Namik Selmani
Namik Ibrahim Selmani | |
Fotoporteti | |
Emri | Namik |
Mbiemri | Selmani |
Lindur më | 18 nëntor 1950 |
Lindur në | Ninat, Sarandë |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare |
Profesioni | gazetar |
Namik Ibrahim Selmani lindi më 18 nëntor 1950 në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës ; është gazetar dhe shkrimtar shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” më 1968 në qytetin e Elbasanit dhe më tej ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën gjuhë-letërsi shqipe pranë Universitetit të Tiranës. Ka punuar mbi 35 vjet si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme, kryesisht në rrethin e Beratit. Aktualisht është mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme pedagogjike “Kristo Isak” në qytetin e Beratit.
Krijimtaria letrare e tij është shumë e pasur dhe e larmishme, ka shkruar gjashtë vëllime me poezi, disa libra publicistikë, monografi, libra për kulturën e të folurit e të të shkruarit në shkolla të mesme, libra të karakterit fetar, etj. Ka botuar me qindra shkrime të karakterit studimor, kryesisht të fushës së kulturës kombëtare, opinione të ndryshme në organe të shumta të shtypit shqiptar e të huaj. Pra, prej disa vitesh ai është një autor, i cili me botimet e tij është përfaqësuar denjësisht edhe në disa vende të botës si në SHBA, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, etj.
Në krijimtarinë e tij zë vend edhe publicistika. Që prej 6 vjetësh ai ka qenë kryeredaktor i gazetës “E vërteta” në qytetin e Beratit, ka qenë edhe bashkëpunëtor i disa gazetave kombëtare. K a pasur shumë suksese edhe në lëmin e fotografisë artistike duke hapur disa ekspozita vetjake në Shqipëri, Itali, Maqedoni, Kosovë, etj. Është fitues i disa çmimeve kombëtare në letërsi e në publicistikë. Ka marrë pjesë në disa tubime krijuesish në shkallë kombëtare.
Namik Selmani është anëtar kryesie në OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe zëvendëskryeredaktor i revistës “Krahu i shqiponjës”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Konstantin Kristoforidhi” me qendër në qytetin e Elbasanit, etj.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Vatra e mallit”, poezi, 2000
- “Zërat e brigjeve të mia”, poezi, 2003
- “Dallandyshet e Çamërisë”, proza, 2004
- “Kroi i këngës çame”, poezi, 2005
- “Trokitje në Dodonë”, proza, 2006, ISBN 99943-855-6-9
- “Filizët e fjalës gjimnaziste”, botim pedagogjik , 2006
- “Abaz Dojaka - Mjeshtër i Kulturës popullore”, monografi, 2006, ISBN 99943-33-82-8
- “Fari çam”, poezi, 2006
- “Kërkoj monumentet”, proza, 2007, ISBN 978-99956-621-0-3
- “Shpirti çam”, antologji personale me poezi, 2007, ISBN 978-99943-967-8-8
- “Dritaret e besimit”, poezi fetare për rininë islame, 2007, ISBN 978-99956-652-3-4
- “Rruga e një shkolle”, monografi për shkollën mesme profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, 2007, ISBN 978-99943-967-9-5
- “Arkivi i fjalës”, botim pedagogjik për kulturën e të shkruarit në shkollat e mesme, 2008
Redaktor i librave:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Noos”, poezi nga Rizvan Nepravishta, Berat, 1998
- “Më fal, ëndrra ime !”, poezi nga Drita Braho, Berat, 2000
- “Në krahët e ëndrrës”, poezi nga Esmerlada Mile, Tiranë, 2007, ISBN 978-9943-967-7-1
- “Fjongoja e pranverës”, poezi nga Fabiola Abazi, Tiranë, 2007, ISBN 978-99943-967-3-3
- “Dollia e dashurisë”, poezi nga Laura Selmani, Tiranë , 2008
- “Fluturim”, poezi nga Hanife Hoxhallari,Tiranë, 2008, ISBN 978-99956-22-20-6
- “Pranë njerëzve”, sprovë për një punonjës social”, Andi Selmani, Tiranë, 2008
- “Hapësira të kulturës islame”, (Berati), redaktor i fotografisë, Berat, 1999
- “Këngët e Beratit”, Studim, (redaktor i fotografisë), Berat, 2004
Burime të dhënash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Këngët e para”, antologji poetike për të rinjtë e shkollave të mesme, 1968
- Ali Podrimja, “Eni vjen pej Çamërie”, antologji poetike për Çamërinë, 2003, ISBN 9951-02-041-0
- Astrit Kaziu, “Legjenda Mustafa Gjinishit”, bashkautor në përmbledhje artikujsh, 2004
- Mehmet Gëzhilli, “Kolonel Zylyftari”, antologji kushtuar Dëshmorit të Atdheut Arben Zylyftari, 2004, ISBN 99927-43-26-3
- “Përtej detit – Oltre mare”, përmbledhje poetike, botuar në Ankona ( Itali), 2004, Shoqata e Emigrantëve
- Hajro Ulqinaku, “Ulqin, ti det”, antologji poetike për Ulqinin (Mali i Zi), 2007
- Arben Llalla, “Shtypi shqiptar dhe arvanitasi Aristidh Kola”, përmbledhje krijimesh,Tetovë,( Maqedoni), 2007, ISBN 978-9989-2720-2-8
- Mevlud Buci, “Dritare fisnikërie”, antologji me shkrime e poezi, 2007, ISBN 978-99943-57-18-5
- Ahmet Mehmeti, “Nektari i shpirtit shqiptar”, antologji për Çamërinë, 2007, ISBN 978-99943-50-13-1
- Fatos Daci, “Dibra ‘07”, Antologji me krijime letrare për Dibrën, 2008
- Andi Selmani “Pranë njerëzve”, 2008, ISBN 978-99956-22-39-8
- Laura Selmani, “Dollia e dashurisë”, 2008, ISBN 9789995 622268
- Shefki Hysa, “Diplomacia e vetëmohimit”, 2008, Tiranë, ISBN 978-99956-650-3-6
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqe e revistës “Krahu i Shqiponjës
- Komuniteti Kulturor Çamëria
- Faqe e LSHA
- Diplomatic Mission Peace And Prosperity
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Personalitet që e nderon Çamërinë
- Faqe e Namik Selmanit
- Faqe e revistës “Krahu i Shqiponjës
- Faqe: Sh. K.” Bilal Xhaferri”
- Faqe: Sh. B. “Bilal Xhaferri”
- The Cultural Association “Bilal Xhaferri”
- The publishing house “Bilal Xhaferri”
- Krahu english
- Faqe e Shefki Hysës Arkivuar 28 shkurt 2009 tek Wayback Machine
- Kur hapen dritaret