Mesxhidi në Sllakoc të Epërm
Mesxhidi në Sllakoc të Epërm | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Sllakoc i Epërm, Gjilan, Kosovë |
Ndërtuar | 1770 |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 197 |
Mesxhidi në Sllakoc të Epërm është një monument i trashëgimisë kulturore në Sllakoc i Epërm, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mesxhidi në Sllakoc është i vitit 1770. Objekti është i ndërtuar me material të dobët. Vetëm themelet e mureve janë bërë me gurë, ndërsa vetë muret janë punuar nga shtylla druri të thurura me thupra, ndërsa më pas janë lyer me llaç balte, e mbi të një gëlqerosje. Sipërfaqja e sallës origjinale e vitit 1770 është 7.40 x 5.20m. Në vitin 1973, objekti është zgjeruar nga një aneks, i cili e ka rritur sallën për 2.60m, ndërsa një hajat i mbyllur që qëndron para sallës së hyrjes ka përmasat 3.20 me 7 m. Tani sipërfaqja e Mesxhidit është 14,10 x 8,20m.
Salla e lutjeve ka 7 dritare gjithsej që e dritësojnë mirë brendësinë, ani pse lartësia e saj nuk i kalon 2.30m. Tavani i sallës i punuar nga dërrasat mbështetet edhe në katër shtylla mbi të cilat qëndron nga një arkitra tejpërtej gjatësisë së sallës.
Kulmi katërujës, i mbuluar me tjegulla pikon, ndërsa fasada e jashtme është prishur vende - vende. Prishje vërehen edhe në muret e aneksit, në hyrje të hajatit.
Në vitin 2014, me miratimin e Komisionit të MRKS, xhemati i këtij fshati, ka ndërtuar një minare tradicionale dhe objekti tani trajtohet si xhami. Minarja është e ndarë krejtësisht nga objekti, pra nuk ka ndonjë pikëtakim. Sipërfaqja e përgjithshme e truallit të mesxhidit është 10 ari. Në këtë xhami zhvillohet mësim-besimi.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Kadriu, Sherafedin. Trashëgimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit. Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani". fq. 58–59. ISBN 978-9951-8760-3-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |