Michio Kaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Miçio Kaku
加来 道雄
Fotoporteti
Emri Miçio
Mbiemri Kaku
Lindur më 24 janar 1947
Lindur në San Jose, Kaliforni, Sh.B.A
Kombësia Japoneze
Shtetësia Amerikane
Profesioni Fizikant teoricien, futurist, shkrimtar

Miçio Kaku (Japon. 加来 道雄), i lindur më 24 janar 1947 në San Jose, Kaliforni, Sh.B.A, është një fizikant teoricien, futurist dhe popullarizues i shkencës. Mban aktualisht detyrën e profesorit të fizikes teorike ne Kolegjin e Nju Jorkut, është autor i shumë librave për fizikën dhe artikujve në internet për të njejtën temë nga të cilët, dy janë fitues të çmimit Best-Seller të Nju Jorkut: Fizika e se Pamundurës në 2008 (tit. origjin. Physics of the Impossible) dhe Fizika e së Ardhmes në 2011 (tit. origjin. Physics of the Future).

Jeta e hershme dhe arsimimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Miçio u lind në San Josenë e Kalifornisë nga prindër japonezë me origjinë tibetiane. Gjyshi i tij erdhi në Sh.B.A për të marrë pjesë në operacionin e pastrimit pas termetit të San Franciskos në 1906 ndërsa babai i tij u lind në Kaliforni por u arsimua në Japoni dhe fliste vetem pak anglisht. Prindërit e tij u njohën në bazën e luftës të liqenit Tjul ku u lind dhe vëllai i tij. Kaku shkoi në shkollën e mesme "Kjuberlei" në Palo Alto ku dhe u dallua ndër studentët e tjerë gjatë një projekti të thjeshtë shkencor, ku arriti që në garazhdin e prindërve të tij të ndërtonte një përshpejtues grimcash. Qëllimi i tij ishte të krijonte një rreze mjaftueshëm të fortë gama për të përftuar një sasi antilënde. Në panairin shkencor kombëtar në Albukjuerke, Nju Meksiko, ai tërhoqi vëmendjen e fizikantit Eduard Teller i cili e mori Kakun si nxënësin e tij duke i dhënë më pas bursën e shkollës "Hertz" të inxhinierisë. Kaku, nxënësi më i mirë i klasës së fizikës, u dipllomua në Universitetin e Hauardit me titullin ''summa cum laude'' (me nderin më të lartë) në 1968 ndërsa në 972 mori doktoraturën në Laboratorin e Rrezatimit "Berklei" në Universitetin e Kalifornisë. Gjatë luftës së Vietnamit, Kaku kreu shërbimin ushtarak në Fort Benijng, Xhorxhia dhe më pas këmbësorinë e avancuar në Fort Luis, Uashington. Sidoqoftë lufta e Vietnamit mbaroi përpara së ai të kishte mundësi të përfundonte shërbimin ushtarak.

Karriera akademike[redakto | redakto tekstin burimor]

Miçio ka qenë anëtar i Institutit për Studime të Avancuara në Prajston dhe në Universitetin e Nju Jorkut gjatë 1973 dhe 1990 ndërsa aktualisht ai mban karrigen e Henri Sematit si profesor në fizikën teorike në Kolegjin e Nju Jorkut. Ai ka mbi 70 artikuj të publikuar në gazeta fizike si Physical Review duke mbuluar tema si teoria e fijeve, supergravitetin, supersimetrinëe dhe fizikën kuantike. Ne 1974, së bashku me prof. Keixhi Kikaua, ai ishte i pari që dha një pvrshkrim të teorise së fijeve në një formë fushore.

Librat[redakto | redakto tekstin burimor]

Kaku është autor i një numri të madh librash shkencorë:

Hiperhapësira ishte Best-Seller dhe u votua si një nga librat më të mirë shkencorë të vitit nga New York Times dhe Washington Post. Botë paralele ishte një nga librat finalist për çmimin e Samuel Xhonsonit për librat jo fantastikë në Mbretërinë e Bashkuar. Fizika e së Pamundurës dhe Fizika së Ardhmes u vleresuan te dy si Best-Seller në Nju Jork.

Radio[redakto | redakto tekstin burimor]

Kaku është prezantuesi i nje emisioni të perjavshëm, një orësh të quajtur "Eksplorimet" i cili trajton tema të përgjithshme nga shkenca, lufta, paqja dhe mjedisi. Në prill të 2006, Miçio filloi transmetimin e "Fantastikes së Shkencës" në 90 radiostacione dhe në ditët e sotme numri është shtuar në 130 radiostacione. Programi është ideuar si një emision me telefonata live të fokusuara në "futurologjinë", të ardhmen e shkencës. Të ftuarit specialë përfshijnë laureatë të ndryshëm të Nobelit dhe kërkues të famshvm në fushat e teorisë së fijeve, udhëtimit në kohë, vrimave të zeza, terapisë së geneve, studimit të plakjes, udhëtimit të hapësirës dhe inteligjencës artificiale. Kaku është gjithashtu një i ftuar i shpeshtë në shumë programe për tema nga më të ndryshmet ku mund te dallohet tema per jashtëtokësorët e diskutuar në programin "Coast to Coast AM" më 30 nëntor 2007 ku ai rideklaroi besimet e tija se egziston një probabilitet 100% i sigurt qv jeta jashtëtokësore egziston diku në univers. Kaku gjithashtu ka qënë shpesh herë i ftuar në talk show të ndryshëm për tv diskutuar filma fantastiko shkencorë të famshëm si "Kthim në të ardhmen" dhe "Të humburit" si dhe teoritë e udhetimit në kohë në të cilat këto filma fokusohen.

Televizioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1999 Kaku ishte një nga shumë shkencëtarët e përfshirë në dokumentarin "Unë dhe Isak Njutoni" me regji të majkëll Aptid, fitues i shumë çmimeve kinematografike. Në 2005 ai u shfaq në dokumentarin e shkurtër "I fiksuar dhe Shkencëtar", një dokumentar që fliste për mundësinë e udhëtimit në kohë dhe për njerëzit që e ëndërronin diçka të tillë. Në po të njejtin vit, Kaku u shfaq në dokumentarin "UFO-t: Të shikosh është të Besosh" në të cilin deklaroi se megjithse besonte që kishte shumë pak mundësi që jashtëtokësorët të kenë vizituar ndonjeherë Tokën, ne duhet t'i mbanim mendjet e hapur për mundësinë e egzistencës së ndonjë civilizimi jashtëtokësor me teknologji super të avancuar në ndonje cep të universit. Eksplorimet ndëryjore dhe jeta aliene ishin gjithashtu temat e diskutuara prej tij në "Planeti Alien" i Discovery Channel dhe "Teoria e Relativitetit tv Ajnshtajnit" në History Channel. Në shkurt të 2006, Miçio u shfaq si prezantuesi i dokumentarit me katër pjesë të shkruar nga vetë ai, "Koha" ne te cilin diskutohet për natyrën e mistershme të kohës. Pjesa e parë e serive përfshin kohën personale dhe se si ne e perceptojmë dhe masim kalimin e kohës. Seria e dytë merret me mënyrat pvr t'ia hedhur kohës dhe eksplorimin e mundësive për të rritur jetën e gjallesave të ndryshme. Koha gjeologjike, e mbuluar në serinë e tretë, eksploron epokat e Tokës dhe Diellit ndërsa pjesa e katërt dhe e fundit mbulon temën e kohës kozmologjike, fillimin e kohës dhe ngjarjet që ndodhën në çastin e Big Bangut. Me 28 janar të 2007 Miçio prezantoi seritë e dokumentarit me tre seri "2057" të Discovery Channel i cili diskuton se si mjeksia, qyteti dhe energjia mund të ndryshojnë në 50 vitet në vijim. Në 2008 Kaku ishte prezantuesi i dokumentarit tre-orësh të BBC, "Vizione të së Ardhmes" i cili fliste për të ardhmen e kompjuterave, mjeksisë dhe fizikën kuantike. Gjiithashtu në po të njejtin vit ai u shfaq dhe në disa episode të serive të "Universi-t" tv transmetuar nga History Channel. Me 1 dhjetor 2009 ai fillon duke prezantuar një dokumentar me 12 seri të përjavshme në Science Channel të quajtuara: "Fantashkenca: Fizika e së Pamundurës", bazuar ne librin e tij best-seller. Çdo episod 30 minutësh diskutonte bazat shkencore mbas skemave imagjinare si udhëtimi në kohë, universet paralele, pvrthyerja e hapësirës, anijet yjore, shpatat me lazer, mburojat me mbrojte elektromagnetike, teletransportimi, padukshmëria, krijimi i armëve me fuqi për të shkatërruar planete të tërë dhe madje dhe superfuqitë dhe disqet fluturues. Në secilën seri përfshiheshin intevista me shkencëtarët më të mirë të botës duke punuar me prototipe të këtyre teknologjive, intervista me fansa të fantashkencës, data të përafërta për mundvsitë se kur këto lloj teknologjish mund të jenë të arritshme, pjesë nga filmat fantastiko-shkencorë dhe efekte speciale me grafika kompjuterike. Në 2010 ai filloi të shfaqej në seritë të quajtura "Shkenca e Lojërave" të transmetuara në uebsajtin gametrailers.com, duke diskutuar për aspektet shkencore të lojërave te ndryshme elektronike tv famshme si Mass Effect 2 dhe Star Wars: The Force Unleashed.Me 11 tetor të 2010 Miçio Kaku u shfaq në dokumentarin e BBC "Çfare ndodhi përpara Big Bangut" ku ai propozoi teorinë e tij se universi ishte krijuar nga hiçi. Ai gjithashtu shfaqet në vidjot ekstra të versionit të vitit 2012 të filmit Total Recall, duke diksutuar për aspektet teknologjike të sv ardhmes të diskutara në film. Me 26 shkurt 2013, Miçio ishte i ftuar në programin e Stefen Kolbertit, "Reporti i Kolbertit", ku ai diskutoi për përplasjet e shmangura në mënyrë fatlume kohët e fundit të Tokës me asteroidet.

Lista e Dokumentareve[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ne jemi kavjet (We Are the Guinea Pigs) 1980
  • Kufijtë (Borders) 1989
  • Kënaqësitë Sintetike (Synthetic Pleasures) 1995
  • Ajnshtajni i Zbuluar (Einstein Revealed) 1996
  • E Ardhmja Fantastike (Future Fantastic) 1996
  • Universi i Stiven Hokings (Stephen Hawking's Universe) 1997
  • Bioperfeksioni: Ndërtimi i një rrace të re njerzore (Bioperfection: Building a New Human Race) 1998
  • Eksodi i Tokes (Exodus Earth) 1999
  • Unë dhe Isak Njutoni (Me & Isaac Newton) 1999
  • Hapësira: Gropa e Fundit e Plehrave (Space: The Final Junkyard) 1999
  • Universe Paralele (Parallel Universes) 2001
  • Horizonti: "Udhëtimi në Kohë" (Horizon: "Time travel") 2003
  • Robo Sapiens (Robo sapiens) 2003
  • Mëndje Brilante: Sekreti i Kozmosit (Brilliant Minds: Secret Of The Cosmos) 2003
  • NOVA: "Universi Elegant" (Nova: "The Elegant Universe") 2003
  • Hoking (Hawking) 2004
  • Planeti Alien (Alien Planet) 2005
  • UFO-të: "Të shikosh është të besosh" (UFOs: Seeing Is Believing) 2005
  • Ditët e fundit në Tokë (Last Days on Earth) 2005
  • I fiksuar dhe shkencor (Obsessed & Scientific) 2005
  • Horizonti: "Simfonia e pambaruar e Ajnshtajnit" (Horizon: "Einstein's Unfinished Symphony") 2005
  • Rruga për në Ndarjen Atomike: Historia e Liza Meitner dhe Oto Han (The Path to Nuclear Fission: The Story of Lise Meitner and Otto Hahn) 2006
  • Koha (Time) 2006
  • 2057 (2057) 2007
  • Universi (The Universe) 2007
  • Makina e së Ardhmes (Futurecar) 2007
  • Vizione të së Ardhmes (Visions of the Future) 2008
  • Horizonti: "Guida presidenciale e shkencës (Horizon: "The President's Guide to Science") 2008
  • Stiven Hokings: Mjeshtri i Universit (Stephen Hawking: Master of the Universe) 2008
  • Jashtë Hijeve: Historia e Irena Xholiot-Kyri dhe Frederik-Xholiot Kyri (Out from the Shadows: The Story of Irène Joliot-Curie and Frédéric Joliot-Curie) 2009
  • Horizonti: "Kush ka frikë nga një Vrimë e Madhe e Zezë" (Horizon: "Who's Afraid of a Big Black Hole") 2009–2010
  • Fantashkencë: Fizika e së Pamundurës (Sci Fi Science: Physics of the Impossible) 2009–2010
  • Si punon Universi (How the Universe Works) 2010
  • Të shikosh Vrimat e Zeza (Seeing Black Holes) 2010
  • Horizonti: "Çfare ndodhi para Big Bangut? (Horizon: "What Happened Before the Big Bang?") 2010-2011
  • Profetët e Fantashkencës (Prophets of Science Fiction) 2011
  • Përmes Vrimës së Krimbit (Through the Wormhole) 2011
  • Shkenca e Doktor Kushit (The Science of Doctor Who) 2012

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Webfaqja zyrtare

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]