Shefki Hysa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shefki Hysa
Fotoporteti
Emri Shefki
Mbiemri Hysa
Lindur më 20 korrik 1957
Lindur në Ersekë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare,
Profesioni shkrimtar i lire,gazetar

Shefki Hysa lindi në Ersekë, Shqipëri20 korrik të vitit 1957, është shkrimtar shqiptar.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës {Shalësi} të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për gjuhë-letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ka kryer disa specializime në fushën e gazetarisë, botimeve dhe të marrëdhënieve publike e ndërkombëtare. Gjatë viteve 1991-97 ka punuar si gazetar në gazetën “Çamëria” dhe kryeredaktor në gazetat “Kombi” e “Dielli”. Ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Çamërisë) dhe institucionin Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.Që nga viti 1995 vazhdon të drejtojë si botues dhe si Kryeredaktor revistën e përmuajshme “Krahu i shqiponjës”.

Veprimtaria[redakto | redakto tekstin burimor]

Është sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Që nga viti 1997 e në vazhdim është punonjës në Administratën e Kuvendit të Shqipërisë. Është anëtar i bordit të drejtorëve të AUGP dhe drejtor i organizatës Diplomatic Mission Peace And Prosperity. Në vitin 2011 është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga AUGP (Academy of Universal Global Peace) për diplomaci ndërkombëtare.

Përmes shoqatës dhe kontributit vetjak është kthyer në një promovues të vlerava të komunitetit çam dhe të popullsisë së krahinës së Konispolit.

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

Burime të dhënash[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]