Jump to content

Mejtepi Mylkie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mekteb-i Mülkiye)

Mejtepi Mylkie (turqisht: Mekteb-i Mülkiye; Shkolla Perandorake), e themeluar më 12 shkurt, të vitit 1859 në Stamboll, ishte një shkollë të lartë profesionale në Perandorinë Osmane. Pas themelimit të Republikës së Turqisë, Shkolla u zhvendos në vitin 1936 në lagjen Cebeci të Ankaras. Më 4 dhjetor 1938, shkolla riemërua si "Shkolla e Shkencave Politike" (tr: Siyasal Bilgiler Okulu).

Më në fund, më 3 prill 1950, ajo u inkorporua si fakultet i Universitetit të Ankarasë si Fakultetit të Shkencave Politike (tr: Siyasal Bilgiler Fakültesi). Fakulteti i Shkencave Politike tashmë ofron arsim të lartë në fushën e Shkencave Politike, Financave Publike, Ekonomisë, Administratës Publike, Ekonomisë së Punës, Administrimit të Biznesit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Mejtepi Mylkie

Shkolla u themelua në Stamboll në vitin 1859 si shkollë e lartë për trajnimin dhe formimin e Administratës së lartë të Perandorisë Osmane. Në fillim ajo u quajt "Mekteb-i Mülkiye-i Şahane" në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por në vitin 1918 emri ju ndryshua në "Mekteb-i Mülkiye", tashmë nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit. 

Pas themelimit të Republikës së Turqisë, me kërkesë të Presidentit Atatürk, shkolla u zhvendos për në Ankara, dhe u riemërua si "Shkolla e Shkencave Politike".  Në 23 Mars 1950, Shkolla u vendos nën organigramën e Universitetit të Ankarasë, duke u riformatuar si Fakulteti i Shkencave Politike.

Programet Master dhe Doktoraturë u implementuan për herë të parë gjatë vitit akademik 1955-56. Në vitin 1982 Fakulteti u riorganizua përsëri, duke rritur numrin e departamenteve të specializuara në gjashtë: Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike dhe Administratë Publike, Ekonomi, Financa Publike, Administrim Biznesi, Ekonomia Punës dhe Marrëdhëniet Industriale.

Alumnit e Fakultetit, të cilët njihen edhe si "Mülkìyelìler", shpesh punësohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, atë të Financave Publike dhe në institucione të tjera publike, ku përfshihen bankat dhe kompanitë e mëdha.  Një numër studentësh kanë shërbyer si kryeministra, ministra, deputetë, ambasadorë dhe guvernatorë.

Alumni të Famshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]