Mirela (telekomedi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mirela është një telekomedi muzikore e realizuar ne vitin 1988, në bashkëpunim me televizionin Shqiptar (TVSh), Teatrin Popullor dhe Estradën e Tiranës. Telekomedia Mirela është një nga muzikalet e para te prodhuara ne Shqipëri. Konsiderohet si një prodhim televiziv i suksesshëm ne zhanrin e komedisë dhe unik ne zhanrin e muzikalit. Narrativa ka një përshtatje me realitetin qe i përket kohës se viteve 1980-1990. Subjekti I filmit shtjellon familjen dhe konfliktet brenda familjes. Me një humor te mirëfillte implikon jetën e çiftit ne shoqëri dhe punën e tyre. Çdo personazh ka një karakter qe shton narrativen dhe sensin komik te filmit.

Skenari dhe regjia e Leka Bungo, director Pali Kuke.

Interpretojnë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Interpreton trupa e Liceu Artistik, "Jordan Misja".