i tij i gjysmë, më 23 janar 2015.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Wood, Paul (1 gusht 2005). "Life and legacy of King Fahd". BBC News. Marrë më 6 prill 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Custodian of the Two Holy Mosques King Abdullah bin Abdulaziz". The Saudi Embassy in Tokyo, Japan. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2011. Marrë më 6 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Fakkar, Galal (27 janar 2015). "Story behind the king's title". Arab News. Xheda. Marrë më 27 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Freidun Emecen, Selim I, TDV İslam Ansiklopedisi, Vol.36, p.413-414. (Turqisht)
  5. ^ İlber Ortaylı, "Yavuz Sultan Selim", Milliyet (Turqisht)
  6. ^ İlber Ortaylı, "Surre alayı Topkapı Sarayı’ndan geçiyor", Milliyet, 20 prill 2008 (Turqisht)
  7. ^ "Fahad played pivotal role in development". Gulf Daily News. 2 gusht 2005. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2013. Marrë më 2 shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)