Milanov Kallupi
Milianov Kallupi (18 janar 1948 ‒ 24 korrik 2013) poet i haikut. [1] Ka studiuar në Akademinë Ushtarake, Universitetin e Tiranës për gjuhë-letërsi si dhe në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" për histori-gjeografi.
Jeta profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me një krijimtari 40-vjeçare në poezi, Milianovi ka fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si: Elbasan, Tiranë, Sarandë, Korçë, Rumani, Maqedoni etj.
Në vitet 1983-1995, ka punuar si gazetar në gazetat "Luftëtari" dhe "Fjala e lirë". Në vitin 1995, themeloi shtëpinë botuese "Egnatia" të cilën dhe e drejtoi në vitet e fundit të karrierës së tij. Kjo shtëpi botuese ka nxitur dhe mbështetur talentet e reja dhe ka botuar mbi 150 tituj librash.[2]
Kallupi ka qenë kryetar i Unionit të Shkrimtarëve "Kostandin Kristoforidhi" në Elbasan, ku iu përkushtuar me devotshmëri për të vlerësuar dhe evidentuar krijimtarinë e mirëfilltë letrare të krijuesve elbasanas dhe më gjerë.
Në vitin 2000, ai ishte nismëtari dhe drejtuesi i Klubit Haiku Shqiptar, i cili mblodhi poetë të ndryshëm. Ky klub ka krijuar lidhje me KlubHaikun botëror me qendër në Tokio, si dhe me Klubet e Haikut në Ballkan e në Europë.
Ka botuar mbi 30 libra me poezi për të rritur, nga të cilët më të spikaturit janë:
- Monologu i ushtarit
- Erdhi një nënë
- Tinguj
- Buka dhe pushka
- Ja dielli
- Nga hiri u zbulua një Trojë
- Përtej
- Ylli i Alpeve
- Sagapo
- Kronosi i statujave
- Olimpi i fjalës
- Greqia në sytë e mi
- Buzuku u shpirtit
- Fyelli i Kamiçanit
- Oaz
- Marramendje
- Hëna e vllehëve
- Gulç
- Vorbull
- Klithjet e feniksit
- Kumtet e kambanave
- Poezi
- Gjeth
- Mos e lini lumin të vdesë
Për fëmijë ka botuar 7 libra me poezi, titujt e të cilëve janë:
- Çelin lulet
- Ç’ka dritarja që troket
- Violinisti vogël
- Kali i ujëvarës
- Shkoj e vij si dallëndyshe
- Pup këtu e pup atje
- Zilka pranverore
Në vitin 2000 publikon librin e parë me haiku, i cili pasohet dhe nga libra të tjerë në këtë gjini, ndër të cilët:
- Krizantemat e shiut
- Tulipani i artë
- Agshol
- Shtegtimi i vetmisë
- Hënëhaiku‒Udhëhaiku
- Syri i ujt’ i Strugës
- Lira e Orfeut. (Shqip ‒ Greqisht)
- Njëqind të dashurat e mia
- Plepa lakuriq. (Shqip ‒ Maqedonisht)
- Milianov Kallupi dhe haiku
- Aromë grabove.
- Fraltra shiu.
- Pshërëtimë ere. (Shqip ‒ Anglisht)
- Koral. (Shqip ‒ Anglisht)
- Pëllumbat e Stambollit
Për krijimtarinë poetike të Milianov Kallupit kanë shkruar mjaft kritikë dhe analistë të njohur, të cilët e vlerësojnë punën e tij krijuese, si dhe punën organizative për zhvillimin e veprimtarive letrare. Renditet në leksikonë, enciklopedi dhe antologji të ndryshme të botuara në Shqipëri, Kosovë, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Japoni, dhe në fund në antalogjinë “Letrat moderne shqipe” në gjuhën italiane.
Nderime dhe mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për punën e tij të suksesshme në krijimtari dhe në shërbim të edukimit ideoestetik të komunitetit, Këshilli Bashkiak, në janar të 2008-ës, i jep titullin: Nderi i Qytetit.[3] Pas vdekjes së tij në 12 mars 2018 është vlerësuar nga kryetari i bashkisë në atë periudhë Z. Sejdini me titullin: Mirënjoha e Qytetit. Me motivacion: “Për artin e talentin e tij të spikatur poetik. si dhe për drejtimin shembullor të komunitetit të krijuesve elbasanas.
Veprat e autorit janë përkthyer në disa gjuhë, si : anglisht, greqisht, maqedonisht, kroatisht, rumanisht, italisht.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Milanov Kallupi, "babai" i Haikut shqiptar, tribun i letërsisë shqipe". Shqiptarja.com. 24 korrik 2013.
- ^ "Zhiti: Milianov Kallupi, veprimtar i shquar i kulturës". Sot. 27 korrik 2013.
- ^ "Elbasan, nderimet për Milianov Kallupin". Top Channel. 27 korrik 2013.