Mina Çaushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mina Çaushi lindi më 28 janar 1954Tiranë, është shkrimtare shqiptare.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është arsimuar në Kamëz e në Tiranë. Në vitin 1979 u përjashtua nga radhët e Partisë së Punës për shkak të ideve të saj demokratike.

Ka filluar të shkruajë poezi që në vitin 1970, por, për shkak të bindjeve, krijimet e saj e panë dritën e botimit vetëm pas vitit 1990, kur u rrëzua sistemi diktatorial dhe u vendos demokracia në vendin tonë.

Mina që nga viti 1993 u largua familjarisht nga Shqipëria si emigrante ekonomike dhe është vendosur në Greqi, në Athinë. Ka kryer disa specializime. Është anëtare e Organizatës Europiane për të Drejtat e Grave.

Në vitin 1999 ishte bashkautore e librit “Metanastes stin Elladha”, botuar në Athinë, me shkrime për shqiptarët jashtë atdheut. Në vitin 2003 botoi për herë të parë vëllimin e saj poetik “Pikëllimi” dhe në vitin 2004 vazhdoi botimet me librin e dytë poetik “Album familjar”. Në vitin 2005 botoi vëllimin poetik “Pu tha me vris” (“Ku do më gjesh”) në gjuhën greke. Në vitin 2006 botoi librin poetik “Rrezatimi i copave të pasqyrës” që do të pasohej me botime të tjera në poezi, prozë e publicistikë.

Është korrespodente e revistës “Krahu i shqiponjës”. Me shkrimet e saj sjell në faqet e kësaj reviste jetën e vështirë të mërgimtarëve shqiptarë, intelektin dhe aftësinë e tyre për të mbijetuar në dheun e huaj, sidomos të grave e vajzave shqiptare.

Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]