Sh.B. Bilal Xhaferri
Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri” është një nga entet e para botuese shqiptare të periudhës postkomuniste me synim për të përzgjedhur e publikuar vlerat më të spikatura të letërsisë botërore, të letërsisë disidente shqiptare dhe të krijimtarisë së talenteve të reja që janë të rrezikuara të humbasin në kushtet e vështira të ekonomisë së tregut.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtëpia botuese “Bilal Xhaferri” u krijua si rezultat i mendimit se kultura, arti, letërsia dhe figurat që i përfaqësojnë, me vlerat e tyre, janë ambasadorët dhe diplomatët më bindës e më rezultativë për paraqitjen dinjitoze të një kombi përballë kombeve të tjera të qytetëruara. Më 27 janar 1992 doli leja nga Ministria e Kulturës për themelimin e këtij enti botues. Ministër aso kohe ishte shkrimtari Vath Koreshi, një ndër përkrahësit e nxitësit e fillimeve letrare të talentit Bilal Xhaferri. Vathi e firmosi gjithë entuziazëm lejen për veprimtari botuese dhe premtoi se do të jepte vazhdimisht përkrahjen e tij dhe të shumë prej miqve të Bilalit.
Atëherë ishte një periudhë kur vepra e Bilal Xhaferrit ishte e harruar. Vlerat e tij ishin të mohura prej ish-diktaturës komuniste. Ishte detyrë e intelektualëve çamë si Shefki Hysa që të përpiqeshin për lartësimin e veprës së Bilalit dhe të thesareve të folklorit dhe kulturës çame, vlera të mëdha të nëpërkëmbura që ende nuk i njihte publiku shqiptar. Nëpërmjet figurës së Bilal Xhaferrit, talent i jashtëzakonshëm që kishte shkëlqyer si një yll në horizontin e letërisë shqiptare në vitet ‘60 dhe që ishte shuar befas prej goditjes fatale që mori prej ish-diktaturës komuniste, mund të shpaloseshin para shqiptarëve dhe botës së qytetëruar, perlat e mrekullueshme të eposit popullor çam. Duke njohur këto vlera të mahnitshme të Çamërisë, shqiptarët dhe tërë dashamirët e huaj do të zgjonin interesimin dhe do të dashuroheshin pas çështjes çame, si pas një institucioni besimi të rrallë e të shenjtë që u përkiste edhe atyre.
Shtëpia botuese “Bilal Xhaferri” në sajë të aftësive, përkushtimit të madh dhe lidhjeve të shumta me politikën shqiptare e atë ndërkombëtare të shkrimtarit Shefki Hysa, u rrit shpejt dhe po përjetonte dita-ditës një bum botimesh të veprave të zgjedhura nga letërsia botërore, të librave të shkrimtarëve ish të përndjekur politikë si Pjetër Arbnori dhe veçanërisht të talenteve të reja. Stafi i saj bënte të gjitha përpjekjet që djemtë dhe vajzat e reja plot talent, jo vetëm të Komunitetit Çam, të gjenin vetveten në Shtëpinë Botuese “Bilal Xhaferri”, të afirmoheshin e të mos pësonin fatin e dikurshëm të Bilalit, në periudhën e vështirë të tranzicionit të egër kapitalist që po përjetonte Shqipëria. Në vitet e para të periudhës postkomuniste ishte e vështirë të gjeje mjete monetare për botime librash dhe talentet e reja shihnin një strehë ëndrrash tek ky ent botues, pjesë përbërëse e institucionit Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Çamërisë) dhe e revistës "Krahu i shqiponjës".
Në vitin 1993 u arrit të botohej edhe romani “Krastakraus” i Bilal Xhaferrit. Ishte një nga veprat më të realizuara artistikisht me temën dhe problematikën e etnisë shqiptare aq të parapëlqyer prej këtij autori. Botimi u mundësua edhe me ndihmën e intelektuales çame Ballkiz Halili, e cila e kishte ruajtur të fshehur për vite me radhë një kopje të daktilografuar të këtij romani. Ky botim ishte një sukses i madh e i papritur . Më në fund po i paraqitej një vepër nga më dinjitozet opinionit shqiptar, jo thjesht figura e Bilalit, shkrimtarit disident të kacafytur dhëmbë për dhëmbë me ish-regjimin diktatorial shqiptar.
Numri i botimeve u rrit nga viti në vit dhe Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri” luajti një rol të madh për kombëtarizimin e ndërkombëtarizimin e problemit çam tashmë në prag të zgjidhjes.
Ja disa nga botimet më të spikatura të këtij institucioni me vlera kombëtare:
Lista e botimeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Dashuri fatale”, romancë (1992), Alfred de Musset
- “Dashuri e përgjakur (Përtej largësive)”, romancë (1992), Bilal Xhaferri
- “Lavirja e denjë për respekt”, novela (1992), Jean-Paul Sartre
- “Kur dynden vikingët”, novelë (1992), Pjetër Arbnori
- “Krisja e zemrës”, poezi (1992), Gjin Progni
- “Turtullesha dhe djalli”, tregime (1992), Shefki Hysa
- “Lirikat e Konispolit”, poezi (1992),Alush Avduli
- “Krastakraus (Ra Berati)”, roman (1993), Bilal Xhaferri
- “Mos ma kujto vdekjen”, poezi (1993), Rudina Hasa
- “Rebel”, poezi (1993), Shpëtim Roqi
- “Stalagmitet nisën të shkrijnë”, poezi (1993), Llambi Kallço
- “Nata e qiparisave të huaj”, ese (1994), Artur Spanjolli
- “Bukuroshja me hijen”, romancë (1994), Pjetër Arbnori
- “Robër të paqes”, roman (1994), Shefki Hysa
- “Engjëll mëkatar”, poezi (1994), Mirela Rapi
- “Një pllajë diell”, poezi (1994), Nexhmi S. Hoxha
- “Dosjet e gjalla”, publicistikë (1995), Agim Musta
- “Takim dashurie”, poezi (1995),Arben Kondi
- “Pjergulla e lotëve”, poezi (1995), Namik Mane
- “Kali i përmallimit”, poezi (1996), Arshin Rexha
- “Yjet e ëndrrave”, poezi (1996), Etleva Shahini,
- “Epidemi kozmike”, poezi (1996), Sazan Goliku (Pandeli Koçi)
- “Vorbulla”, roman (1997), Pjetër Arbnori
- “Parajsa e mallkuar”, roman (1997), Shefki Hysa
- “Parajsa e shitur”, poezi (2002), Dylbere Dika
- “Dhe dita vdes”, tregime (2003), Dylbere Dika
- “Klithmë shpirti”, poezi (2004), Liri Hidërshaj
- “Aromë Çamërie”, tregime (2004), Shefki Hysa
- “Mrekullitë e rreme”, tregime (2005), Shefki Hysa
- “Mëkim shpirtëror”, novelë (2005), Liri Hidërshaj
- “Për pak lumturi”, poezi (2006), Venka Capa
- “Rrëfimi”, novelë (2006), Liri Hidërshaj
- “Dialog për paqen e pamundur”, publicistikë (2006), Hysen Haxhiaj
- “Pikëllim familjar”, poezi (2006), Mina Çaushi
- “Me putrat tona shetitëm botën”, roman (2007), Xhulia Xhekaj
- “Dodona tempulli i lashtë i Shqipërisë”, artikuj studimorë (2007), Rasim Bebo
- “Pendimi”, novelë (2007), Liri Hidërshaj
- “Lotët e trëndafilit”, poezi (2008), Kostaq Myrtaj etj.,etj.
Bibliografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bilal Xhaferri, “Përtej largësive”, prozë e publicistikë (1996), Tiranë, ISBN 99927-1-939-7
- Sabri Hamiti, “Poeti i nemun – Bilal Xhaferri” (1996), Prishtinë
- Shefki Hysa, “Diplomacia e vetëmohimit”, publicistikë (2008), Tiranë, ISBN 978-99956-650-3-6
- Namik Selmani, ”Të fala nga Çamëria”, publicistikë (2009), Tiranë, ISBN 978-99956-33-28-8
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqe e revistës “Krahu i Shqiponjës
- Komuniteti Kulturor Çamëria
- Faqe e LSHA
- Diplomatic Mission Peace And Prosperity
- Faqe e Librari Beta
- Publikime të shkrimtarit Bilal Xhaferri
- Botime të shkrimtarit Pjetër Arbnori
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”
- Faqe e Shefki Hysës Arkivuar 28 shkurt 2009 tek Wayback Machine
- Ç’është Shoqata Kulturore Bilal Xhaferri”
- Shtëpia botuese me emrin e Bilal Xhaferrit
- Bilal Xhaferri - krijuesi shpirtbinjak
- Faqe: Sh. K.” Bilal Xhaferri”
- Faqe: Sh. B. “Bilal Xhaferri”
- The Cultural Association “Bilal Xhaferri”
- The publishing house “Bilal Xhaferri”
- Krahu english
- “Kur dynden vikingët”, Pjetër Arbnori
- “Dashuri e përgjakur”, Arkivuar 10 shkurt 2009 tek Wayback Machine Bilal Xhaferri
- KRASTAKRAUS, Bilal Xhaferri
- Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
- Biblioteka Kombëtare Shqiptare, publikime botimesh
- Biblioteka Kombëtare, “Robër të paqes”, Shefki Hysa