Milaim Fetai
This article may require cleanup to meet Wikipedia's quality standards. The specific problem is: Formuluar si rezyme. |
Prof. Dr. Milaim Fetai | |
---|---|
Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kroaci | |
Titullar | |
Në detyrë maj 2021 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Çegran, Komuna e Gostivarit Maqedoni e Veriut | 11 korrik 1958
Shkollimi | Universiteti i Zagrebit |
Prof. Dr. Milaim Fetai (11 korrik 1958-) është ambasadori i tanishëm i Maqedonisë së Veriut në Kroaci që prej vitit 2021.[1] Ai shquhet edhe për veprimarinë e tij në fushën mediatike, duke përfshirë punën e tij si drejtor i përgjithshëm i televizionit Alsat gjatë viteve 2004 dhe 2005, si dhe pjesëmarrjes së tij në Këshillin për Radio Difuzion të Republikës së Maqedonisë.
Arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore e ka kryer ne Çegran. Gjimnazin e ka kryer në Gostivar. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit. Në po këtë Fakultet ka fituar edhe titullin e Magjistrit të Shkencave Politike në fushën e Marrëdhenieve Ndërkombëtare.
Ciklin e tretë të studimeve të doktoraturës e ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, në Institutin për Studime Evropiane nën udhëheqjen shkencore të Prof. Dr. Zhezair Zaganjorit dhe ka fituar gradën shkencore Doktor i shkencave politike.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër 1997-2003 ka punuar në Këshillin për Radio Difuzion të Republikës së Maqedonisë si zëvendëskryetar i Këshillit. Gjatë viteve 2004 dhe 2005, ai shërbeu në Alsat-M si Drejtor i Përgjithshëm. Ne vitin 2008 ka punuar si Drejtor i Përgjithshëm në drejtorin për afirmimin dhe përparimin e kulturës së bashkësive në Maqedoni.
Prej vitit 2010 deri 2014 ka punuar në Këshillin për Radio Difuzion të Republikës së Maqedonisë në vendin e punës “zëvendës i Kryetarit të Këshillit”. Prej vitit 2014 - 2021 është i zgjedhur si anëtar i Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të RMV-së. -Prej vitit 2010 Milaim Fetai është në mardhënie të rregullt pune në fakultetin e drejtësisë pran Universitetit të Tetovës;
Angazhimi në procesin mësimor-pedagogjik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) është i angazhuar në cilësinë e ligjëruesit-mësimdhënësit që nga viti shkollor 2001/2002, kurse prej vitit 2009/2010 është i angazhuar edhe në Fakultetin Juridik – Departamenti i Gazetarisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në fakultetin e Administratës Publike në Kumanovë të Universitetit Shtetëror të Tetovës për lëndët: E drejta Ndërkombëtare Publike, Sistemi Politik, Qeverisja lokale, Mediat dhe marrëdhëniet ndëretnike etj. Në vitin shkollor 2007/8 ka qenë i angazhuar si ligjërues për lëndën E drejta Ndërkombëtare Publike në Fakultetin Juridik të “College University Studies“ në Strugë.
Aktivitete profesionale, shoqërore dhe humanitare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjat qëndrimit në Kroaci prej vitit 1977 deri në vitin 1991 ka qenë i kiçur në organizimin e jetës kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve.
Sidomos gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, ka qenë nji ndër themeluasit e PPD (partia për prosperitet demokratik) për Kroaci si sekretar i parë i sajë.
Anëtar i Shoqatës Kroate për Bashkëpunim Ndërkombëtar (HUMS) me seli në Zagreb;
I angazhuar në Qendrën për Zhvillimin e Mediave me seli në Shkup.
Kam marr pjesë në tubimet ndërkombëtare, ku janë trajtuar tema nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, siguria regjionale, roli i mediave në shtetet në tranzicion etj, Shkup në vitin 2001; Londër në vitin 2003;
Në vitin 2004 ka qenë i angazhuar në Programin “Pace” të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Britanisë së Madhe në Maqedoni si ligjërues në qendrën për trajnimin e administratorëve në Shkup.
Në konfereca ndërkombëtare në Dubrovnik-Shipan, në vitin 2004; 2005; 2006; 2007; 2009; 2010; 2015; 2016; 2017.
Zagreb, 2005, 2006, 2010. Bruksell 2012, Budva 2013 etj.
Në disa nga këto tubime kam prezantuar edhe punime shkencore-profesionale.
Me këtët rast vlenë të theksohet edhe mbështetja që e ka dhanun për themelimin dhe zhvillimin e mediave elektronike në Maqedoni ku sot ka afër 30 radio dhe televizione që emetojnë program kryesishtë në gjuhën shqipe në nivel shtetror, rajonal dhe lokal.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prof. dr. Milaim Fetai ka publikuar Monografinë: Marrëveshja e Ohrit bazë e demokratizimit dhe e integrimit Euroatlntik të Maqedonisë.
Botuar nga Instituti për Studime Politike dhe Ndëkombëtare ( ISPN ), Shkup 2017. Fq 264. ISBN 978-608-4801-12-2.
1) Fushat e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Bashkësisë Europiane (Podrućja suradnje Makedonije i Europske unije); ky punim është botuar në revistën Međunarodne studije, Zagreb, nr. 2-3/2001, f. 166-186.;
2) Maqedonia dhe Bashkësia Europiane (Makedonija i Europska unija); ky punim është botuar në revistën Međunarodne studije, Zagreb, nr. 2/2004, f. 57-73.
3) Zgjidhja e çështjes së pozitës së pakicave etnike është kusht për stabilizim të shtetit multietnik (Rjesavanje položaja etničkih manjina je uvjet za stabilnost multietničke države) botuar në revistën Međunarodne studije Zagreb, nr. 3-4/2004, f. 146-154
4) Roli i Misioneve Paqësore Ndërkombëtare për ruajtjen e paqës dhe të stabilitetit në Maqedoni. (Uloga međunarodnih mirovnih misija u očuvanju mira i stabilnosti u Makedoniji); ky punim është botuar në: Godišnjak Yearbook, Šipan 2005“ redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura “ nakladno-istraživacki zavod“ Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2006, f. 52-60.
5) Maqedonia dhe Menaxhimi me krizat (Macedonia and Crisis Management) ky punim është botuar në: “Godišnjak Yearbook, Šipan 2006“ redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura , “nakladno-istraživacki zavod” Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2007, f. 152-158.
6) Maqedonia dhe NATO- (Makedonija i NATO) ; ky punim është botuar në: Godišnjak Yearbook, Šipan 2007“ redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura “ nakladno-istraživacki zavod“ Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2008, f. 122-131.
7) Maqedonia dhe NATO- Kontesti për emrin kushtetues të Maqedonisë. (Makedonija i NATO); ky punim është botuar në: Godišnjak Yearbook, Šipan 2008“ redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura “ nakladno-istraživacki zavod“ Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2009, 169-181.
8) Procesi i integrimit Euroatlantik të Maqedonisë dhe vështirësitë me të cilat ky proces përballet; ky punim është botuar në: ULPIANUS, Tetovë, nr 1 viti 2012, revistë ndërkombëtare shkencore e shoqatës së juristëve shqiptar të RM.
9. Kontesti me Greqinë dhe integrimet e Maqedonisë; ky punim është botuar në revistën për kulturën politike dhe dialogun: Civil Media, Shkup 2011.pp 94-104.
10. Bazat politike-juridike të bashkëpunimit të Maqedonisë me bashkimin Evropian; ky punim është botuar në revistën ndërkombëtare shkencore - juridike Ulpianus nr. 2/2014, Fakulteti juridik, Universiteti i Tetovës, Tetovë 2014. pp. 213-223.
11. Ndikimi i Marrëveshjes së Ohrit në procesin e decentralizimit në Maqedoni; ky punim është botuar në revistën ndërkombëtare shkencore - juridike Justicia nr. 8/2017, Fakulteti juridik, Universiteti i Tetovës, Tetovë 2017. pp. 101-108.
12. Rrugëtimi i Maqedonisë për tu bërë anëtare e plotë e NATO-s. Ky punim është botuar në revistën shkencore ndërkombëtare CENRTUM nr. 9/2018, nga Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional në Shkup 2018. fq. 277-287.
13. A brief overview on cooperation and challenges for Macedonia to join NATO. Botuar në Revistën ndërkombëtare për shkencat shoqërore “VIZIONE “ 29/2018. Shkup. Fq. 409-417.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Министерство за надворешни работи". Ministry of Foreign Affairs. Marrë më 2023-12-09.