Mejtepi Mylkie
Mejtepi Mylkie (turqisht: Mekteb-i Mülkiye; Shkolla Perandorake), e themeluar më 12 shkurt, të vitit 1859 në Stamboll, ishte një shkollë të lartë profesionale në Perandorinë Osmane. Pas themelimit të Republikës së Turqisë, Shkolla u zhvendos në vitin 1936 në lagjen Cebeci të Ankaras. Më 4 dhjetor 1938, shkolla riemërua si "Shkolla e Shkencave Politike" (tr: Siyasal Bilgiler Okulu).
Më në fund, më 3 prill 1950, ajo u inkorporua si fakultet i Universitetit të Ankarasë si Fakultetit të Shkencave Politike (tr: Siyasal Bilgiler Fakültesi). Fakulteti i Shkencave Politike tashmë ofron arsim të lartë në fushën e Shkencave Politike, Financave Publike, Ekonomisë, Administratës Publike, Ekonomisë së Punës, Administrimit të Biznesit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla u themelua në Stamboll në vitin 1859 si shkollë e lartë për trajnimin dhe formimin e Administratës së lartë të Perandorisë Osmane. Në fillim ajo u quajt "Mekteb-i Mülkiye-i Şahane" në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por në vitin 1918 emri ju ndryshua në "Mekteb-i Mülkiye", tashmë nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit.
Pas themelimit të Republikës së Turqisë, me kërkesë të Presidentit Atatürk, shkolla u zhvendos për në Ankara, dhe u riemërua si "Shkolla e Shkencave Politike". Në 23 Mars 1950, Shkolla u vendos nën organigramën e Universitetit të Ankarasë, duke u riformatuar si Fakulteti i Shkencave Politike.
Programet Master dhe Doktoraturë u implementuan për herë të parë gjatë vitit akademik 1955-56. Në vitin 1982 Fakulteti u riorganizua përsëri, duke rritur numrin e departamenteve të specializuara në gjashtë: Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike dhe Administratë Publike, Ekonomi, Financa Publike, Administrim Biznesi, Ekonomia Punës dhe Marrëdhëniet Industriale.
Stafi dhe Alumni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alumnit e Fakultetit, të cilët njihen edhe si "Mülkìyelìler", shpesh punësohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, atë të Financave Publike dhe në institucione të tjera publike, ku përfshihen bankat dhe kompanitë e mëdha. Një numër studentësh kanë shërbyer si kryeministra, ministra, deputetë, ambasadorë dhe guvernatorë.
Alumni të Famshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Abdülkadir Aksu (lindi më 1944), politikan
- Mehmet Ağar (lindi më 1951), shef policie, politikan, ministër i qeverisë Turke dhe kryetar i Partisë Demokratike të Turqisë (DP)
- Rıdvan Akar (lindi më 1961), gazetar dhe autor
- Ekrem Alican (1916-2000), politikan, ministër i qeverisë Turke dhe kryetar i Partisë Turqia e Re (YTP)
- Ertuğrul Apakan (lindi më 1947), diplomat
- İnal Batu (1936-2013), diplomat and politikan
- Hikmet Bilâ (1954-2011), kolumnist
- Necdet Calp (1922-1998), politikan
- Cengiz Çandar (lindi më 1948), gazetar
- Mevlüt Çavuşoğlu (lindi më 1968), politikan
- Hikmet Çetin (lindi më 1937), politikan, ish-ministër i qeverisë Turke dhe kryetar i Partisë Republikane të Popullit (CHP)
- Sulejman Delvina (1884-1932), politikan Shqiptar
- Nexhip Draga (1867-1920), politikan Shqiptar
- Shukri el-Kuvatli (1891-1967), presidenti i 8-të i Sirisë
- Abdullah Oxhalan (lindi më 1946), udhëheqësi i Partisë së Puntorëve të Kurdistanit
- Halil Ergün (lindi më 1946), aktor
- Rauf Fico (lindi më 1881), politikan dhe diplomat Shqiptar
- Mesut Jëllmaz (lindi më 1947), politikan and ish-Kryemenistër
- Vecdi Gönül (lindi më 1939), politikan dhe ish-Ministër i Mbrojtjes
- Şükrü Sina Gürel (lindi më 1950), diplomat, politikan dhe ish-Ministër i Marrëdhënjeve me Jashtë
- Aydın Güven Gürkan (1941-2006), akademik, politikan
- Hasan Celal Güzel (lindi më 1946), politikan dhe gazetar
- Necip Hablemitoğlu (1954-2002), historian and intelektual
- Vahit Melih Halefoğlu (lindi më 1919), diplomat, politikan
- Mustafa Kamalak (lindi më 1948), politikan
- Cezmi Kartay (1920-200), politikan
- Ahmet Taner Kışlalı (1939-1999), akademik
- Atilla Koç (lindi më 1946), politikian
- İsmet Kotak (1939–2011), politikan Cipriot Turk
- Hayri Kozakçıoğlu (1938-2013), politikan
- Yalçın Küçük (lindi më 1938), ekonomist dhe historian
- Ferit Melen (1906-1988), politikan and ish-Kryemenistër
- Altan Öymen (lindi më 1932), gazetar, autor, politikan
- Abdüllatif Şener (lindi më 1954), akademik, politikan
- Aras Onur (lindi më 1982), autor, poet
- Adnan Sezgin (lindi më 1954), ish futbollist
- Emre Taner (lindi më 1942), ish-Drejtor i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MİT)
- Osman Nuri Tekeli (lindi më 1893), guvernator province
- Mümtaz'er Türköne (lindi më 1956) akademik dhe autor
- Rıza Türmen (lindi më 1941), ish-gjyqtar i Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut
- Ahmet Üzümcü (lindi më 1951), diplomat
- Salih Uzun (lindi më 1970), politikan